DETAJET/ Gjetja e 3.4 mln euro në dy “Toyota Yaris”, Policia e Shtetit jep versionin zyrtar

25 Qershor 2018, 16:06Politika TEMA

Policia e Shtetit ka dhen detajet lidhur rreth operacionit në portin e Durrësit ku u gjetën dhe u sekuestruan 3.4 milionë euro në dy “Toyota Yaris”.

Përmes një deklarate për shtyp Policia e Shtetit thotë se “është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase, në datën 20 Qershor 2018, ditën e mërkurë, për një karoatrec që pritej të transportonte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit.

Me marrjen e këtij informacioni, iu është dhënë porosi gjithë strukturave në Pikat e Kalimit Kufitar për konstatimin dhe kontrollin e kësaj ngarkese.

Ditën e enjte, 21 Qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të Parlamentit në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro, të zbuluar në Gjermani.”- sqaron policia.

Mes të tjerash policia bën me dije se në flagrancë janë arrestuar shtetasit; Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Duke analizuar të dhënat zyrtare që përcillen nga deklarate e Policisë së Shtetit dhe duke analizuar të gjitha lëvizjet e opozitës konkludohet se kryedemokrati Lulzim Basha ka përdorur informacionet e marra në Shërbimi Informativ Shtetëror lidhur me këtë çështje.

Ndër të tjera policia sqaron: 

“Policia e Shtetit është vënë në dijeni nga burimet e saj vendase, në datën 20 Qershor 2018, ditën e mërkurë, për një karoatrec që pritej të transportonte disa autovetura, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjinën e vendit.

Me marrjen e këtij informacioni, iu është dhënë porosi gjithë strukturave në Pikat e Kalimit Kufitar për konstatimin dhe kontrollin e kësaj ngarkese.

Ditën e enjte, 21 Qershor 2018, në mesditë, gjatë punimeve të Parlamentit në sallën e Kuvendit, është bërë publik fakti lidhur me një automjet tip “Toyota Yaris” me 1.5 milion euro, të zbuluar në Gjermani.

Po atë ditë, të enjten e kaluar, datë 21 Qershor 2018, një agjenci ligjzbatuese shqiptare në orën 17:00, ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me një informacion për një ngarkesë me trajler që do të sillte disa mjete tip ‘Toyota’, e cila pritej të vinte nga Gjermania, e mes tyre një mjet me sasi eurosh të padeklaruara.

Në datë 24 Qershor 2018, në Portin e Durrësit në orën 07:30, mbërriti nga Belgjika një trajler tip “Bizark” me 9 automjete, përmes Portit të Barit, Itali. Policia Kufitare, mbi bazën e porosisë së marrë në datë 20 Qershor, ka bërë identifikimin dhe ndalimin e mjetit.

Policia e Shtetit ka njoftuar Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila po drejton hetimet.

Më tej, specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës në bashkëpunim me efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin dhe kryen veprimet proceduriale.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
• A.Ç., 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;
• E.L., 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
• K.L., 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;
• A.M., 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:
• A.V., 33 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë;
• E.V., 38 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi A.Ç., dhe pronar K.L., në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambiente të tjera të personave të dyshuar.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara;
• 80,000 franga zvicerane.
• 10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ‘Toyota Yaris’, 1 tip ‘Alfa Romeo’, 1 tip ‘Opel’ dhe 1 tip ‘Bizark’.
• 1 armë kallashnikov me 2 krehëra fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Ç.;
• 1 radio policie;
• 7 telefona celularë.

Nga hetimet paraprake, Policia e Shtetit ka të dhëna të besueshme se ngarkesa e sekuestruar ishte e porositur nga shtetasit E.V., dhe A.V., tashmë të shpallur në kërkim.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale e kryer në bashkëpunim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ”Falsifikimi i monedhave”. (TemA)

6 komente në “DETAJET/ Gjetja e 3.4 mln euro në dy “Toyota Yaris”, Policia e Shtetit jep versionin zyrtar”

  1. peoples says:

    Po keta qenkan nga Dibra more?Pse thoni nga Elbasani.Elbasan i bukur Elbasan.Lulo aty ta bajne qejfin TAMAM.

  2. arben says:

    Nuk kuptova asgjë nga deklarata zyrtare e policisë dhe nuk besoj që gjërat të ngatërrohen rastësisht.Informacionet sekrete që duhet të administrohen vetëm nga organet ligjzbatuese tellalli i PD i njofton në publik 3 ditë më parë se ngarkesa të mbërrijë në Shqipëri.Edhe një fëmijë e kupton se kjo është bërë për të lajmëruar mafiozët.Për këtë ka ardhur koha që dikush duhet të përgjigjet penalisht për këtë dekonspirim.Edhe diçka tjetër nga deklarata e policisë që të bën të dyshosh se dikush po përpiqet ti ngatërojë gjërat.Policia informohet në datën 20 tellalli e dekonspiron në parlament në datën 21 dhe megjithatë ngarkesa vjen në datën 24 .Pakujdesi e mafies nuk e beson askush pasi ata që ditën ti nxjerin ato para kanë ditur dhe ti fshehin ato dhe ky trafik nuk besoj të bëhet për herë të parë.Besoj se kemi të bëjmë me skandal të madh që shumë vetë kanë për të ngelur pa gjumë pasi u këput një hallkë e zinxhirit që në këto vite pastronte paranë e drogës në Shqipëri.

