Bledi Çuçi: Nuk do ta lëmë Shqipërinë pa buxhet, nuk është në krizë vendi por PD! Opozita të paraqiste alternativa

20 Nëntor 2023, 10:42Politika TEMA

Bledi Çuçi: Nuk do ta lëmë Shqipërinë pa

Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi ka folur pas mbylljes së seancës për pr.buxhetin 2024, e cila u zhvilluar mes tensioneve të shkaktuara nga Rithemelimi.

Çuçi tha jashtë Kuvendit se nuk flitet për buxhetin me tymuese dhe se opozita duhet të ishte duke diskutuar dhe duke paraqitur alternativa.

''E pamë edhe sot, e njëjta skenë, peizazh, me tymuese, karrige të hedhura, e vetmja e re sot, që shqiptarët duhet të kenë vëmendje është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e këtyre dy viteve.

Janë 7 mld euro që është dyfishi i buxhetit të vitit 2013. Sot duhej të jepnin alternativat, nuk flitet me tymuese kur bëhet fjalë për buxhetin. Edhe sot pamë një skenar. Rritja më e madhe e pagave në histori.

Nuk do ta lëmë Shqipërinë pa buxhet, nuk ka krizë Shqipëria krizë është opozita, PD-ja'', - tha Çuçi për gazetarët.

 

2 Komente

  1. U
    Ushtaraku

    Po ky derdimeni sikur premtoi para dy javesh qe ngjarje te tilla nuk do lejohen ne kuvende? Njerez te peshtire dhe skutha. Eshte nje loje e gjitha qe e vet e organizoni se bashku me Sali gerdallen per te fshehur korrupsionin, perballjen me drejtesine dhe marreveshjen me Italine.

    1. X
      Xhezo Smokthina

      Po s'do mend, si do t'a lini Shqipërinë pa buxhet ju, atëhere çfarë do vidhnit po t'a lini pa buxhet?

      Lini një Përgjigje