Skandali: Ministrja e Arsimit rikthen në punë këshilltarin me 7 shkelje ligjore

7 Qershor 2017, 16:18Sociale TEMA

Albano Zhapaj, këshilltari i ministres së re të Arsimit, Mirela Karabina, është larguar më parë nga ky institucion pasi kreu shtatë shkelje të rënda ligjore.

Burime për Lexo.al hedhin dritë mbi një numër prej këtyre shkeljeve. Në cilësinë e sekretarit të Komisionit të Vlerësimit të titujve akademikë, në kundërshtim me VKM dhe aktet nënligjore për arsimin e lartë, në 2013-n, Zhapaj përfshiu në programin mësimor disa profile të palicensuara. Kryesisht, ishin disa universitete private që përfituan nga ky “lapsus”.

Përveç profileve te palicensuara, Zhapaj u përpoq të përcaktonte në mënyrë abuzive edhe tarifat e studimit. Njëkohësisht, edhe pse nuk kishte asnjë kompetencë, Zhapaj urdhëroi përjashtimin nga lista e përfituesve fëmijët e ish-të persekutuarve.

Vendimi i mësipërm zhvlerësoi VKM nr. 743, të datës 5.9.2013, për “kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë për ciklin e dytë të studimeve “Master Profesional”.

Duke tejkaluar edhe kompetencat e vetë ministrit, Zhapaj gjithashtu ka caktuar kuota për individë konkretë, të cilët nuk ishin kualifikuar në konkursin e përgjithshëm për pranimin në universitete.

Të gjitha këto shkelje, së bashku me braktisjen e përsëtitur të vendit të punës, bënë që një Komision Disiplinor të vendoste për shkarkimin e Zhapajt në fund të 2013-s.

Për tre vjet, u duk se ai ishte larguar nga skena, kur papritur, pas disa fjalimeve të mbajtur në çadër, Zhapaj është shndërruar në numrin dy të arsimit shqiptar dhe njeriun që duke u bazuar tek historia e tij e shkuar, do të jetë numri një i vendimmarrjes në ministrinë e tij “teknike”.

2 komente në “Skandali: Ministrja e Arsimit rikthen në punë këshilltarin me 7 shkelje ligjore”

  1. Xha Braho says:

    Me kete mbiemer significativ ZHAPAJ lume Ministrja teknike dhe vete PeDe-ja…

  2. pd-ist says:

    mjere PD ku eshte katandisur, ku per arsimin dhe shkencen kane rradhe te pare nje medioker me titull Dr. nje alarm per arsimin e larte shqiptar ku fajtor eshte vete duke filluar qe nga leshimi pa kriter i titujve shkencor edhe per specie si ky tipi. apo mos e ka marre titullin duke punuar ne ministri? po te jete keshtu do te ishte nje SKANDAL i vertete …. imagjinoni punonjes te ministrise se arsimit qe promovohen nga universitete ?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje