“Masakra zgjedhore”? I mbani mend ç’thanë panelistët natën e 25 prillit pas exit polleve

11 Maj 2021, 18:05Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Le të kthehemi pak në natën e 25 prillit, sidomos kur dolën exit pollet që parashikonin një epërsi të PD-LSI apo mos arritjen e 71 mandateve nga Edi Rama.

Këto momente janë përjetësuar edhe në një kolazh filmik që u bë viral para ca ditësh në rrjete. Hullia e debatit ishte krejt ndryshe; njëri fliste për një fitore të opozitës si pasojë e Trupave të Mbrojtjes së Votës, që sipas tij arritën të sprapsin “regjimin e Edi Ramës”.

Dikush tjetër thoshte se triumfi i opozitës në Tiranë është sinjali i pastër i fitores, që tregon se pikërisht në qendrën e qytetaruar njerëzit dolën masivisht dhe votuan për ndryshimin.

Presidenti i Republikës tha se “procesi zgjedhor ka marrë 10 me yll”, ndërsa Lulzim Basha gjithashtu vlerësoi në mënyrë të “shkëlqyer”, daljen e njerëzve në mënyrë demokratike në votime dhe shprehjen e vullnetit të tyre.

Kështu thanë pak a shumë edhe panelistët pro opozitës, megjithëse ndonjëri si Bushati, nuk se i besoi aq shumë, por të tjerët ishin në eufori.

Sikur të nesërmen në mëngjes, trendi i numërimit të zgjedhjeve do të kishte përforcuar exit pollet, atëherë përshkallëzimi i euforisë së darkës do të bëhej me gazin në dërrasë, e me marshin e 6-të.

Blerja e votës do të ishte një frazë arkeologjike e përdorur vite më parë, që do të harrohej si koncept.

Mirëpo, gjithçka ndryshoi në mëngjes, kur exit pollet nuk u konfirmuan nga kutitë e votimit. Në fillim pati një heshtje të gjatë, madje edhe një inkurajim të fortë nga Lulzim Basha e Ilir Meta që të numëroheshin votat se aty ndodhej fitorja e opozitës. Madje deklaruan se në fillim po numërohen qendrat pro qeverisë dhe po lihen në fund ato të bastioneve të opozitës. Po flitej për Tiranën.

E kur u numëruan të gjitha votat e Tiranës: doli se opozita kishte fituar vetëm dy njësi administrative në të gjiithë qarkun: njësinë 8 me 400 vota plus dhe Kamzën. Të gjitha të tjerat PS fitoi me diferencë të madhe.

Pati 24 orë “refleksion” dhe nisi e ashtuquajtura fabul për “masakrën parazgjedhore”.

Dhe në fakt, në vend që të analizohen votat e hedhura në kutitë e 25 qershorit, që janë një objekt i pafundëm analizash dhe përfundimesh politike, diskutohet për hipoteza e për akuza ku nuk ka asnjë provë.

Madje Andi Bushati, nuk është i kënaqur me këtë situatë dhe i kërkon paneleve televizive të mos merren as me fatin e Lulzim Bashës si humbës, e as me rezultatin, por thjesht me “masakrën”.

Po kush e vendos që në Shqipëri procesi zgjedhor ka qenë një masakër? Zgjedhjet tek ne i administron PS dhe PD që kanë krijuar të gjitha komisionet zgjedhore, grupet e numërimit, e deri në KQZ.

Çdo veprim që merret në zgjedhje, votim, numërim, e tabulim nuk mund të merret nëse nuk ka një miratim si nga komisionerët e PS-së, ashtu edhe nga të PD-së.

Pas komisionerëve, që janë nëpunës të emëruara nga opozita, janë gjykata, por edhe arbitri ndërkombëtar, pra OSBE-ODIHR dhe kancelaritë kryesore të Fuqive të Mëdha.

Tani, i bie që të gjithë këta: komisionerë, KQZ, gjykata, OSBE-ODIHR, por edhe SHBA, Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe etj përkrahin “masakrën zgjedhore” e vetëm panelistët që ndryshuan mendjen janë për “zgjedhje të lira”.

Në zgjedhjet e vitit 2009, vëzhguesit e OSBE-ODIHR-it deklaruan se “procesi numërimit shkoi keq dhe shumë keq në pjesën dërmuese të KZAZ-ve”, një frazë që në mënyrë të qartë vinte dyshimin e legjitimitetit të zgjedhjeve. Por asnjëherë nuk u fol nga këta panelistë që janë pot ë njëjtit prej shumë vitesh se ka pasur “masakër zgjedhore”.

Për të parë sjelljen e tyre, mjafton t’i ktheheni mbrëmjes së 25 prillit, është edhe me video…

13 komente në ““Masakra zgjedhore”? I mbani mend ç’thanë panelistët natën e 25 prillit pas exit polleve”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Te dhjere, por krenare..

  2. drini says:

    Kjo eshte llogjika e ftohte Ylli. Mirpo ne po merremi shume dhe fare kot me keta panelistet. Le te llapin si qente.Po te kishin ndonje gje serioze do ti kishim degjuar por me hamendje e supozime me teori konspiracioni nuk harxhohet koha.

    1. ben says:

      drini-fakti qe keta gjoja analiste vazhdojne te jene prezent ne TV-te e ndryshme eshte se ka njerez qe vazhdojne qe te ndjekin emisionet ku ato shfaqen. Po qe se qytetaret ndryshojne kanal kur dalin keta debilet me teorite e tyre idjote, pronareve te TV-ve qe u interesojne numri i shikuesve, nuk do lejojne qe te thirren heren tjeter.
      E njejta gje ndodh edhe tek TEMA. Personalisht as qe marr mundimin qe te klikoj tek lajmet ku permenden Bushati, Marku apo te tjere hajvane me zile qe na tregojne gjurmet, kur ne te gjithe e dime se ku eshte vete ujku. Sikur te gjithe lexuesit e TEMAs te injoronim lajmet ku permenden keta karagjoze, me siguri qe TEMA nuk do merrte mundimin qe te botonte ato qe ata thone.

  3. toni says:

    ??????
    ku eshte ai shehaj ai sipermarresi europian i leshit tani ???????

  4. Lubonja says:

    Mos…. na dhjeve vella, ishim pergatit te lepinim ndinje kocke, por u dhjeme….. edhe 4 vjet te tjera pushim….. vari karin….
    po ky Rama eshte perbindesh…. nuk mendon pak edhe per ne….. u thameeee

  5. soni says:

    Kjo eshte per te qeshur me kete opozite idjote…. U bene gazi i botes me keto veprime…

  6. Skrapari says:

    Nê vidio duhet tê ishin tê gjitha daliet dhe deklarimet e opuzités, euforia né tv.e likes dhe salés gjaté gjithé dités sê votimit pér pjesmarrjen masive si shenjé ndryshimi , pêr “lumin” e votuesve nè tiranê e kudo, pér ditén e madhe tê ndryshimit ,referendumit popullor ! Nê vidio duhet tê ishin opithjonistêt e upuzitês né momentin e shfaqies sé exit poll-ve kur po “po hapnin shishet e shampanjès pêr fitore tê thellë , kur opithjonistêt lexuan tek portreti i ramés mbrémjen e 25 , até humbjen katastrofike, duhet té ishte nê vidio dhe veté likja , presideniti dhe kumandanti suprem i ushtrisê upupuzitare kur tashmé mbas gjithé asaj beteje me cfurgje e sopata me vrasje e prerje duarésh , i pa zgurdulluar dhe xhangllosur ,por i qeshur , me qetési dhe dashurin kar akteristike qé vetém te Ay vezullojnë, nê sy té botés dhe né shesh tê burrave dekuroj me notën 10 me yll zgjedhjet e 25 prillit ! Né vidio mongon dhe ai , Sekretari i paré i Partisé , Gaziu, gazbardhi qé fundnatén e 25 do tê jepte njê deklaraté triumbfuse dhe urdhêruese ndaj
    atij, Tao-taos , taulantit té vogêl qê tê çonte numêruesit socialisté dhe të zhbllokonte “fitoren” e madhe tê opuzités nê elbasan dhe mbarê shqipêrinë ! Mos e harroni Gaziun! Goxha deklaratë ! Dhe asnjê fjalê , asnjê shenjê pér até Makinén e tmerrshme ” Makinerinê zgjedhore” tê sotme! Jo ajo nuk ishte nuk egzistonte por ajo duhej , duhej shpikur duhej nxierr nga hiri si thêngjill pêr dy arsye , té rindezê revolucionin zjarrvênés tê dyshes berisha-meta pér té marré pushtetin me dhuné dhe djegur shqipêrinê, dhe té “djegê” kundérshtarét e karriges sé lulit ! Shpiksit dihen ! Jané idhétaré té luftés dhe revuluciont ! Andushka i “lapsit” si kalemxhi dhe salushka zjarrvênêsi !.

  7. Pilo Lala says:

    Nuk e shikoni Cim Peken, qe cfaredo mjekrre te mbaje, kostum Armani, duket qe eshte nje vrases i nje vajze?
    Keta jane te kategorise fundit, vrasin njerez…
    Kush pyet per zgjedhje?

  8. k says:

    Nuk zihet dielli me shoshë.
    Edhe kur shosha paguhet miljona.
    Me idiotësitë të ca fshatarëve merreni ju ?

  9. aleko says:

    Zot na ruajt nga keta gomer!…mjere ky popull cpo mban ne qafe!..

  10. Tajari says:

    Nje tufë BOLESH.????

  11. L'imperatore Diocleziano says:

    Tragjedi-komedia me e madhe e njohur ndonjehere ne sistemet shoqerore demokratike, zhvillohet ne Shqiperi, me aktoret Hollywood -ian te PD, te denje per cmimin Os
    Kar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje