Përpjekja e Ilir Metës për të politizuar KLGJ-në

12 Maj 2020, 20:36Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor të s’mbrapsë presionet politike që vijnë nga jashtë, sidomos ato që tentojnë të ndikojnë në vendimarrjen e tyre. Ambasadorja Kim i bëri këto komente sot në një intervistë me gazetaren Ilva Tare, duke u fokusuar konkretisht tek rasti Dvorani dhe tek nevoja që presionet nga jashtë të injorohen.

Rasti Dvorani dhe presionet nga jashtë mbi  KLGJ për këtë rast, i adresohen presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili ka një betejë gati një vjeçare kundër kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Rasti i javës së shkuar, kur Ilir Meta i kërkoi KLGJ të interpretonte mandatin e tij, ishte një presion i hapur politik mbi punën e atij institucioni, në një përpjekje për t’iu imponuar KLGJ-së, si “i pari i vendit”.

Komentet e ambasadores Kim, të cilat synojnë forcimin e autoritetit të KLGJ-së në vendimarrjen e saj, janë një përpjekje për të mbrojtur institucionet e drejtësisë nga presioni politik në vendimarrjen e tyre.

Paradoksi i presidentit, është se ai sillet me institucionet e dala nga reforma për drejtësi, sikur janë institucione në varësi të tij dhe që duhet t’i kthejnë atij përgjigje për shqetësimet që ka, lidhur me drejtësinë.

Në të vërtetë, ndryshimi i këtyre institucioneve të reja, është se ato jo vetëm nuk kanë varësi, por as detyrim të ndikohen nga kërkesa politike, siç ishte rasti i kërkesës së Ilir Metës për gjyqtarin Dvorani.

Mbarimi apo jo i mandatit të Dvoranit është kompetencë e KLGJ. Ata duhet ta marrin atë vendim “Po”, ose “Jo”, por jo se tha presidenti, apo ua kërkoi ai.

Fakti që Ilir Meta ua ka kërkuar ta shkarkojnë, dëmton rëndë dhe paragjykon vendimin e tyre, sikur të vendosin që Dvorani duhet të largohet, meqë i ka mbaruar mandati si gjyqtar.

Nga ana tjetër Ilir Meta është personaliteti politik shqiptar më i afishuari hapur kundër “Reformës në Drejtësi” dhe një sfidues i hapur i saj.

Fakti që nga një anë ai refuzon Reformën në Drejtësi dhe përpiqet ta minojë atë, dhe nga ana tjetër tenton t’u imponohet institucioneve të dala nga kjo reformë si “president”, është një akt malinj, që tenton të shkatërrojë autoritetin e këtyre institucioneve. Ai e bën këtë për të politizuar vendimet e KLGJ dhe për t’i paragjykuar ata për çfarëdo vendimi që të marrin.

Nëse ata tani vendosin që Dvorani të mbarojë mandatin, Ilir Meta, por dhe opinioni publik, do ta konsiderojnë si “pushtet”” të tij mbi KLD-së kundër vijës së SHBA apo BE, për këtë çështje.

Nëse vendosin që Dvorani të qëndrojë, duke injoruar kërkesën e Ilir Metës, po ashtu do të duket si betejë politike me Ilir Metën dhe do t’i japë shans debateve politike në këtë drejtim.

Pra Ilir Meta ndërhyri në këtë proces për t’i kompleksuar dhe paragjykuar anëtarët e KLGj-së. Ndaj reagimi i sotëm i ambasadores së SHBA ka shumë rëndësi, sidomos kur flet që duhen “mbajtur larg faktorët e jashtëm”, të cilët janë “po ata që kundërshtojnë reformën në drejtësi”. Emrat i dinë vetë.

19 komente në “Përpjekja e Ilir Metës për të politizuar KLGJ-në”

  1. Lulzim says:

    Bravooooooooo , Mero Baze ! Respekte ✍??

    1. Drejtesia e munguar says:

      Nuk sqarohet se pse KLGJa duhet te shkarkoje Dvoranin. Cfare thote ligji. Referohuni te ligji per te pare nese Meta ka api nuk ka ye drejte. Jo thjesht pse Meta kete di te beje se kjo nuk vihet ne dyshim.

    2. ben says:

      Ha ha ha ha ha
      Sa kam qeshur , kam qeshur vertet.
      Ambasadorja Kim, i kerkon KLGJ qe te shmangi ndikimet nga jashte!!!!!!!!!
      Mendimi i Znj Kim eshte nga brenda, mendimi i presidentit te republikes eshte nga jashte.
      U dhime tu qesh.
      Nuk e besoj te kete ne bote 1 shtet tjeter me legen se shqiperia. Sepse vetem 1 shtet legen edhe te huajt patjeter qe do e trajtojne si legen.
      Dvorani ka 7 vjet qe i ka mbaruar mandati, 7 vjet jo vetem qe mer rrogen po mer edhe ndonje gje nga Henri Cili.
      Nuk eshte cudi qe ambasadorja Kim ti kerkoje ujsjelles kanalizimeve te tiranes qe te mbajne ne pune Mira Kazanin dhe mos te ndikohen nga jashte.
      U dhime tu qesh

      1. kritiku says:

        ben, mos i dhiej shume se do qelbesh era dynjane e pastaj do te hedhin ne pubel.

  2. "BOHOTINA" says:

    A more Mero! Ti mire ben qe do te shkeputesh nga politika, si pushtet me vete drejtesine, po kujt ia thua, atyre qe shpiken sistemin e plepave me 6 muaj. Iliri ka konflikt, se Dvorani ishte i vetmi per te mos e pushuar hajdutllekun e tij per vidio grabitjen e famshme, me ze e figure, te bere nga i ndjeri Dritan Prifti. Dvorani u mund me vota ne ate kohe, pas nderhyrjes se Salihut, mbi trupen e gjyqtareve plepista. Salihu e beri per karriken, qe ngordh per te, e jo per Ilirin, se i prishej koalicioni.
    Kjo eshte e verteta qe Iliri nuk i ndahet Dvoranit. Ai akoma nuk e ka kuptuar se ka ndarje pushtetesh, por te gjithe pushtetet punojne te pavarur nga njeri tjetri, por qe ne fund konvergojne ne nje pike, per te miren e Shqiperise. Iliri, me gjemat e bemat, eshte mesuar ndryshe. Vidh e mos u ndeshko. Ndaj…
    83 vjet me pare, ne vitin e larget 1937, Mbreti, njeshi i Shqiperise, Ahmet Zogolli, mori ne telefon Prokurorin e Pergjithshem Xhafer Ypi dhe i kerkoi per nje qe kish marre nen akuze, qe ta denonte jo mos ta denonte, por ta fuste tek neni 1 qe e kishte maksimalen e denimit 7 vjet dhe jo tek neni dy, siç i takonte te pandehurit, qe ishte maksimalja e denimit 15 vjet. Dhe mos harro qe mbreti ishte ne nje nga vitet kulmore, se do kalonte dhe 1938 e madje dhe ca muaj te 1939 qe do ia mbathte, por prokurori, i ka mbyllur telefonin, ka dhene doreheqien dhe te nesermen e ka diskretituar ne shtypin e kohes. Kete fakt e kane botuar vetem ne Shkoder 38 gazeta e revista qe botoheshin atehere. I gjeni ne arkiv te atij qyteti…

  3. Ilir hajnija says:

    Te shkarkohet 1 ore e me pare ky bandit ne krye te SHTETIT,

  4. cim peka says:

    dhe rama eshte kunder reformes ne drejtesi por vepron ne menyre te rafinuar dhe nuk duket dhe nga fakti qe meta basha jane kunder haptazi

    1. andi says:

      dhe po e thote Qim Peka ….ika se me shpetoi.

    2. Aurel says:

      Nqs nuk duket dhe mbi te gjitha ai nuk vepron kunder tyre , le te jete sa te doje Edi Rama kunder reformes..

  5. Debatiksi says:

    Kate pocaqi president e palaco BURR Zoti Ramut tha do ta heq ne prill megjith taulandin ka mundsi do ket then per prillin 2021 ju lerofsha ca keni para e prap me te Ps ,Pd dhe zhulaqt e Lsi s

  6. Kamila says:

    Ky katundar president edhe ne kushtet qe ska asnje te drejte ligjore nderhyn dhunshem per te ngaterruar dhe intimiduar institucionet e drejtesise. Kur do te mbaroje kjo histori qe edhe shqiperia te quhet me ne fund shtet normal.

  7. Tomori USA. says:

    Presidenti Meta ka kohe qe e ka shtuar zullumin, me shkelje te kushtetutes apo te ligjeve, qe shume prej tyre parlamenti si organi me i lart legjslativ jsja ka mare ne konsiderate, ky bufon, prap , ska vene mend, kjo duket ne kritikat qe ka bere here pas here rreformes ne drejtesi dhe si mbas mendjes te tij reforma ne drejtesi paska deshtuar.
    Keshilli i larte gjyqesor i R. SH. te mare shembull nga qendrimi qe mbajti gjukata e larte apo Kushtetuse apo e lart e R. Kosoves ndaj, nderhyrjes qe beri kryeministri ne detyre Albin Kurti, te cilet ja vune kufirin te thana, duke i ven ne dukje se ; Gjukata kushtetuse esht organ i pamvarur dhe smer urdhera nga asnje organ tjeter. Esht organ i pamvarur dhe zbaton ligjin dhe kushtetuten. Ndesa kritikat dhe nderhyrejen e Kryeministrit kurti e quajten nderhurje anti ligjore dhe presjon ndaj ket organi.
    Ilir Meta, esht mesuar te fute hundet kudo,edhe atje ku si takon, ndonse ka hallin e vehets,sepse kerkon te kete vota ne favorin e tij. Plus qe rasti i Dvoranit, bie ere hakmarje se dikur ka votuar kunder Ilir Metes, kur u zu me ze e figure bllok ne dore, per nje afere koorupsjoni, por qe drejtesia e koorutuar e mbylli ne favor te Metes.

  8. Tomori USA. says:

    Presidenti Meta ka kohe qe e ka shtuar zullumin, me shkelje te kushtetutes apo te ligjeve, qe shume prej tyre parlamenti si organi me i lart legjslativ, sja ka mare ne konsiderate, ky bufon, prap , ska vene mend, kjo duket ne kritikat qe ka bere here pas here rreformes ne drejtesi dhe simbas mendjes te tij reforma ne drejtesi paska deshtuar.
    Keshilli i larte gjyqesor i R. SH. te mare shembull nga qendrimi qe mbajti gjukata e larte apo Kushtetus e R. Kosoves ndaj, nderhyrjes qe beri kryeministri ne detyre Albin Kurti, te cilet ja vune kufirin te thana, duke i ven ne dukje se ; Gjukata kushtetuse esht organ i pamvarur dhe smer urdhera nga asnje organ tjeter. Esht organ i pamvarur dhe zbaton ligjin dhe kushtetuten. Ndesa kritikat dhe nderhyrejen e Kryeministrit kurti e quajten nderhurje anti ligjore dhe presjon ndaj ket organi.
    Ilir Meta, esht mesuar te fute hundet kudo,edhe atje ku si takon, ndonse ka hallin e vehets,sepse kerkon te kete vota ne favorin e tij. Plus qe rasti i Dvoranit, bie ere hakmarje se dikur ka votuar kunder Ilir Metes, kur u zu me ze e figure bllok ne dore, per nje afere koorupsjoni, por qe drejtesia e koorutuar e mbylli ne favor te Metes.

  9. Tili says:

    VETING per politikanet,VETING per politikanet.

  10. Rudina says:

    Presidenti Ilir Meta jo President i Shqiperise

  11. Tahipi says:

    O BEN , o loqe..po normal qe ambasadorja eshte ndikim i brendshem o pall sepse eshte pale me organizmen qe hartuan reformen ne drejtesi dhe nuk eshte pale politike ne shqiperi por eshte pal asnjeanese o rrock. Amerika ka ndikim ne gjysmen e globit sidomos ne vendet ne zhvillim keshtuqe mos u dhje kaq shume ti se vjen era mut pastaj . E ke pare cfare zhvillimesh solli ndikimi amerikan ne maqedonine fqinje apo ke qene duke u dhjere gjithe kete kohe ??

  12. Bertal says:

    Respekte Mero

  13. xhoxhi says:

    Se përse bëhet kjo drejtësi nuk e kuptoj.Derisa të mbarojë ata që pret populli të dënohen do kenë ngordhur…

  14. Vari Janullen! says:

    Nuk e kuptoj se cfare rendesie ka gjithe ky teater dhe propagande mashtrimi dhe trushpelarje me ambasadore, kur qellimi kryesor i kesaj reforme kaq te madhe qenka karrigia e Dovranit, ” pavaresia” per te fjetur, apo korrja e hashashit nga SPAKu si ndermarrje gjelberimi dhe jo arrestimi i Ilir Metes dhe kryekermes Sali Berisha?
    Ka njerez qe kerkojne akoma eshtrat e zhdukura te familjareve si djali i Remzi Hoxhes, por askush nuk do tja dije.
    Ne kete pike mu ne gop te semes edhe “drejtesia e re” qe vetem nderroi pronar dhe duket se do sherbeje vetem si shantazh per te mbajtur pend shqiptaret dhe Shqiperine e se ardhmes, por jo per te arrestuar kermat vrases qe u kane sherbyer si lavire, pronareve te rinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje