Kreshnik Spahiu: S’e kuptoj pse çuditeni me primaret

4 Dhjetor 2022, 15:33Politika TEMA

Kreshnik Spahiu: S’e kuptoj pse çuditeni me primaret

Analisti Kreshnik Spahiu tha se ishte e çuditshme sesi primaret po konsideroheshin si një risi.

“Ndryshe nga shumë të tjerë, unë nuk i shikoj primaret si një risi që ndodh për herë të parë në Shqipëri dhe ndonjëherë habitem se vetë demokratët po artikulojnë si një risi që ndodh për herë të parë,” – u shpreh Spahiu në një intervistë për Euronews Albania. 

Ai tha se primaret kanë ndodhur edhe në vitin 1998 kur për herë të parë kandidonte Edi Rama dhe hynte në politikë dhe në një garë elektorale dhe përballë tij demokratët zhvilluan primare me 4 kandidatë.

Besnik Mustafaj, Spartak Ngjela, Bamir Topi dhe Buron Kaceli ishin katër intelektualët e njohur të së djathtës, sipas Spahiut.

“Ka qenë një risi për atë periudhë, por që i shkaktoi humbjen demokratëve,” – u shpreh analisti.

1 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    cuditeme se si nuk e kuptojne keta hajvane primare se plaku i rrjedhur qe ka 9 vjet qe ngeli rrugeve,tall bythen

    Lini një Përgjigje