Karikatura e primareve

4 Dhjetor 2022, 18:10Politika Ylli Pata

Karikatura e primareve

Frenezia e primareve u fut si një lloj virusi propagandistik nga Sali Berisha, pikërisht kur ai u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, si pasojë e shpalljes “Non Grata” nga qeveria e SHBA.

Duke pasur me vete një enturazh mediatik që përdorin thjesht propagandën e Berishës si slogan, asnjëherë nuk u tha e nuk u debatua nbi konceptin e thelbit të një procesi politik që mban emrin “primaries” në politikën amerikane.

“Primaries” nuk ka lidhje aspak me modelin dhe organizimin politik të Europës, ai është specifik në politikën e Shteteve të Bashkuara. Ku dy partitë e mëdha Partia Republikane dhe Partia Demokratike, nuk janë organizata klasike në territor dhe formacione ideologjike në Europë. Por grupime politike të ndryshme që veprojnë në një shtet federal, ku realitetet, sfidat apo programet janë krejt të ndryshme. Përshembull California nuk ka të njëjtat sfida si Idaho, apo New York-u me Arkanso. “Primaries” është një proces politik, ku votojnë ata qytetarë me të drejtë vote, që regjistrohen si votues të Partisë Demokratike apo Republikane sipas rastit. Në zgjedhjet parlamentare apo presidenciale, këta votues të primareve, janë baza e fortë e militantëve që më pas tërheqin votuesit e tjerë. Por në SHBA, ka një rregull të përcaktuar për regjistrimin e votuesve të primareve. Një komision elektoral ku marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e kandidatëve dhe drejtues një i pavarur, nuk lejon zhbalancimin. Procesi është kthyer në organik pasi ka shumë vite që bëhen. Në SHBA, që është një shtet i madh e federal, primaret, pra zgjedhjet e brendshme janë logjika organizative e partive të mëdha. Pasi nuk ka organizata territoriale apo profesionale.

Ndërkaq, krejt tjetër është organizimi i partive politike në Europë, të cilat natyrisht bëjnë votime për zgjedhjen e drejtuesve të partisë, apo kandidatëve për deputetë, kryebashkiake etj, por e bëjnë sipas parimit: “një anëtar, një votë”. E sërish këtu nuk mund të ketë një deformim apo teserim klientelist, por process të rregullt, që vëzhgohen nga organe garancie.

Në Britaninë e Madhe, Gjermani, Francë, partitë e mëdha votojnë rregullisht sipas parimit “një anëtar, një votë”. Pra një anëtar partie ka të drejtën e një vote, e jo dikush tjetër.

Në Itali, Partia Demokratike Italiane, u krijua si një fusion politik i ish-komunistëve të PDS dhe Partisë Popullore që kishte ardhur si fraksion i ish-Demokracisë Kristiane. Walter Veltroni, kryetari i parë i partisë që zgjodhi jo pa qëllim emrin e partisë së Bull Clinton, e Obama-s që ishin në modë në atë kohë, zgjodhi modelin e primareve. Pasi nuk do të votonin vetëm anëtarët e organizatave t ë ish-Partisë Komuniste Italiane, e cila kishte një strukturim perfekt në territor, por edhe partive të tjera që ishin bashkëngjitur me PDI.

Por kjo solli një deformim që asnjëherë nuk e bashkoi Partinë Demokratike. Herë zgjidhej një përfaqësues i krahut ish-komunist, herë një i krahut katolik; ku shembujt më të njohur janë Pier Luigi Bersani, ish-kryebashkiaku i Bologna-s që vinte nga e majta dhe Matteo Renzi, ish-kryebashkiaku i Firenze-s që vinte nga krahu katolik. Të dy këta personazhe sot janë larguar nga partia, ngaqë nuk arritën të sjellin mkohezion. Në primaret e zhvilluara për zgjedhjen e tyre, u akuzua se teserimi i mbështetësve që votonin ishin zgjedhur me klientelizëm.

Pra, primaret si proces, pra që të votojnë për kandidatin edhe mbështetësit e jo vetëm anëtarët, nuk praktikohen, ndaj zbatohet parimi “një anëtar-një votë”.

Kjo analogji, natyrisht nuk se shkon me situatën në Foltoren e Sali Berishës, por është mirë që të dihet se çfarë përfaqëson ky proces. Sali Berisha, asnjë kandidat të tijin, nuk e ka nxjerrë nga seksionet apo degët e Partisë Demokratike, çka përbën një nons sens politik. E këtu bie e gjithë ai nominim që i bëjnë mediat pro tij si kryetar i PD-së. Si mund të jetë kryetar i një partie dikush që nuk merr asnjë vendim nga strukturat e saj për kandidatët, por ka shpikur një votim, që nuk dihet kush do të votojë, kush do t’i numërojë, e kush do t’i vëzhgojë. Natyrisht që do të ndodhte i gjithë ky kaos, e gjasat janë që të ndodhte edhe nëse do të kishte një strukturim organizativ të kandidatëve. Pasi nuk kemi të bëjmë me proces, por thjesht me një manovër për të shpikur një proces.

Një kandidat ose është produkt i lobeve organizative të partisë nga poshtë, ose pasi merren propozimet zgjidhet nga forumet e larta. Çdo model tjetër, është thjesht një hi zyve për ta treguar sikur është process. Ndaj situate që ndodhi sot, apo edhe pak më parë kur krisi pushka në Laç, janë pasoja normale të një trazire. Ku Berisha me lufë në dorë, përzien kazanin ku ka future të gjithë mjedisin e tij politik e mediatik. Përveçse një çorbë politike, asesi nuk mund të jetë një process primaresh. Më së shumti, një karikaturë e tyre...

TemA

19 Komente

  1. S
    Spak

    Ky proces eshte fundi i Saliut! Rithemelimi apo Foltorja do te coptohen ne me shume se tre pjese!

    1. L
      Lasgushi

      Berisha,sharlatan në të gjitha fushat. Primare....leshi!

      1. N
        NY

        Këta pafillo i kanë bërë gropën vetes.Këto votime sjellin një produkt zero,luftë bërrylash brënda vetes ku inatet me njëri tjetrin do shihen qartë në votime.Fiksojeni mirë ,nëse Pd përqindjen historike e kishte rreth 36% këtë rradhë e kanë të sigurt 20%.Eksperimentet alla non grata e fusin Pd në një gjiriz që nuk e lanë as Drini as Vjosa.Më vjen keq që mbajnë këtë emër Parti Demokratike!

        1. B
          Bravo

          Dmth më mirë të jenë të komanduar nga qendra? Me keq se me Lulin pd-ja sdo jetë kurrë, njeri që nuk frymëzonte askënd.

        2. k
          k

          Kur të humbasi zgjedhjet e ardhshme,saliu do i vërë fajin këshillit të PDsë sepse e detyruan të bëjë primaret që ai nuk i donte.Këngë e re,muzikë e vjetër.

          1. P
            Partia

            Shpresoj Sala mos jetë kandidat deri atëherë por nëse fiton akoma Rama, kalojmë në mbretëri.

          2. ☢️

            E kuptoj qe Berisha dhe lajmet apo gjitheçka tjeter rreth tij shet, por ju lutem merruni me diçka tjeter! Nuk i burgos dhe as nuk i varferon Berisherit gazeta apo gazetaret. Mos na e prishni as diten e as naten me lajme rreth monstres, po beheni edhe ju bajate si ai. Nuk e kuptoni qe po e mbani gjalle? Berishen e vret vetem indiferenca dhe shpronesimi i pasurive, sepse per ate eshte e rendesishme te jete kryefjale e çdo lajmi. Hiqni dore nga Berisha dhe merruni ca kohe seriozisht me Meten dhe Kryemadhin, por jo me lajme tik- toku. Ketu tek ne ose po vdes çdo dite edhe gazetaria. Ps, ju lutem hiqni dore se perkthyeri lajme me google translate, jeni portal serioz. Flm per mirekuptimin!

            1. P
              Preshi I lushnjes

              jo primare, por salimare ose salikare

              1. C
                Ciao

                Tpaska shku menja keq, thuaj mamit te japë ndonjë nr.

                1. c
                  cuf dabjoni

                  saliare

                2. P
                  Ptu

                  Ti rruani trapin Sales Primaret jane RISI. e padiskutueshme , ju pelqen apo jo ju krimbave te rilindasit . Vemje si ju vleresoni vetem vendimet e UDHEHEQESIT sepse vetem ai e di çeshte e mire per ju. Keshtu silleshin gjate diktatures soji juaj i peshtire . Diktatori (udheheqesi ) ka gjithmone te drejte.

                  1. F
                    Faro Balliu

                    O Ylli c’fare shkruan o i uruar Amerika , Anglia , Italia e ku di une ca shkruan. Sali nongrades nuk ja gjen dot shokun ne tere boten . Ai eshte ekzemplar i paarritshem mendoj edhe ne Afrike nuk e besoj te ketete tille moster , e ti na pritke te zhvillohen primarret e foltores Eshte i njejti i para 90 , i 96 , 97 po edhe i 8 janarit qe sulmoi seline i pd e per pak u be nami

                    1. H
                      Henk

                      O Pata, o taliano, ça dmth "frenesia"? (frenesia. it). Thuhet çmenduri, tërbim, shkallim ", o taliano.

                      1. k
                        kete kisha une.

                        Primare, secondare, terciare dhe fendare; sheqere kurva qe na poftise dobiçin sali!

                        1. B
                          BABALJA

                          Shqiptaret i besojne ne menyre te verber personit qe e kane zgjedhur kryetar te cardo krahu dhe rrangu .SHQIPTARET THOSHTE BAJRONI SHKON DHE BEN SI I THOTE I PARI I TYRE.

                          1. B
                            BABALJA

                            Shqiptaret i besojne ne menyre te verber personit qe e kane zgjedhur kryetar te cardo krahu dhe rrangu .SHQIPTARET THOSHTE BAJRONI SHKON DHE BEN SI I THOTE I PARI I TYRE.

                            1. M
                              Muli

                              Jo primaret por përmjerrmaret e Saliut.

                              1. D
                                Ditmir

                                Ylli (S)pata sa e ke rrogen tek ujesjellesi i lali Erit qe shkruan per llogari te tij dhe shefit. Me palo gazetare dhe rrogetare te paguar si puna juaj vaj medet ku ka shkuar gazetaria.

                                1. a
                                  astrit

                                  Primaret kishin shume probleme e hamendesoj se do hapi akoma ma shume probleme por ne thelb eshte nje levizje e mirfillti demokratike. Uroj qe me kohe te zhvillohet e te qartesohet drejt me se mires si organizim zgjedhjesh. Mendesia se kandidatet duhet ti zgjedhe kryetari ka deshtuar.

                                  Lini një Përgjigje