PD zyrtare: Berisha s’mund t’i regjistrojë kandidatët për zgjedhjet lokale me logon e Partisë Demokratike

8 Dhjetor 2022, 15:43Politika TEMA

PD zyrtare: Berisha s’mund t’i regjistrojë kandidatët

Eksperti për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa deklaroi që aktualisht Komisioni i Ri-themelimit dhe Berisha nuk mund t’i regjistrojnë kandidatët me logon zyrtare të PD.

Sipas Indrit Sefës, ‘aktualisht Komisioni i Ri-themelimit vetëm me logon e PD nuk do të mund t'i rregjistrojë.

Vendimi i kryesisë është që PD do të ndjekë rrugën politike të saj dhe PD zyrtare nuk lidhet me sistemin e primareve’.

Ai e konsideroi vendimin e Gjykatës së Apelit si një cështje më shumë proceduriale, sepse zgjidhjen procesi gjyqësor nuk e jep, se cilat do të jenë organet në PD. 

Për Indrit Sefën, sot ‘PD përfaqësohet nga organet legjitime, njihet si PD e Shqipërisë, me të gjithë strukturën e regjistruar në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe komisioni i ri-themelimit nuk është përfshirë në këtë vendim të gjykatës, përsa kohë nuk do të përgjigjet apeli’.

Sipas tij PD zyrtare ka nisur 4 shkresa gjyqtarit Zhukri, në mënyrë që gjykimi të pushohej, por asnjëherë nuk u morën parasysh.

Për të "gjyqtari Zhukri nuk mund ta shqyrtonte atë kerkesë se ishte në konflikt të pastër interesi, është deklaruar publikisht se ka konflikt interesi sepse bashkëshortja e tij ka qenë sekretare e Z. Berisha.

Z. Zhukri ka marrë dokumentacionin e nevojshëm ligjor vetëm me datë 23 mars 2022 dhe më 25 mars ka dhënë vendimin" tha Sefa në një lidhje direkte me studion e ABC Live.

9 Komente

  1. k
    k

    Prisni Kur të dali fshatari noka ta akuzoje se edhe ky kishte dorë tek atentati i grushtit në bashkepunim me Ramën dhe Sorosin.

    1. D
      Dem Sorra

      Jo ore ti Kari prisni edhe pak se do akuzoje edhe Lulzim Bashen

    2. P
      Prec Ulaj

      Opa, tani Likja e jep me qira vulen, ne kembim te 4 Bashkive. Likja pa asnje anetar, do behet me disa Bashki. Te njejten dredh i beri PDse ne 2013 , kur i mori 19 Deputet dhe 100 mije votues..

      1. K
        Kostika

        Ne 2013 fitoi PS o Preci i Ulajve dhe Iliri beri aleance me Ramen dhe mori ato 20 deputete dhe nja 5 ministri. Mos i ngaterro gjerat

      2. K
        Koli

        Alibytha me vule pa Parti.

        1. l
          l

          Salisuma me parti të zaptuar me forcë dhe dhunë,pa votues.

          1. P
            Prec Ulaj

            Sa te kete Ilir Meten, e ka te zgjidhur vulen Saliu.

            1. K
              Kreshniku

              Sot në 8 Dhjetor, vendosa të publikoj Listën zyrtare e 337 themeluesve të PD-së 1990: FAKTE: Pse i eleminoi Sali Berisha 100% të tyre? Atë mbrëmje dhjetori unë isha atje. Së bashku me Azem Hajdarin dhe Arben Ristanin ishim si përfaqsues të fakultetit shkencave politike-juridike. Papritur erdhi ai së bashku me Gramoz Pashkon. Nuk e njihja por quhej Sali Berisha. Kishte dy kërkesa: 1- Të shpërndaheshim me qetësi sepse sipas tij, demostratat ishin inspiruar nga agjent serb të UDB, 2- Kërkoi që të ishte një nga personat që do shkonin tek Ramiz Alia për takim me grupin e studentve. Kërkesat e tyre ngjallën reaksionin e gjithë studentëve. Dy studentë të arteve na bindën që ata janē spiunë të Ramiz Alisë dhe ne votuam kundër. U refuzuan dhe u fishkëllyen. Pa u zgjatur me histori që i keni dëgjuar me dhjetra here po ju rikujtoj se pas 4 ditësh u shpall Partia Demokratike me 338 themelues dhe firmëtar. Ai u rishfaq sërish aty dhe rrëmbeu mikrofonin pas Azemit për të marr protagonizëm me çdo kusht. Nuk e krijoi ai, madje për kujtesē të miliona shqiptarve, kryetar u zgjodh Azem Hajdari dhe disa muaj më pas i zuri vendin e kryetarit ky me klanin komunist. E mori kontrrollin dhe shfarosi çdo kënd duke shkruar vet historinë. Dikush që po më lexon ndoshta nuk do më besoj por sot s’do bëj asnjë koment sepse fakti me domumente që po publikoj flet vetë. Sali Berisha i eleminoi 100% thelemuesit. Asnjë nga 338 themeluesit e PD nuk janë sot as deputet dhe as antar kryesi të PD me përjashtim të në emri. Ai quhet Sali Berisha. Eleminoi gradualisht të gjithë: Abdi Baletën Petrit Kalakullën Aleksandër Meksin Gramoz Pashkon Eduard Selamin Ridvan Peshkopinë Uran Butkēn Tomor Dostin Tomor Malasin Azem Hajdarin Zenel Hoxhën …..:. dhe 337 Dikush do thotë: “Edhe kēta nuk ishin burra të mirë”. Po mirë o njerēz, të gjithë dolën burra të këqinj dhe vetëm Berisha ishte burr. Jo të nderuar miq. Në rastin më të mirē ai e kishte mision shkatrrimin e disidencës anti-komuniste që lindi në Shqipëri. Në rastin tjetër ai është monstra dhe bespreri më i madh i kombit, madje më i rrezikshëm se Enver Hoxha pasi ky i nxjer në prit dhe u ngull thikēn pa shpine të gjithë miqve. Asnjëri nuk është sot nē parlament. Pa e zgjatur lexoni listën zyrtare e 337 shokëve dhe themeluesve të PD që eleminoi Sali Berisha. (Shkroi: Kreshnik Spahiu) Sent from my iPhone

              1. K
                Korcari

                O oooooo Enkeled!Akoma nuk e ke marre vesh se ne PD nuk te njeh njeri si kryetar. Shtergoje vulen ti se mos ta marin e te ngelet bishti. Regjistroi kandidatet ne PS me mire se aleate jeni. Kur te vijne zgjedhjet Parlamentare do te marresh vesh sa cfare te ka ngelur. Ikin shpejt dy vjet.

                Lini një Përgjigje