Dha dorëheqjen, kreu i PD në Kuçovë: Bashkinë ia falën Partisë së Lirisë

4 Dhjetor 2022, 13:05Politika TEMA

Dha dorëheqjen,  kreu i PD në Kuçovë: Bashkinë ia

Shtatë kandidatë janë tërhequr nga procesi i primareve në Partinë Demokratike, dorëheqje që Sali Berisha i ka quajtur si mundësi të “lirisë së shprehjes”.

Kandidatët që janë tërhequr nga gara janë Feride Rrahmana në Tropojë, Erjon Iljazi në Lushnje, Dritan Cani në Belsh, Kodhel Çala në Gramsh, Arben Miza në Devoll dhe Denis Hidri e Ilir Ndreu në Krujë.

Tensione mes demokratëve ka patur edhe në Kuçovë, ku raportohet se është dorëhequr kryetari i Degës së PD, Myslim Haxhiu. Ky i fundit ka protestuar duke u shprehur se bashkia e qytetit po i falet Partisë së Lirisë.

Në Malësinë e Madhe është shtyrë gara, pasi u raportua se nuk kishte kandidatë. Megjithatë Berisha e mohoi diçka të tillë. “Kishte kandidat, por kishte disa problem për të cilat është shtyrë gara”, tha Berisha.

Vonesa ka patur edhe në Lezhë, për shkak të problemeve me listat. Votimi në primare është parashikuar të vijojë deri në orën 16:00, ku me interes të madh shihet gara e Tiranës. Nga primaret janë përjashtuar bashkitë e Finiqit, Himarës dhe Dropullit, të cilat i janë besuar aleatit të Berishës, Vangjel Dule.

3 Komente

  1. r
    robi

    Ne bashkine e Kucoves eshte kandidat Lefter hunderr maliq kokexhufka , i biri i babait te teqese se kulmakut. Dhe me Lefter hunderrin particka e lekut do shkoje drejt gropes septike qe i ka pregaditur populli i Kucoves me 14 maj dhe Lefter hunderri do shkoje ne stanin e deleve te Kulmakut per te ruajtur delet se populli i Kucoves nuk mund te zgjedhe nje njeri me reputacion zero ne krye te bashkise qe ka nderruar 5 parti brenda 5 vitesh.

    1. O
      Olti Hipopotam Curri

      Keta te PD jane te gjithe budallenj bashkin e ka PS te sigurte ky thote ja falem PL.

      1. R
        ROÇKODAN

        PL partia e loqes

        Lini një Përgjigje