Primaret e foltores: Edhe Albana Vokshi pranon problemet

4 Dhjetor 2022, 18:00Politika TEMA

 

Primaret e foltores: Edhe Albana Vokshi pranon problemet

Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka bërë me dije se primaret brenda forcës politike, të cilat zhvillohen të dielën e 4 dhjetorit, po shohin një pjesëmarrje masive në votime.

Madje, më të madhe se proceset e muajve të shkuar brenda PD-së.

Sipas saj, deri në orën 13:00, kanë votuar 30 mijë simpatizantë demokratë, duke deklaruar edhe se procesi nuk ka hasur asnjë problem, pavarësisht fluksit të pretenduar.

“Vazhdon ende fluksi në qendrat e votimit. Është dëshirë dhe vullnet i qytetarëve shqiptare që po votojnë. Ne jemi mundur të shohim çdo problematikë.”, bëri me dije Vokshi, në një dalje publike.

Megjithatë, në disa bashki të vendit, katër të tilla, nuk ka pasur proces, pasi do t’i lihen aleatëve.

Bëhet fjalë për bashkitë Himarë, Finiq dhe Dropull, të cilat do t’i lihen partisë së Vangjel Dules, për shkak të minoritetit grek që jeton atje, si edhe Bashkia Pustec, e cila do t’i lihet partisë minoritare maqedonase në dorë.

Në shtatë bashki të tjera ndërkohë, ka vetëm një kandidat në primare, ndaj i gjithë procesi është thjesht formal.

Teksa Vokshi bën këtë rezyme, duke folur edhe për kandidatët e larguar nga gara, të cilët sipas saj, nuk kanë shprehur pakënaqësi, ka pasur raportime edhe për çështje të ndryshme.

Një prej tyre, ka ardhur nga vetë një kandidat, ai për Tiranën, Fatmir Merkoçi, i cili pretendon se nuk e ka gjetur në listë emrin e tij.

Madje, ai arrin deri aty sa të thotë se brenda PD-së, ka njerëz, të cilët pretendohen se paguhen nga George Soros dhe janë këta të fundit, ata të cilët ia kanë hequr nga lista emrin.

“Ka element të Sorosit brenda partisë, të cilët financohen nga Soros. Unë komunizmin e kam luftuar me gjënë time, nuk kam asnjë financim përveç atyre të miat”, tha ai gjatë një fjale për mediat.

Që prej orëve të para të procesit të votimeve ndërkohë, ka pasur jo vetëm tërheqje të kandidatëve nga garimi, por edhe raportime për manipulime të procesit.

Konkretisht kandidatja në Tropojë, Feride Rrahmanaj, e cila përmes një postimi në median sociale njoftoi për largimin e saj nga gara.

Kjo pasi sipas Rrahmanajt, ka pasur manipulime me listat e anëtareve dhe simpatizantë të PD-së që do të votojnë në primare.

“Është një fushatë tërësisht e njëanshme ku simpatizantëve dhe demokratëve po u mohohet e drejta e votës, ku edhe pse formularët u plotësuan konform udhëzimit për Primaret nuk janë në listat e votuesve”.

Sipas saj votimi po bëhet me urdhra nga “lart”.

Po ashtu, nga procesi janë dorëhequr Dritan Cani që garonte për Belshin. Ai tha se dëshironte t’i hapë rrugë bashkimit të PD. Ndërsa Kodhel Cala që garonte për Gramshin tha se dorëheqja është paqësore.

Edhe në qytetin e Krujës, dy kandidatë kanë dhënë dorëheqjen: Denis Hidri dhe Ilir Ndreu.

Në qytetet të tjera procesi po vijon normalisht, me një pjesëmarrje të ulët.

Ajo që vlen të theksohet është se nga selia blu nuk ka pasur një shifër zyrtare se sa është numri i simpatizantëve që do të votojnë për primaret.

3 Komente

  1. s
    shpiragu

    Ja dhe primaret votuan .kush fitoj ... askush .Ushfaq 1996 ,kete radh pa rrahje dhe gjak.U zgjodh modeli Amerikan ,por kush drejtoj, Albana vokshi qe nuk di dhe nuk ka bere kurre nje gje te mire per PD .Foli per zgjedhjet e forumit rinor qe ishin nje skandal i vertet, Zonja Kokalari, por kush e degjoj dhe cfar u permiresua te primaret asgje.Kjo eshte metoda qe aplikohet ne PD .NUK KA DHE NUK DO KETE KUURRE drejtesi dhe demokraci .Mendoni te drejtojn vendin Albanat dhe rrumpallat e tjer .Eshte koha te zgjohen DEMOKRATET dhe ta kthejn normalitetin ne PD.

    1. Z
      Zagali

      Keta te PD jane lidhur pas hurit te Sorosit,u ka hyre ne bythe dhe atje mbahen. T'ju rroje dhe ta mbajne me shendet hurin e Sorosit.

      1. Z
        Zagali

        Keta te PD jane lidhur pas hurit te Sorosit,u ka hyre ne bythe dhe atje mbahen. T'ju rroje dhe ta mbajne me shendet hurin e Sorosit.

        Lini një Përgjigje