Nga Mero Baze
Ka dy çështje thelbësore në axhendën e Reformës Zgjedhore, për të cilat Partia Demokratike ende nuk jep pëlqimin, duke shpikur arsye nga debatet politike, që nuk kanë lidhje me ecurinë e reformës.
E para, ajo nuk pranon që administrata e zgjedhjeve të jetë e depolitizuar në të gjitha nivelet. D.m.th nuk pranon që komisionerët e qendrave të votimit dhe numëruesit e votave dhe anëtarët e komisioneve zonale të jenë persona të trajnuar dhe të zgjedhur me short nga një listë, ku lirshëm mund të futen në garë dhe mbështetës të PD, por që duhet pastaj t’u nënshtrohen rregullave të shortit.
E dyta, nuk pranojnë që anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, pra gjyqtarët, të jenë gjyqtarë që kanë kaluar Vettingun. Kërkojnë që meqë ka pak gjyqtarë që kanë kaluar Vettingun në shortin për Kolegj, të futen dhe gjyqtarë që nuk e kanë kaluar Vettingun, duke rrezikuar kështu jo vetëm cilësinë e anëtarëve të Kolegjit, por duke u dhënë pastaj atyre dhe garanci për paprekshmëri katër vite.
Për të refuzuar këto dy pika të Reformës Zgjedhore, PD ngre çështje të tjera politike, që nuk kanë lidhje me Reformën Zgjedhore, siç është qeveria teknike para zgjedhjeve, numërimi elektronik, mos prekja e sistemit zgjedhor etj.
I gjithë sfondi i betejës së PD, në të vërtetë duket si fallco, jo vetëm nga lehtësia me të cilin nxjerrin çdo ditë nga një shkak për të mos avancuar në axhendën që e kanë përcaktuar ekspertët e OSBE/ODIHR, por dhe nga fakti që nuk shkojnë drejt ikjes nga tavolina, siç e kanë pasur zakon, por rrinë aty me stilin “hajd se flasim”.
E gjithë kjo dukshëm të krijon idenë që PD ka shkuar në këtë tryezë me mentalitetin e pazarit. Ajo kërkon prej PS një pazar për gjërat që nuk shkruhen në ligj, një marrëveshje politike të brendshme mes dy të mëdhenjve, që ata të qetësohen dhe të vazhdojnë me axhendën.
Administrata zgjedhore e depolitizuar, është një ndihmë e madhe për gjithë sistemin, përfshi dhe PD-në, pasi shpëton nga buxheti i parave të partisë, por dhe parave të zeza për komisionerë, vëzhgues e numërues, që në të vërtetë kthehen në makth të fushatës.
E transferuar kjo problematikë tek partitë e vogla, është shpëtimtare, pasi partitë e vogla në këtë gjendje që janë katandisur, nuk gjejnë dot as komisionerë për qendra votimi.
Depolitizimi dhe zgjedhja me short e administratës zgjedhore, nga një listë e përzgjedhur dhe trajnuar nga KQZ, ku kriter është arsimi i lartë dhe përgjegjësia ligjore për atë detyrë, është lehtësimi më i madh që i bëhet procesit zgjedhor, për gjithë ata që kanë provuar ndonjëherë të hyjnë në zgjedhje.
Kjo është po ashtu një arsye për të mos mbetur peng i parave të pista që financojnë këtë kontigjent të administratës për llogari të partive.
Kundërshtimi i kësaj reforme nga PD rrëzon gjithë pretendimet e saj për transparencë të procesit zgjedhor apo betejën fallco kundër financimit të paligjshëm të fushatave.
Financimi më i paligjshëm i fushatave është paraja nën dorë që jepet për këtë administratë politike zgjedhore dhe kur je kundër kësaj reforme, je për para të zeza në fushatë.
Kundërshtia e tyre e dytë ka të bëjë me Kolegjin Zgjedhor. Sipas PD, gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor duhen marrë dhe nga pjesa e gjyqtarëve që nuk e kanë kaluar ende Vettingun. Kjo, përveçse shkatërron moralin e Reformës në Drejtësi, u jep atyre gjyqtarëve një imunitet katër vjeçar, që të mos preken nga Vettingu. Kjo në fakt tregon dashurinë e PD për sistemin e vjetër të drejtësisë dhe qëndrimin e saj real ndaj Reformës në Drejtësi.
Këto janë dy pika ku PD nuk hap rrugë në pritje të një pazari. Pretendimet e tjera që ngre, jo qeveri teknike, jo mos dëgjimi i zërave për ndryshim sistemi, përjashtimi i opozitës parlamentare, apo incidentet që prodhojnë në tryeza, janë përpjekje për të krijuar klimë nervoze para miratimit përfundimtar të draftit, me shpresë se Edi Rama do lodhet dhe do thërrasë Bashën për një pazar.
Është e vetmja gjë e lexueshme deri tani, ndërkohë që e dinë se reforma nuk është në dorë të tyre, por të opozitës parlamentare. Në dorë të opozitës Bashës dhe Metës, është të sillen si me 30 qershorin e vjetshëm, ose jo.
Ka qe ne 2008 qe te gjithe flasin per reformen zghjedhore, se atehere u be ky kod qe kemi dhe e kane kritikuar shume. Pasi, veç te tjerave, kryetaret e partive behen despot, diktator, hajdut, kriminele, … Dhe ja tani qe eshte rasti ta permiresojne bejne si gore dhe nuk bejne nje kod te pranueshem per hallemadhen Shqiperi…
Ke harruar qe te shtoshe tek pika e dyte z.Baze qe Kolegji Zgjedhor duhet te behet me “gjyqtare qe nuk kane kaluar Vetingun dhe te jene nga Veriu ose te kene mbaruar kursin e “plepave”!
oj Lule, ti e dashke ne tule. Mire e ke se gjyqtaret e jugut (te kujtoj ate gjykatsen e larte te ceshtjes butrinti , qe bashkeshortin e kishte keshilltar per sigurne kombetare te president koke lopes) e cila e konkurronte eger Gjin Gjonin,Vetem 70 mije evro i duheshin qe pronen ta merrte kush i paguante. Pra gjykatsit nga jugu jane te “Nershem”
Vertete se gjyqtaret nga jugu jane te gjith te ndershem.
Qesharake me Pd eshte fakti se pretendon nuk duhen gjyqetar te ndershem, dhe qe kane fituar vetingun por duhen balancuar edhe me gjykates pa veting, qe mund te jene edhe te korruptuar ne Gjykaten e Zgjedhjeve!
O Bylyk! Mos fyej gjykatesit qe fituan vetingun! Tashme ata kane respektin e publikut! Sepse treguan jo igjithe sistemi ka qene i korruptuar. Ja qe ka edhe jurist te ndershem!
Por ju s’keni byth! Se po te thote Rama dakort le te fusim gjyqtar pa veting, ju do ted ferkonit duarte dhe do thoshit ja futi njerezit e tij paveting. Jane njerez te Partise se tij, pra Rama eshte i korruptuar hajdut! Bylyk deri tani edhe sikur Rama ta pranoj eshte e kot!
Nuk fitoni edhe kesaj rradhe me sa duket! Hajd ne tollum ju qofte. Jane kohra qe Makiavelii nuk po funksionon.
Luli beri mire qe ne zgjedhjet e kaluara hoqi pjesen me te madhe te spiunave nga lista per Deputet! Por e pamjaftueshme! Ne fakt la Berishe brenda. Dhe kjo eshte pranga e Pd dhe Lulit. Edhe sikur PD te jete afer fitores Berishes i duhet humbja dhe largimi ne kete rast i LB. E krey misionin! Ndoshta nje i besuar afer familjes do vij ne krye.
Bylyk behu gati per ktyhesen. Je servil i vjeter. Perdor eksperiencen.
Eshte e qart se pd-ke do gjyqetaret qe ka pergatitur ajo te plepat.Ate do te jene gjithmon ne favor te Sali berishoviçit.Ata qe e din se nuk e fitojn dot provimin ne veting dhe i duan ne komisione zgjedhore.Nuk kane turp.Jane mesuar me te vjedhur vota.U ka hyre frika ne palce se nuk vijn dot ne pushtet.Mos e beft zoti te vijn edhe njehere ata ne pushtet e pastaj mjer ky popull.
Or Mero Baze ke shkru e ke shkru por asaj thelbsores i je largu si djalli temjanit! Kerkesa kryesore e PD eshte qe ne zgjedhje te shkohet me qeveri tranzitore, perhere. Ke ndonje argument zotrote ta kundershtosh kete pervec faktit se nuk i pelqen Edi Rames qe dhe ne zgjedhjet per Bashkine e Tiranes futej ne gare si Kryetar? Ke argument te rrezosh te verteten se vetem zgjedhjet qe kryhen nen nje qeveri tranzitore nuk kane mundesi kontestimi?
Keshtu pra o Mero, kape demin nga briret jo nga bishti se aty te bishti pastaj ke mundesi te menderosesh…
A do nje koqe muti o Abdi cami !
Rama i la pothuajse te gjithe qeverine ne 2017 PD (ministrine e mrenshme atij banditit) dhe ai prap nuk fitoj. Nuk ka lidhje me qeverine rezultati i zgjedhjeve por me votuesin pra popullin.
Rama po u thot sot: hajdeni te depolitizojme komisionet etj etj, kurse Lulka thote te iki Rama nga posti ! ç’lidhje ka kjo lloj kerkese ?
Absurde !
Per mendimin tim Rama po bon gabimin e madhe qe nuk fut sistemin proporcional dhe debutetet te zgidhen direkt nga populli. Rama eshte i sigurte qe Vlora heroike do ta zgedh si debutet apo Tirana, apo Berati, Durresi, Elbasani madje dhe Shkodra…
Kurse Lulka apo Berishet nuk ka qytetar qe do i votoj. Prandaj do me nejt si shef per tu vene ne krye te listes se debuteteve dhe e ka te sigur postin ne parlament !
Duhet qe opozita parlamentare Ralf Gjoni, Hajdaret dhe Murrizet te mos e votojne planin e Lulkes por ti kerkojne paralmentit dhe zotit Rama rreforme e thelle qe debutweti te zgjidhet nga Populli… Te tjerat jane manovra te PD dhe qe nuk e kuptoj pse Rama iu shkon pas sikurse ne 20028 ????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????
Atē qeverinē tranzitore le ta eksperimentojmē kur në pushtet tē jêtē opozita e sotme! Le tē bëjē plakaruqi kët sakrific shēmbullore që tē lajē me shurrë 96′, zgjedhjet mē tē zeza e tē pērgjakshme që kemi parē kēto 30 vite ! Pse nuk i kērkon z. Abdia zotit Mero atē që populli do, që deputetin ta zgjedhē ai , populli dhe jo lulushi ,salushi,edushi apo munika, pra ndryshimin e sistemit zgjedhor ?
Kam unë argumente ,zoti Abdi Cami: Qeveri tranzitore do të thotë të ndryshosh kushtetutë, Por kjo nuk lidhet me faktin pse nuk duhet një qeveri e tillë. Pyetja duhet të shtrohet kështu. Përse e do opozita qeverinë tranzitore? Që të ruaj votat e saj? Apo të administroj gjithë procesin?, Në zgjedhjet e vitit 2017 a nuk ishte një qeveri ,thuajse, e PD, me ministrat e propozar prej saj? Pse humbi PD?.Jo, mor jo. Partia demokratike, Sala, Luli, Berisha , Iliri , me një qeveri tranzitore synojnë të heqin nga mesi Ramën kryeministër qe,pastaj, të shijnë si dinë ata në lëmin e procesit ygjedhor. Kërkesa e tyre është jo ligjore dhe amorale. Nuk ndodh askund kjo. Demi, zoti abdi ,nuk është qeveria tranzitore, por adminiostrata zgjedhore, e ckila duhet të depolitizohet. Ajo , militantet e partive, janë gangrena e procesit të administrimit të votave. Kjo e keqe duhet shkulur, Tani po pyes unë: Pse nuk do PD ta depolitizojë adminiostratën zgjedhore?
Mutin haje e lyej turinjte or Andi!
Kerkesa e opozites per qeveri tranzitore ne prag zgjedhjesh eshte e vlefshme per te gjitha zgjedhjet, nuk ka pse te djege bytha as ty as Rames. Rama le ta provoje te hyje ne zgjedhje me qeveri tranzitore pa ministra qe urdherojne shefa policie per zullume ne zgjedhje si ato qe u botuan ne Bild. Le ta provoje perderisa kujton se eshte vertet BabaRama dhe fiton pa ato skandalet e pergjimeve botuar ne Bild. Perderisa nuk pranon tregon qarte se ka manipulu zgjedhje dhe do ti manipuloje prap.
Rama nuk ka kredibilitet te beje zgjedhje , eshte damkos nga ato skandale qe lexoi mbare Europa ne Bild e qe Rama nuk pati bythe ta padise per shpifje ashtu sic u mburr e rrejti.
O ABDI ME TE TJERE!!!! I HENGSHI MUTIN POPULLIT SHQIPTAR!!! O BYTHQIRA SI MYSLYM MURRIZI
PD e Sales se ajo vetem parti demokratike nuk ka qene e ska per te qene kurre nuk fiton zgjedhje pa vjedhur vota.Vjedhjen e votave ne shqiperi e shpiku Sala me PD.Akoma edhe sot mundohet qe me vjedhje te vije ne pushtet.Por nje gje dihet dhe nuk duhet ta harojne kurre socialistet dhe njerzit e mire te ketj vendi se Sala dhe PD po erdhen ne pushtet gje te cilen une nuk mendoj
O Abdi.
Nuk pranon njeri ne bote , te dorezoje pushtetin per 3 muaj, deri sa te behen zgjedhjet. Me thuaj nje vend ne bote ( pervec MV), qe ka ndodh kjo.
Rama nuk e pranon kurre kete kusht e nderkombetaret nuk kane pse t’ja kerkojne, kur nuk e kane ne vendet e tyre.
Keto mosmareveshje do trajtohen nga nderkombetaret.
Si gjethnje, te huajt vendosin mbi fatet e vendit tone.
Ne si vllezer, shahemi, rrihemi e vritemi me njeri tjetrin. Te huajt qeshin me ne , e bejne si te duan.
Ne i themi pastaj , faleminderit qe na ndihmuat.
Pas zgjedhjeve , fillon edhe nje here avazi, qe e ka fajin kodi zgjedhor, qe humba.
Rreth vicioz. Kuzhine shqiptare. Nuk duam njeri tjetrin.