Sot në mëngjes, për çudinë e tij, Jarit i erdhi një sms.
Ishte demokrati Thërmija nga Durrësi:
“I dashur Jari. Nuk e di sa je në dijeni, por dua t’iu njoftoj se Fahriu e ka zgjedhur kandidatin e PD në Durrës, edhe Gjushi e ka zgjedhur.
Lutem njoftoni edhe Lulin ta zgjedhë dhe ai, të shofim kush do fitojë më shumë.”
SMS e demokratit Thërmia e vuri në mendime dhe vendosi të analizojë këtë procesin e vonesës së Lult në zgjedhjen e kandidatëve:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
E di që ka plot keqkuptime si ky i demokratit Thërmia për vonesën e kandidatëve, por nuk është bërë rastësisht.
Kjo është një lëvizje taktike e Lulit për të hutuar kundërshtarin.
Së pari, i lemë të dekonspirohen që t’i nxjerrë qeveria të vetët, ku i ka e ku s’i ka.
Duke bërë fushatë të gjatë, ata do të lodhen, kurse tanët që do të dalin të gjithë javën e fundit, do të jenë më të freskët.
Nga ana tjetër, duke mos e patur të sigurtë deri një javë para se të shpallen kandidatët, këta tanët do të motivohen më shumë për të mbledhur fonde, sepse fushatat janë të kushtueshme, dhe kunati i Lulit me siguri që do jetë më i drejtë në ankandin e kandidatëve, sepse ai merret me këtë punë të vështirë.
Më shumë probleme na kanë dalë në këto bashkitë që e kemi fituar para 4 vjetësh, sepse të gjithë kryetarët kërkojnë të vihen prapë, me argumentin se e kanë respektuar gjithmonë Lulin.
Ky i Kukësit herën e fundit që kishte qenë në zyrën e Lulit i kishte rënë tavolinës me grusht dhe kunati ishte mërzitur shumë.
Ndërsa Xhelali i paska thënë se po nuk qe ai kandidat i PD, do të dalë i pavarur.
Probleme kemi dhe në Shkodër, ku partia na është çarë në katër pjesë dhe secili grup ka kandidatin e vet.
Ndërsa në Vorë, atë Fiqon nuk do ta vemë më, se është mik me Astrit Patozin.
Ndaj Luli ka vendosur të luajë me kartën e befasisë, që i lë të gjithë për ditën e fundit, sepse ashtu i rritet vlera kandidimit, ngaqë bëhet si biçim ankandi, ku secili kërkon ta marrë duke ngritur çmimin.”
Pas sqarimit të Jarit, demorkati Thërmia i shkruajti përsëri:
“Faleminderit për sqarimin. Me aq sa kuptova, ju thoni se ky i gjati paska dalë për vota, kurse Luli po priska të dalë për lekë.
Qëllimin njësoj e paskan të dy, me fitim dilkan, sido që të shkoka puna.”
Te shpallet tenderi nje here, pastaj kuptohet” oferta” me e mire do fitoje !
Njejt si me deputetet , nga halli e ka , jane pak holle .