Edhe pas rrahjes, mëndjen tek Basha e kanë: Berisha është burrë, që përplaset dhunshëm në rrugë, jo ai që rregullonte flokët

8 Dhjetor 2022, 11:27Politika TEMA

Edhe pas rrahjes, mëndjen tek Basha e kanë: Berisha është

Edhe pas rrahjes së Sali Berishës në rrugë, njerëzit e tij prapë mëndjen tek Lulzim Basha e kanë.

Ylli Manjani shkruan se PD-së i duhen pikërisht burra si Berisha që përplasen dhunshëm, jo njerëz si Lulzim Basha.

“Leader-i përplaset edhe dhunshëm po qe nevoja. Mashtruesi nuk përplaset, por llakos flokët.

Ky është dallimi i madh.

Krahasoni Berishën me Bashën dhe do mësoni dallimin ndërmjet leader-it dhe mashtruesit. Është leksion i demonstruar në jetën reale ky.

Zaten të lësh demokratët në mes të katër rrugëve dhe, vendin pa opozitë dhe ta quash sukses duhet të jesh mashtrues i lindur. Karakter i squllët dhe i pashpresë.

Ata, që ende na hapin barkun për llogari të mashtruesit, duhet të kuptojnë se janë të pashpresë.

Janë thjesht të mbaruar.

Jo ta kenë mirë me Ambasadën e Propagandës, por edhe me vetë propagandën.

Janë të mbaruar!

Dhe mbarimi i tyre nuk ka asnjë lidhje me çfarë ndodh me Partinë Demokratike, që po përpiqet të organizojë opozitarizmin.

Fati i tyre politik është i vendosur! Ata nuk kanë më asnjë lidhje me demokratët, me apo pa Berishën në krye.

T'u bëjnë mirë privilegjet që marrin duke luajtur këtë teatrin e shëmtuar. Por kaq e kanë mandatën”, shkruan Manjani.

Ndoshta Manjani nuk e ka kuptuar mirë se çfarë ka ndodhur, por t’i thotë dikush që ishte Berisha ai që u godit, nuk është se bëri ndonjë përplasje apo akt force.

3 Komente

  1. i
    i doli Huq me KM tani i turret bashes hahah

    mbasi deshtoj Akuza e pellitjet Histerike kunder KM Rama ,sepse i doli genjeshtra sheshit ,Kryekurva qe enderron gjithe Naten cfar do shpifi ne Mengjez , me ne fund na Mrekullon perseri Opinionin mbasi jep nji Version te ri ,duke e hudh Shashken ne bythen e bashit ! _ Eshte vertet nji Humor i kendshem i Talibanit te Shpelles i cili kujdeset ne cdo rast qe ne Halete Medie Shqiptare te ken dicka me kalu diten .

    1. M
      Muzaka i Ri

      O gazetar, po hapi syt a derbardhe, Yllka po thot qe eshte burr qe e mbajti grushtin, nuk ra me bythe perpjete. Nuk iku kembadoras si ra ne podium, si zagari Nurçes.

      1. S
        Soreto

        Burr muti thuaj.

        Lini një Përgjigje