Gjykata Kushtetuese çertifikon shkeljen e Kushtetutës nga Ilir Meta

25 Maj 2021, 17:49Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Gjykata Kushtetuese ka hedhur sot poshtë të drejtën e presidentit të Republikës për të bllokuar emërimin e një ministri për aryse personale, apo politike, ndërsa ka shqyrtuar rastin e mos emërimit të Gent Cakaj si ministër i Jashtëm, nga presidenti Ilir Meta.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në thelb shpjegon se kompetenca për emërimin e një ministri kalon nga kryeministri tek presidenti, dhe në fund vendos Kuvendi i Shqipërisë.

Gjykata ka interpretuar nenin 98 të Kushtetutës, duke lënë Kuvendin institucionin fundor që vendos për fatin e një ministri dhe duke detyruar presidentin të shprehet me dekret për kundërshtinë, apo dakortësinë e tij me emërimin e një ministri.

Duke e vendosur këtë interpretim tek rasti në fjalë, presidentit nuk i lejohet të bllokojë emërimin e një ministri me deklarata për shtyp, siç veproi Ilir Meta, por duhet të shprehet me dekret. Për fatin e dekretit pastaj vendos Kuvendi.

Interpretimi i Gjykatës Kushtetuese është i drejtë, dhe qartësimi i saj për nenin 98 i pret rrugën abuzimit të një presidenti politik, i cili synon të tjetërsojë vullnetin politik të një shumice, duke diktuar emra ministrash.

Nga ana tjetër, ky është konfirmimi që presidenti ka bërë një shkelje kushtetuese të rëndë, tashmë të çertifikuar nga Gjykata Kushtetuese, shkelje e cila është kryer me qëllim dhe për shkak të angazhimit të tij politik, dhe në shkelje të statusit të neutralitetit që duhet të respektojë presidenti.

Emërimi i një ministri apo Qeverisë në tërësi, hyn tek të drejtat substanciale të deputetëve, dhe nuk mund t’i cenohet kjo e drejtë nga një president. Presidenti ka të drejtë të refuzojë një emër duke e argumentuar, por këtë argument e çertifikon, ose jo, Kuvendi.

Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese ka shtuar një provë të re kundër Ilir Metës, si shkelës i Kushtetutës dhe duhet t’i numërohet tek shkeljet e tij, ndërkohë që Kuvendi po përgatit një vendim për shkarkimin e tij.

Ky është vendimi i parë i Gjykatës Kushtetuese për një nga çështjet e nxehta politike, në të cilat presidenti është përfshirë me vullnetin e tij të plotë, ndaj dhe duhet të bëhet përgjegjës për veprimet e tij.

Nga ana tjetër, presidenti u angazhua në një fushatë shpifjesh denigruese ndaj kandidatit për ministër të Jashtëm, duke aluduar për veprimtarinë e tij “antikombëtare”, apo shërbime ndaj agjenturave të huaja, çka i japin tashmë të drejtë personit në fjalë të padisë Ilir Metën dhe për këto insinuata.

Nuk di se çfarë ka ndërmend të bëjë Gent Cakaj, por është mirë që Ilir Meta të kontaktojë qysh tani atë avokatin francez dhe ta quajë shpifje në internet këtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kështu forcon dhe aleancën me Doktorin dhe ndajnë bashkë dhimbjen, për këto që po u ndodhin.

21 komente në “Gjykata Kushtetuese çertifikon shkeljen e Kushtetutës nga Ilir Meta”

  1. Xha Gorioj says:

    Mero je vërtet gazetar me tru.
    Respekte
    Xha Gorioj

    1. Qytetar i revoltuar says:

      Mero, ti je i justifikuar te vesh emrin poshte a siper ketij editorialit se nuk je jurist, por ky vendim eshte pothuajse ne favor te qasjes se Metes mbi kete ceshtje. Jo plotesisht, por pothuajse.
      Ne realitetin kushtetues te republikave parlamentare, kryeministri e zgjedh vete kabinetin e tij dhe presidenti thjesht e formalizon.
      Ky vendim i paprecedent (boterisht) i GjK me te paafte ne historine e Shqiperise, de jure i ka dhene Presidentit nje kompetence qe Kushtetuta NUK IA JEP.

      1. Këlyshët komunistë të Saliut says:

        Shumë e drejtë, Qytetari.
        Por perseri kjo nuk ja heq gjenialitetin shkrimit te Mero Bazes kur thote qe “Meta du hey the telefonoje gjykatesin francez……”
        Ha ha ha ha, madheshtore.

    2. Ndoc Dudasi says:

      Zoti Mero, mendoj se …… e keni interpretuat gabim këtë vendim.
      Kjo gjykatë kushtetuese, me këtë vendim, 33 %, i jep të drejtë Presidentin (në detyrë tashmë), duke i lënë nga 33 %, kryeministrit dhe po kaq parlamentit. Pra, ky vendim, është një paçavure juridike, as mish e as peshk, as të qi e as të lëshon.
      Gjithsesi, për këtë, duhet të flasin Konstitucionalistë, të aftë e kompetentë, e jo si puna e Zhejit, Lubonjës, Bushatit, Tan Hoxhë (sigurimsit-president): apo Marku e Gjekamarku, etj, etj, të gjithë pirdhollogë të shquar, që dinë “mirë” si pjellin mushkonjat, si ngitet aeroplani, si pirdhet e hahet mut me mikrofon, si mbarsen lopët, si mbillet e korret për të gjitha bimët bujqesore empo kështu ato blegtorale.
      Mendoj se Meta, me këtë vendim, ka “arritur një fitore”.
      Qofsha i gabuar.

    3. Ndoc Dudasi says:

      Zoti Mero, mendoj se …… e keni interpretuar gabim këtë vendim.
      Kjo gjykatë kushtetuese, me këtë vendim, 33 %, i jep të drejtë Presidentin (në detyrë tashmë), duke i lënë nga 33 %, kryeministrit dhe po kaq parlamentit. Pra, ky vendim, është një paçavure juridike, as mish e as peshk, as të qi e as të lëshon.
      Gjithsesi, për këtë, duhet të flasin Konstitucionalistë, të aftë e kompetentë, e jo si puna e Zhejit, Lubonjës, Bushatit, Tan Hoxhë (sigurimsit-president): apo Marku e Gjekamarku, etj, etj, të gjithë pirdhollogë të shquar, që dinë “mirë” si pjellin mushkonjat, si ngitet aeroplani, si pirdhet e hahet mut me mikrofon, si mbarsen lopët, si mbillet e korret për të gjitha bimët bujqesore empo kështu ato blegtorale.
      Mendoj se Meta, me këtë vendim, ka “arritur një fitore”.
      Qofsha i gabuar.

  2. Dyshoj says:

    Cila është e verteta se Peço Vasili tjetër thotë gati_ gati sa nuk fluturon me [email protected] në @ythë nga gëzimi.

  3. qeveria e (Gent) KAKAVE says:

    Ai Gent KAKA ishte turp ta prezantoje si sekretar ambasade diku e jo me Minister te Jashtem!
    Rasti tipik i nepotizmit nga Rama se e di kushdo qe Gentoja vocerr ishte dhenderrushi i vajzes Linda Rames. Kur Gentoja dhe vajza Lindes i prene mardheniet “diplomatike”, edhe Gento u perzu nga qeveria…dhe kaq eshte historia!

    1. Ilir pacavurja says:

      Ti mund te kesh te drejte, ose jo per, ato qe shkraun per Gent Kaken, por kjo eshte teme tjeter. Ketu flitet ne se iliri me ato qe beri ka shkelur kushtetuten ose jo. Pra ti qe perdor termin “gent kaka’ je vete nje “kake koqe”. Ti e quan te mbaruar punen sepse fole. Ne te vertete edhe zogu ciceron, por nuk flet. Ti flet por duket sikur ciseron. Ndoshta krahasimi me gomarit te vete me per shtat se kur flet duket sikur pellet.

    2. Hajro Lula says:

      Je komplet gabim , Genti vec qe beri nje pune te shkelqyer si Minister i Jashtem per vec kesaj pastroje dhe Ambasadat Shqiptare qei kish mbushur Bushati dhe i kish bere si pronat e tij , si bizneset e tij
      Nuk hyne ne pune mardheniet intime , ato jane krejt personale …..vec nje gje te them : shkoje ne Ambasaden Helene dhe nuk gjeje kurre te drejten si emigrant , nje turp i madh….mbaje mend kete …..i kish mbushur Bushati plot e perplotme te njojturit e tij ……..dhe e dyta dhe me kryesorja , Bushati parakaloi Ramen ne mardheniet me helenet per detin …dhe kjo nuk kaperdihej dot ………

  4. Jorgo says:

    hahaha ky ka avokate shqiptare te certifikuar si hajdute pronash i paguan me rroga te buxhetit, Saliut te pakten i pret bytha…

  5. Ilirjan says:

    Ndajne dhimbjen por… edhe shpenzimet, se Francezi Kushton sa frengu pulen??

  6. edmond says:

    ose të ndajnë bashkë shpenzimet për avokatin!

  7. lexuesi says:

    Gjykata Kushtetuese i nderuar z.Baze ka marre nje vendim pa vlere per nje problem tashme te ezauruar,per te na thene qe ajo tashme eshte e pa kapur nga Ilir Meta!
    Vleresimin e kesaj Gjykata duhet ta beni kur ti çohet vendimi i shkarkimit te Ilir Metes ,se si do reagoje:Per mua kjo eshte nje akullore qe te shkrin ne dore e nese do te shikoni nese do e miratojne shkarkimin e Ilir Metes apo jo!

  8. Texas says:

    Gjukata Kushtetuese ne stervitie u paraqit mire , dhe mendoj qe ndeshjen me Like Floririn e fiton 5 me o .????????

  9. Rama peng i malok Tomes says:

    Mandati i lene bosh nga Tom koDoshi, ka mbetur serish bosh! Shkaku? Ai qe ka ne rradhe lista e “socialdemokrateve” te Tomes nuk dorezon formularin e dekriminalizimit sepse…eshte nje cike me precedent penal!

    1. ca po thua says:

      Gomar, e dorezon i treti!
      Debil.

  10. Lucino says:

    I modh je Mero !
    Hahaha hiku dhe Likja !

  11. Xani says:

    Po të ishte ndryshe, atëher i bie, që jo të zgjedhirit vendosin për qeverin,por të emëruarit.
    Kjo është absurd.

  12. Arber Iliri says:

    O Bilushi Metes dil beji mut gjyqtaret kushtetues.o luani I Presidentit.Oh sa mire me qene Blush thonte Teodor Keko i ndjere.

  13. joel shkodra says:

    Nuk e kuptoj se ç’na duhet presidenti kur s’paska asnje fuqi, por vetem te vere firmen me sy mbyllur. Perse nuk e heqim fare si figure sa te paguajme me parate tona jo vetem rrogen e tij, por edhe gjithe ata qe punojne ne presidence.

  14. Vladimir Qose says:

    TRANZICIONI NJECKAT I SHTOI,
    S’I LAN DOT OQEANI E PERROI.
    PISLLEKU I LSI-SE SHPERNDARE NE CDO ANE
    PRESIDENTI I MOLEPSUR E S’GJENE DERMANE.
    By, vladimir qose

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje