Këshiltari Henz vendosi sot t’i shkruajë bashkëpunëtorit të tij Piter në “Bild”, për anomalinë që po vërehet në faqen onlinë të “Bild”:
“I dashur Piter!
Siç e shikon, kemi një problem serioz aty brenda “Bild”-it, që duhet ta zgjidhim.
Atë shkrimin kundër Lulit e hoqën nga faqja online dhe e lanë në Instat të Facebook-ut.
Po ti e di që instate i “Bild” ka mbi 1 milionë njerëz.
Sot sikur nuk mjaftoi kjo, i botojnë dhe intervistë Edi Ramës.
Për të hequr nga faqja shkrimin kundër Lulit, u desh të ndërhynte Ambasada ruse në Berlin dhe Nick Muzin nga SHBA.
Pra kostua na shkoi shumë shtrenjtë.
Ndaj mendoj se këtë heqjen e intervistës së Ramës duhet ta bëjnë falas.
Ne nuk kemi më para të paguajmë për të hequr intervistën e tij.
Kjo do të ishte rrënim ekonomik.
Unë mendoj se ti duhet t’i shkosh vetë botuesit në zyrë dhe ti thuash që “Bild” nuk ka lezet të sulmojë ZDF për punë shqiptarësh.
Që shqiptarët janë mashtrues dhe të gënjejnë me atë lojën me kapuçë në rrugë, është e vërtetë.
Mua më kanë gënjyer nja tre herë, se bëjnë sikur e fshehin zarin tek një kapuç, dhe e gjen tek tjetri.
Po ashtu të gënjejnë për shumë gjëra.
Ja për shembull, dhe ne që po merremi me Lulin jemi detyruar t’i gënjejmë mbështetësit tanë, që s’do ketë zgjedhje në qershor, s’do ketë inagurim në shtator, s’do ketë dalje nga zyra, s’do ketë zgjedhje me Edi Ramën, s’do ketë reformë zgjedhore etj si këto.
Por na është dashur ta hamë fjalën, se ky popull po se gënjeve, nuk ecën përpara.
Ndaj me gjithë këto argument, ti duhet t’i mbushësh mendjen drejtorit të “Bild” ta heqë intervistën e Ramës.
Po e hoqi atë, do të jetë një fitore e madhe dhe do ketë një gëzim mbarëpopullor, njësoj si atëhere kur hoqën shkrimin kundër Lulit.
Nuk e durojnë dot njerëzit që Edi Rama, i cili u ka marrë Qeverinë, Parlamentin, gjykatat, Prokurorinë, SPAK, FBI etj, t’u marrë dhe “Bild”. Larg qoftë kjo ditë.”