Ditari i Megi Pjeshkës në çadër: Mesazh nga Haxhi Dede Bujari për betejën e së hënës!

23 Prill 2017, 21:21Antena TEMA

Sot në çadër ka mbërritur një mesazh nga Haxhi Dede Bujari nga Meka. Në mesazhin e tij drejtuar deputetëve që do të qëndrojnë nesër në ballë të barrikadave, ai shkruan :

Alekum Selam!

Nga larg ju përshëndes dhe lutem për betejën tuaj të radhës dhe “shahitët” e lirisë që po troket në dyert tona.

Zoti mëshirëplotë ka hapur dyert e parajsës për ata që nesër do t’i vënë gjokisin barrikadave dhe do të bllokojnë çdokënd që kërkon të shijojë “Republikën e vjetër”.

Jam me mendje e me zemër me ju.

Lutem orë e çast për Flamurin, i cili ka dhe detyrën kryesore në këtë betejë, pasi duhet të bllokojë Tiranën. Ndjehem krenar që më në fund ai është zyrtarisht përgjegjës politik për Pollon, Bylykbashin, Kaç Islamin, etj. Gëzohem që Lul Basha më në fund, ka arritur të njohë vlerat me të cilën do të ndërtojë “Republikën e re”.

Lutem po ashtu për Aldon. Edhe pse është i brishtë si natyrë, kjo detyrë do ta fisnikërojë dhe do ta burrërojë para kohe. Shpresoj që ai t’i vërë gjoksin barrikadaës në Milot, dhe me kallashnikov në dorë, tu presë rrugën përgjithnjë frikacakëve të atyre anëve, që duan të mbajnë në këmbë “Republikën e vjetër”.

Lutem për Ristanin. Trimëritë e tij janë të njohura edhe kur është esëll, por kjo është një histori e re, ku ai do të tregojë se është gati dhe të vdesë për Lulin dhe “Republikën e re”. Po ashtu ndjehem krenar që më në fund Vlora ka një deputete që është barrikadë më vete, nëse qëndron në mes të rrugës përballë makinave.

Lutem për Ed Palokën. Trimëritë e tij në “Republikën e vjetër” kanë qenë të rralla. Atë deshën ta kapin e ta vrasin rrebelët më 1997, por ai ishte më i shpejt dhe iku. Më pas ka qenë simbol i forcës dhe dinjitetit të PD. Lutem për të nesër kur të jetë në krye të barrikadës dhe uroj që të dëgjohet qartë thirrja e tij “Shtrihuni se erdhën”.

Në fund, por jo nga rëndësia kam një mesazh për deputetin Mond Spaho. Ai nuk është shquar kurrë për akte heroike, por çdo njeri e ka një moshë për sakrificë dhe atij i ka ardhur ora. Më bëhet qejfi që në atë barrikadë ka burnesha, si deputetja seksi e Cërrikut, e cila ndryshe nga shoqet e saj që luftojnë për jetë qejfi, ia ka fal vajzërinë barrikadës.

Historia do të shkruajë në pesë cepa emrat e pes “shahitëve” të mëdhenj të PD, që nesër do të jenë në krye të barrikadave, Mulit, Ristanit, Palokës, Aldos dhe Spahos. Ëndrrat e tyre do jenë në themelet e “Republikës së re”. Allahu i mëshiroftë!

 

3 komente në “Ditari i Megi Pjeshkës në çadër: Mesazh nga Haxhi Dede Bujari për betejën e së hënës!”

  1. Arber Iliri says:

    Hahaha, nuk e din Jari qe Flamuri e ka nru emrin e ka bere NUL Noka.Se kush ja futi se i tha i shkurter emri e nuk ta ndryshojne dot.Ne shkolle se ka bo se cdo te thote NUL. hahahaha u dhiva gazit.

  2. Arjani says:

    Kriminelet ne veprim. Per fat te keq ketu nuk la asgje per te qeshur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje