I dënuar për atentatin e kryer në vitin 2009, arrestohet në Rinas 35-vjeçari

20 Shtator 2023, 14:10Kronika TEMA

I dënuar për atentatin e kryer në vitin 2009, arrestohet në

Është arrestuar nga Policia Kufitare në Rinas shtetasi Albert Margjoni, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit Shkodër, pasi rezulton i dënuar me mbi 6 vjet burgim, për tentativë për vrasje.

Në vitin 2009, 35-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi Emirjon Mema.

Për këtë ngjarje kriminale, Margjoni është dënuar 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Si rezultat i verifikimit të gjenealiteteve, përpunimit të të dhënave dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, të DVP Lezhë, në hyrje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, i cili vinte nga Spanja, Albert Margjoni, 35 vjeç.

Në vitin 2009, shtetasi Albert Margjoni ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi E. M. Nga të shtënat mbeti i plagosur shtetasi E. M. 35-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

3 Komente

  1. N
    Ne hajrosje me Leje !

    Me gjashte vite denim ka shancin ne Burge te behet Poet, shkqimtare ,ose Reper ne muzike dhe behet perseri i pasur ! Vetem se ne hajrosje do te dali me leje ! se lejen qe ka kishte dhuruar Zoti nuk e pranoi..

        Lini një Përgjigje