Sekretet e Fantazi Futboll: Si të zgjedhësh kapitenin e përsosur

30 Korrik 2018, 18:01Sport TEMA

Sulmuesi i djathtë, i cili në lojë konsiderohet si mesfushor, ka dhënë një gol ose një asisit në 27 nga 36 ndeshjet e zhvilluara gjatë sezonit të parë në Premier League.

Ai gjithashtu ka bërë pikë dyshifrorëshe në 15 raste.

Kjo është arsyeja pse Harry Kane ka çmimin e lartë (12.5m) në sulm.

Sulmuesi i Tottenham ka shënuar dy ose më shumë gola në nëntë nga 37 ndeshjet e sezonit të kaluar.

 

Ai ka një total prej 184 goditjeve, 122 prej të cilave brenda zonës, dhe 76 goditje në kuadrat që është një shifër e paarritur nga asnjë lojtar tjetër.

Por ka edhe alternativa të Salah dhe Kane, në varësi të kalendarit të ndeshjeve.

Si Sergio Aguero (11m) ashtu edhe Pierre Emerick-Aubameyang (11m) janë lojtarë që kanë bërë paraqitje bindëse brenda në shtëpi sezonin e kaluar.

Aguero ka shënuar 15 nga 21 golat e tij në Etihad, ndërsa Aubameyang shënoi shtatë nga 10 golat e tij në Emirates.

Por edhe mesfusha ka alternativa interesante, dhe këtë e pamë edhe sezonin e kaluar.

Raheem Sterling (11m) ishte shumë i rëndësishëm për kampionin Yusuv sezonin e kaluar. Ai ishte kapiten dy herë në 13 ndeshjet e para. Më pas ishte Salah, dhe Sterling zv.kapiten.

Rezultati ishte spektakolar. Zgjedhja e kapitenit është ajo që të jep fitoren në fund, kështu që mendohuni mirë përpara se të vendosni se kush do ta veshë shiritin. (Telesport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje