Kapet anija me 3.4 ton kokainë, sasia më e madhe e sekuestruar në Brazil

20 Shtator 2023, 18:50Kronika TEMA

Kapet anija me 3.4 ton kokainë, sasia më e madhe e sekuestruar në

Marina braziliane ka sekuestruar 3.6 ton kokainë. Në një deklaratë, Marina tha se droga po transportohej me një anije të vogël me motor që përdorej për transportimin e njerëzve.

Kjo përbën sasinë më të madhe të kokainës të kapur në det të hapur nga Brazili.

Sekuestrimi vjen pas një sërë operacionesh të zhvilluara nga Marina për të luftuar transportin e drogës në bregdetin e vendit.

Sipas Marinës, që nga viti 2020 janë sekuestruar mbi 17 ton kokainë, 4,3 ton hashash dhe 14 ton marihuanë.

Lini një Përgjigje