Dashnor Sula: Italia ka interes për vajin e ullirit shqiptar. Kjo qeveri nuk e ka mendjen te fermerët

8 Dhjetor 2022, 12:36Politika TEMA

Dashnor Sula: Italia ka interes për vajin e ullirit shqiptar. Kjo qeveri

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka akuzuar qeverinë se nuk po mbështet sa duhet fermerët shqiptarë dhe se nuk ka treguar interes për të shitur vajin e ullirit shqiptar në Itali.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Sula tha se pavarësisht se kërkesa që Italia kishte për ullinjtë dhe vajin e ullirit që prodhohet në Shqipëri, qeveria nuk ka pasur angazhimin maksimal.

"Italia ka nevojë për ullirin dhe vajin shqiptar, por qeveria s'ka interes.
Italia paska shprehur interes për ullirin dhe vajin e ullirit nga Shqipëria, por qeveria jonë se ka mëndjen të ndihmojë fermerët tanë.


Pas ngritjes së shqetësimit për të disatën herë të Hënën në Parlament për prodhimin vendas, e më konkretisht për ullinjt dhe vajin që po prodhojnë fermerët e Peqinit, Belshit dhe gjithë jugun e Shqipërisë, shoh një angazhim minimalist. Ministrja e Bujqësisë paskësh qenë në Itali ku është takuar me homologun e saj. Sipas njoftimit që ka shpërndare vetë, thot se grumbulluesit shqiptarë do të çojnë ullinj dhe vaj ulliri në Itali, ndërsa Italia do të sjellë pajisjet për fabrikat këtu.


Ndonëse edhe në këtë rast qeveria duket se ka për qëllim kryesor pasurimin e miqve të saj grosistë, sinjali pozitiv është se ka një dritare ku të shkojë vaji Shqiptar. Por është neglizhenca dhe mungesa e vëmendjes së qeverisë ndaj njerëzve të thjeshtë, ndaj njerëzve të ndershëm që punojnë ajo që bëri që shumica e prodhimit të këtij viti të të mbes stok pa shitur.

Nuk mund të kujtohet ministrja në mes të sezonit dhe të bëj gjoja sikur interesohet për një gjë të tillë.
Në këtë 8 Dhjetor, dua të përsëris thirrjen time ndaj pushtetarëve që të kthejnë vëmendjen nga qytetarët e thjeshtë. Nëse do jepet ndihma minimale ndaj fermerëve shqiptar, të rinjtë dhe të rejat shqiptare nuk do ikin në mbarë botën dhe të rrezikonin jetën në Kanalin e Lamanshit, por do të qëndrojnë këtu dhe do të çojnë lartë brandet dhe produktet shqiptare", shkruan Sula.

9 Komente

  1. B
    Bardha

    Fermeret i rregullon ky hajvani i Peqinit

    1. l
      lexuesi

      Italia ka interes për vajin e ullirit shqiptar? Eshte si te thuash, oqeani atlantik ka interes per liqenin e Prespes ...

    2. S
      Sali Berisha mban syze me skelet te trashe

      Dashnor dhjari ketu ka te drejte

      1. D
        Deputet varri trapin

        Po genjen nga padija apo qelimshem ? ...italia blen ullinje koker nga Maroku dhe Turqia dhe prodhilone vajin ne itali per ta etiketuar Made in Italia ....dhe cfare interesi kane Shqiptaret te shesin ullirin koker ne itali dhe te blejne vajin nga italia haaaaa deputet Peqini

        1. I
          Ilirjan

          Ne Itali po vjen vaji, mos u beni merak fare.Shteti nuk do te fitoje, le te mos fitoje! Gjithe shqiptaret ne Itali por edhe ne vende si Zvicra Gjermania Belgjika etj marin vaj kur kthehen nga Shqiperia, osé e porosisin. Autobuset è furgonat jane me pak udhetare, por plot me vaj raki etj.

          1. H
            Himarioti

            Doli ky kaposhi i Peqinit, edhe ky mendon se ka diçka për të thënë.

            1. q
              qeveria se ka mendjen,ju e keni mendjen te saliu

              ore trapa,ktej thoni fermeret shqiptar do dergojne vaj dhe ullinj ne Itali,ktej thoni se Italia do dergoj makineri tek ne.po cuam ullinjte cna duhen makinerit qe te shtrydhin koqet e fishkura te saliut.

              1. l
                leo

                Kyy gjeli i detit eshte trap komplet Italia eshte nga vendet me te medha per sasine e ullinjeve dhe i plasi trapi per ato qe kemi ne...

                1. ?
                  ????

                  Italia ja paska vene syrin edhe vajit shqiptar! Spanja prodhon 25% te vajit te ullirit ne botë, por i gjithi shkon ne Itali per tu etiketuar si extra virgin dhe shitet ne gjithe boten, perfshi edhe Spanjen. Kujt ja mban te hapi gojen?

                  Lini një Përgjigje