Rama: Mjekëve do i paguhen orët shtesë! Do marrë fund shprehja ‘këta të lënë të vdesësh po s’fute dorën në xhep’

22 Mars 2023, 14:47Politika TEMA

Rama: Mjekëve do i paguhen orët shtesë! Do marrë fund

Kryeministri Edi Rama thotë se puna në spitalin publik do të justifikojë shpenzimet dhe mjekët nuk do e kenë më të nevojshme që të punojnë edhe në sektorin publik.

Nga ambientet e spitalit të ri për sëmundjet e brendshme në QSUT tha se mjekëve do i paguhen orët shtesë.

“Puna në spitalin publik do të jetë mundësi për të kryer punë në profesion por për t’u shpërblyer përtej pagës. Në këtë mënyrë do të përfundojë historia e ryshfeteve sepse e dimë mirë që s’është e vërtetë dhe e neverithsme shprehja e rëndomtë sa herë del një mjek përpara ‘hë se këta të lënë të vdesësh po nuk fute dorën në xhep’.

E dimë se realiteti shëndetësor është ndryshe dhe shërbimi jepet dhe merret në kushtet maksimale për të gjithë pa kushtëzuar dhënien e shërbimit.

E dimë që edhe mes bluzave të bardha ka xhagajdurë e të padenjë. Nuk ka pse të paguhet askush nëndorë se mjeku do marrë atë që i takon se do punojë ekstra”, tha Rama.

11 Komente

  1. P
    Princ Vidi

    Ne mes te bluzave te bardha ka edhe ndonje qe eshte i padenje. Por te gjithe kryeministrat e Shqiperise ne demokraci kane qene legena edhe te paafte per postin.

    1. O
      On

      Po po ke 10 vjet o mik..e prape do te....asnje regorme nuk ka ne shendetesi po njesoj...

      1. s
        soni

        bravo per vlersimin qe po i beni mjekeve

        1. J
          Jori

          jemi te sigurt qe do e mbani kete premtim

          1. t
            titi

            duhet te bejm pak me kujdes

            1. S
              Sindi

              Bravo qe po i jepni nje mbeshtetje kaq te madhe mjekeve.

              1. D
                Dea

                Nje rritje mese e merituar,se shqiperia ka shume mjek fantastik

                1. K
                  Kevi

                  Sa mire qe po vleresohen

                  1. O
                    Olsi

                    Lajm shume i mire

                    1. N
                      Ne vendet tjera mjeku nuk te pranon dhe sikur nje

                      Sado shume qe tju jepet nga shteti mjekeve,nuk eshte asgje nga ajo qe ata marin nga pacientet per cdo sherbim,jane super te pagaur po te pangopur

                      1. P
                        Personeli mjeksor,shumica hajdute te te varfereve

                        Ju mungon humanizmi,nuk ju mungojne parate mjekeve

                        Lini një Përgjigje