  3. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: June 25, 2018 at 10:13:32 AM ED

    KAMBANE ALARMI PER QEVERINE DHE LIGJZBATIMIN SHQIPTAR !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kane kaluar mbi 10 vjet kur jo Mero Baze por mbreti i shtypit boteror “ The New York Times” me 15 mars 2008 diten tragjike te krimit makaber te Hiroshimes shqiptare, Gerdecit, diten e ekzekutimit pa gjyq te 26 shqiptareve te pafajshem perfshi bebe ne barkun e nenes, te plagosjes se qindra te tjereve dhe rrenimi nga themelet i nje fshati te tere nga ish-ministri i Mbrojtjes se Sali Berishes, Fatmir Mehdiu dhe i biri i tij biologjik Shkelzen Berisha, denonconte ne kryeartikullun e saj “ kete Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit” te tij !
    Kane kaluar mbi 17 vjet kur dy gazetat konservatore, te djathta “ The Times” dhe “ “ Independent” te Londres e quanin qeverine e Sali Berishes “Bande Gangsteresh” e ajo na ben kryehetuesin dhe kryeanalistín zhurmues te kesaj Bande rreth kesaj analize, ketij kushtrimi atdhetar e qytetar te Tema dhe Mero Bazes per dekonspirimin e operacioneve te rendesishme te sherbimeve ligjzbatuese aleate dhe shqiptare nga Sali Berisha dhe qehajai i tij ne krye te Partise Babale te ketyre Havaleve jo vetem te Shqiperise por edhe te vete PD-se, qe eshte kthyer ne nje celule, ne nje sltoparlant e fabrike te fake news, mashtrimeve dhe intrigave djallezore te Sputnikut, RIA= KGB-se dhe GRU-se se Vladimir Putinit !
    A e dini se ishte vete Sali Berisha qe sabotoi nje operación te policise shqiptare ne veprim e siper nga infirmacionet sekrete te kryprokurorit te Krimeve te Renda Besim Hajdarmataj !
    A e dini se ishte po ku kryprokuhor i krimeve te renda ne bashkepunim me kryeprokuhorin e Shqiperise Adriatik Palla qe me urdher te padroneve te tyre politike mbyllen hetimet per rreth 90 kilograme kokaine kolumbiane !?
    A e dini se i njejti Kruprokuhor i Krimeve te Renda u orvat te sabotonte dhe dergoi per hetim ne Prokurorine e Durresit per sasine me te madhe ne historine e Shqiperise te 613 kiligrame kokaine te kapur nga policia shqiptare ne bashkepunim me agjencite ligjzbatuese partnere me DEA-n syshqiponje amerikane nga e njejta kompani e 90 kilogrameve te para disa viteve !?
    A e dini se po ky krye- prokuhor i kryepeshkut te krimit te organizuar, i Bandes se Gangstereve dhe kesaj Mafia krejt jashte kontrollit, Sali Berishes dhe Korporates se tij politike e biologjike te krimit e korrupsionit vazhdon te jete akoma prokuhor ne Prokuririne e Pergjitheshme!?
    Analiza dhe kushtrimi per vigjilence, hetim rrenjesor te kujtdo qe dekonspiron operacione te tilla, perfshi Lulezim Fazlicin e Dali Karaxhicin eshte nje kambane alarmi per qeverine, ministrine Brendshme, Prokurorine e Pergjithshme, per SHISH-in per te hetuar me themel e ndeshkuar ashper cimkat e Sali Berishes dhe Lulezim Bashicit ne cilendo hallke te ketyre proceseve.
    Cimka e mafioze te tilla nuk kane e nuk duhet te kene vend ne asnje hallke te ligjzbatmit shqiptar. Nese shperdorojne detyren dhe shkelin ligjet e shtetit shqiptar ata jo vetem duhen spastruar, por edhe denuar ashper me gjithe fuqine e ligjit shqiptar dhe nderkombetar!

  4. Cepanlliu says:

    Maloket e vicidolasit….i hapen syt,tani tu shqyehet bytha…

  5. X says:

    Doli dhe e verteta e lulit…nga elbasani…

  6. shqip says:

    Gjeja qe te bie ne sy , eshte qe keta qenkan te gjithe ufo , kontigjent i Pd se Shqupit buze lanes . Po varja ketyre . Une nuk arrij te kuptoj pse nje vend anetar i Nato-s , kantidat per Be , nuk kerkon arrestimin e L.B dhe atyre qe dekonspiriojne operacionet e agjencive ligjzbatuese . Tani kjo eshte e trashe fare . U kap me presh ne dore duke paguar ruset per lobim . Pagoi Bababolen per te rrezuar qeverine . Ka ne kurriz nje mal me akuza per vrasje , pervetsim , shitje . Po ju kam dh**** mu ne ligje e ne shtet . Ky edhe ne Burundi te ishte , do ti kishin prere bileten ( flete-arrestin ) . Eshte thuajse e ezauruar ideja qe , pd eshte force destruktive . Shqiperia do vuaje gjate me keta . Per sa kohe nuk nxirren jashte ligjit , do endemi gjithmone rreth regresit . Do bejme perpara nje hap e gjysem , e nje hap mbrapa . Pikerisht se kjo force nuk lejon zhvillim normal te shtetit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje