Netanyahu: Kemi vrarë liderin e Hamasit në Gaza

28 Maj 2025, 16:09Bota TEMA
Netanyahu: Kemi vrarë liderin e Hamasit në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi të mërkurën para parlamentit se Mohammed Sinwar, një nga figurat kryesore të Hamasit në Rripin e Gazës dhe vëllai më i vogël i liderit të vrarë Yahya Sinwar, është “eliminuar” në një operacion ushtarak.

Në fjalën e tij, Netanyahu e përfshiu emrin e Mohammed Sinwar në listën e udhëheqësve të Hamasit të vrarë gjatë ofensivave të fundit ajrore izraelite, megjithatë, deri më tani nuk është dhënë një konfirmim zyrtar nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

Burime nga IDF, të cituara nga Jerusalem Post, thanë se dyshohet se trupi i Sinwar është gjetur së bashku me rreth 12 ndihmës të tij, përfshirë komandantin e brigadës Rafah, Mohammed Shabanah, i njohur si një nga pasuesit e mundshëm të tij.

Mohammed Sinwar konsiderohej një nga figurat më të kërkuara nga autoritetet izraelite. Ai ishte pjesë e rrethit të ngushtë të udhëheqjes së Hamasit në Gaza dhe kishte një rol aktiv në strukturën ushtarake të grupit.

Deklarata e Netanyahu vjen disa javë pas raportimeve të ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, i cili kishte paralajmëruar se ekzistonte “një numër në rritje provash” që tregonin se Sinwar mund të ishte vrarë.

Yahya Sinwar, vëllai i madh i Mohammedit, u vra nga trupat izraelite vitin e kaluar. Ai ishte konsideruar “truri” i sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023 ndaj Izraelit dhe kishte marrë komandën e përgjithshme të grupit pas vrasjes së Ismail Haniyeh, gjithashtu në një sulm ajror të dyshuar izraelit në Iran.

Zyrtarët izraelitë nuk kanë dhënë ende detaje mbi operacionin që pretendohet të ketë çuar në eliminimin e Mohammed Sinwar, ndërsa konfirmimi përfundimtar i vdekjes së tij pritet nga autoritetet ushtarake.

7 Komente

  1. P
    Putin Gelboqja

    52.000 viktima palestinese per 10 lidera te Hamasit, ne luften e 2 boterore gjermani e kishte 1/10, keta e kane 1/100 ...

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dora

      Meqe e vrave ndalo vrasjet e femijeve o kriminel

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiperia Etnike

        Pas një aparteidi gati shekullor, pas spastrimeve ciklike etnike, pas masakrave të shtetit sionist ndaj palestinezëve , ky është gjenocidi më i madh i fëmijve në shek e 21 dhe populli hebre e humbi të drejtën morale për të pasur një shtet, pasi është një nga shtetet dhe shoqëritë më horror që rraca njerëzore ka krijuar. Edhe Perëndimi si një nga shoqëritë më gjenocidale të historisë, që ka shfarosur 4 kontinente nga indigjenët dhe që ushqeu krimet e Netaniahut dhe shtetit kriminal sionist, në Gaza varrosi veten dhe dokrrat moraliste që i ka veçse për të tjerët.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bummm.bumbum

          Krejt popullsia e gazës ësht biologjikisht dhe mendërisht t3rr0rrist3. Urrejtja e tyre ska shërim.

          Përgjigjjuni
          1. U
            UNE SALIU D'ORA VETE

            Dhe ne mburremi se gjate luftes mbrojtem cifutet.

            Përgjigjjuni
            1. L
              LENA

              Po patjeter o Netanjah qe edhe mundet ta kesh vrare ,se ti po vret gjithe rrypin e Gazas e jo me nje individ!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Deni

                Bravo Bibi,tani vrit dhe veten qe te bien te gjithe rehat se na cate trapin

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje