
Janë zbardhur detaje të reja nga konfilkti i regjistruar pasditen e djeshme në mbledhjen e Krysisë së degës së PD-së Kurbin dhe kandidatëve të primareve për zgjedhjet lokale, konflikt i cili degradoi deri në të shtënat me armë zjarri.
Burime bëjnë me dije se shkaku i nisjes së konfliktit ka qenë regjistrimi i simpatizantëve për të votuar në procesin e "Primareve".
Mësohet se 53-vjeçari Van Rica i cili mbështeste kandidatin Edmond Shkoza kishte kërkuar anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo është kundërshtuar nga nënkryetari i degës së PD-së së Kurbinit, Kastriot Marku (Prenga) me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.
Mes tyre ka patur një debat të ashpër dhe në debat e sipër, Rica ka qëlluar me pistoletë brenda koridoreve të selisë së PD-së Kurbin dhe më pas është larguar me shpejtësi. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Mësohet se ai është punonjës i një policie private në Laç.
Pas ngjarjes, Rica u shpall në kërkim nga policia për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, u shoqëruan në komisariat dhe personat e tjerë të përfshirë në sherr për t'u marrë në pyetje.
Policia sekuestroi armën e zjarrit pistoletë me të cilën Rica qëlloi brenda selisë, si dhe gëzhojat në vendin e ngjarjes.
Ai qelloi me arme se ishte festa e pamvarsise tradicion ky prej vitesh dhe sidomos keta te foltore-nevojtore jane shume patriot .....e imagjinoni kush kerkone te kandidoje per nongraten ....estrade te votosh keta eshte sikur ti ngulesh thiken vetes
Ktu ne kte vend ka nji keqkuptim me Demokracine e stisur prej Kryeinjorantit komunistit demoktrate salih hamut brrisha ke turmat kriminale qe i shkojne pas ,duke bere gjasme demokratin , nderkohe qe Demokracia nuk ka asgje te perbashket me kta kafshe Kafshuese te Demokracise