FOTO/ Zbulohet identiteti i efektivit të “Shqiponja” që u plagos në aksion

20 Shtator 2023, 20:30Kronika TEMA

FOTO/ Zbulohet identiteti i efektivit të “Shqiponja” që u

Një punonjës i forcave speciale “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një aksioni për kapjen e një personi të armatosur në “Kinostudio”.

Autori ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë punonjësin e “Shqiponjave” Edlir Alleshin. Polici u transportua tek Trauma, ndërsa aktualisht ndodhet në sallë të operacionit.

Sipas policisë, në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, ndërsa janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve.

“Në lagjen “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pasi kanë marrë informacion për një person që qarkullonte me armë zjarri, janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar. Gjatë ndjekjes, personi i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë është plagosur një prej efektivëve, inspektor E. A., i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur”, sipas policisë.

2 Komente

  1. H
    Heroit Polic zoti e ndimofte.

    Zoti Mjekesia dhe Doktorat e ndimoftin Hero Policist qe ehste plagosur nga Miu i wc kriminel . Miu i wc vetem te fluturoje ne hene se nuk ka ku te shkoje,,,dhe do te behet pishman si mijte e kanaleve..Krenare dhe Familia e Heroit Polic qe lufton per te gjithe Qyteatret per ruahtjen e Rendit .I Urojme sherim sa me te shpejte..

    1. H
      Heroit Polic zoti e ndimofte.

      Zoti Mjekesia dhe Doktorat e ndimoftin Hero Policist qe ehste plagosur nga Miu i wc kriminel . Miu i wc vetem te fluturoje ne hene se nuk ka ku te shkoje,,,dhe do te behet pishman si mijte e kanaleve..Krenare dhe Familia e Heroit Polic qe lufton per te gjithe Qyteatret per ruahtjen e Rendit .I Urojme sherim sa me te shpejte..

      Lini një Përgjigje