Nga Ylli Pata
Mbrojtësit e zellshëm në opinion të Sali Berishës dhe Ilir Metës, përdorin si “argument” në qasjen e tyre, një këndvështrim po sipas tyre, se Berisha është shumicë në opozitë, e Alibeaj dhe njerëzit që e mbështesin ata i shërbejnë Edi Ramës.
Variacioni mbi temën se kush i shërbën Ramës që sot është në mandatin e tretë, e ku mundësia për të prodhuar një opozitë të re e konkurruese ka një terren superfertil, është natyrisht i gjerë e mund të diskutohet gjatë e gjerë se kush i leverdis më mirë Ramës e mazhorancës për ta përdorur si gogol ndaj votuesve të pakënaqur të së majtës dhe elektoratit gri.
Por fraza: “ i shërbejnë Ramës” është natyrisht një mesazh i koduar, pasi e kanë me amerikanët dhe europianët, që kanë si interekutor opozitën zyrtare dhe jo Sali Berishën.
Sikur gjërat të mos ishin kështu siç janë, pra që Sali Berisha të mos ishte Non Grata nga SHBA e Britania e Madhe, e i izoluar politikisht nga e gjithë Europa Perëndimore, argumentet e kësaj pjese do të ishin të ndryshme.
Madje deri në 2021-shin i gjithë ky korpus mediatik kanë mbështetur fort idenë se Sali Berisha është larguar plotësisht, e nuk ka përse të bëhet luftë e të llogaritet si faktor. Kur në fakt, doktori jo vetëm që nuk u largua asnjë ditë, por ka qenë faktor determinant në ekuilibrat dhe dhomën e butonave në Partinë Demokratike që nga dita kur dha dorëheqjen vetëm formalisht në vitin 2013.
Megjithatë, jemi aty ku jemi, ku Berisha përveçse i sanksionuar nga Perëndimi, ka edhe hesape të hapura në Prokurorinë Speciale kundër Krimit dhe Korrupsionit, bashkë me familjarët e tij, siç i ka edhe aleati i tij kryesor Ilir Meta.
Megjithë këtë bllokadë politike; si Berisha, ashtu edhe Meta, këmbëngulin të marrin në dorë opozitën shqiptare, duke krijuar kështu një realitet që në fund të fundit është konkret, e ka gjasa të vijojë kështu edhe për një kohë të gjatë.
Synimi i tyre është i qartë; të jenë faktorë politikë në këtë opozitë, për të qenë nesër kur të krijohen kushtet për një rënie të socialistëve nga pushteti, si një levë e fortë e grupimit që do të vijë apo do të kushtëzojë pushtetin e së djathtës.
Një situatë që jo kaq flagrante por në përmasa krejt të tjera ka një ngjashmëri me të djathtën laramane italiane. E cila deri para disa vitesh kishte një mbret të padiskutueshëm: Silvio Berlusconin. I cili që nga viti 1994, e deri në vitin 2011 ishte njeriu që drejtonte gjithçka në grupimin politik të së djathtës si në qeveri ashtu edhe në opozitë. E nga ky pozicion, Berlusconi bënte aleanca dhe lidhte marrëdhënie me pjesë e grupe interesi të shoqërisë e industrisë italiane.
Por me dënimin e tij zyrtar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit për evazion fiskal, si dhe degradimit të imazhit brenda e jashtë vendit, Silvio Berlusconi u rrëzua nga froni por nuk u tërhoq nga politika. Madje drejton partinë edhe sot që është 84 vjeç, i lodhur e i drobitur, kur e kanë braktisur të gjithë njerëzit e afërt që ai i ngriti në postet më të larta politike.
Një nga këto ishte pikërisht Giorgia Meloni, kryeministrja aktuale e Italisë, e cila edhe pse vendi i saj dhe qeveria e saj ka probleme e bëjnnë gafa përditë, vijon e rritet në sondazhe.
Meloni, ishte Ministre për Rininë në qeverinë Berlusconi, nga viti 2008 deri në vitin 2011. Giorgia nuk vjen nga partia e Berlusconit: Forza Italia, por është një militante dhe politikane aktive e partisë së djathtë Aleanza Nazionale, e cila atëherë drejtohej nga Gianfranco Fini.
I cili, partinë postfashiste MSI e reformoi, duke bërë një kthesë 360 gradë, ku u distancua qartë e troç prej periudhës, ideologjisë dhe modelit fashist.
Në vitin 2009, Silvio Berlusconi, krijoi një parti të madhe unike të së djathtës ku bashkoi partinë e tij Forza Italia dhe Aleanza Nazionale të Finit. I cili do të ishte numri dy i partisë së re që u quajt Popolo della Liberta(Populli i Lirisë). Nuk kaloi shumë dhe Berlusconi e zboi Finin pas një përplasje të fortë në forumin kryesor të partisë. Meloni dhe disa drejtues të tjerë që kishin qenë bashkëpunëtor të Finit, e tradhtuan dhe zgjodhën të rrijnë me Berlusconin. Me dënimin e Il Cavaliere-s, i cili kishte edhe procese të tjera mbi shpinë që nga bashkëpunimi me mafian, deri te prostitucioni me minorenë, PDL u shkri.
Meloni dhe ish-shokët e saj të vjetër postfashistë krijuan “Fratelli d”Italia(Vëllezërit e Italisë), frazë që është edhe thuajse kryefjalë në himnin kombëtar Italian. Pra u rikthyen në rrënjët e vjetra të një partie të djathtë nacional-konservatore.
Nga 2012 e deri në zgjedhjet e një viti më parë, pra 10 vjet, partia e Giorgia Melonit mori nga 3.7-4.3% në zgjedhje. Ylli në të djathtën italiane në atë kohë që Matteo Salvini, një ish-komunist revolucionar që u bë një djathtist populist, antieuropian. i cili siç dolën faktet nga media italiane por edhe nga shërbimet skrete amerikane dhe të NATO-s ishte financuar vazhdimisht nga Vladimir Putini.
Edhe pse Salvini arriti të vijë në qeveri në një koalicion të panatyrshëm me populistët e majtë të Lëvizjes 5 Yje të Beppe Grillos, në vitin 2018, ai u largua nga pushteti, pas një manovre të forcave europiane për ta larguar. E ishte pikërisht kjo periudhë kur nisi dhe ngritja e Melonit, e cila padyshim që nuk u rrit vetë, por arriti që të bindë dy grupe të mëdha interesi: borgjezinë e mesme dhe indistrialistët italianë se është ajo njeriu që mund ta mbështesnin, duke qenë që në fillim një properëndimore dhe filoatlantiste e bindur.
E natyrisht nuk kishte asnjë ekuivok apo dyshime që kishte lidhje me Kremlinin. E kështu, të fuqishmit realë në vend, ata që krijojnë opinion dhe mbështesin lobime, fokusuan gjithçka me Melonin për ta dizenjuar atë si lideren e një partie të djathtë por proeuropiane dhe proamerikane e bindur.
Madje, edhe pse Fratelli d’Italia ishte një parti e Romës apo e jugut, lobi industrial i organizoi një konventë të nivelit të lartë në kryeqytetin ekonomik Italian-Milano, ku natyrisht Giorgia Meloni tregoi talent politik dhe në komunikimin publik.
Dhe rezultati: mori 30% të votave në zgjedhjet e vitit të shkuar. Duke lënë në bisht si Lega-n e Salvinit dhe Forza Italian e Berlusconit. Të cilin nuk e pyeti fare kur bëri qeverinë, madje u përpas ashpër me të, kur Silvio donte të merrte ministrinë e Drejtësisë për t’ja dhënë ish-fizioterapistes së tij që tani është deputete. i mërzitur e i mllefosur me “besëprerën” siç e quan Berlusconi Melonin, i prish punë herë pas here. Duke bërë deklarata pro Putinit e kundër Zelenskit, siç ishte dita kur Giorgia vizitoi Kievin.
Meloni, edhe pse pakicë në opozitën italiane, u rrit pasi u tregua faktori më determinant dhe coherent në zhvillimet politike e gjeopolitike. Berlusconi, thjesht ngulmon kot, pasi ai nuk vjen më në krye, por në fund të fundit, të gjitha shpenzimet ai i bën me paratë e tij, pasi është një nga njerëzit më të pasur në vend.
E thuajse në të njëjtin format është sot opozita shqiptare. Berisha nuk ka asnjë mundësi për të qenë një faktor relevant, ai thjesht me ndenjen e tij toksikon mjedisin politik dhe nuk e lë të freskohet. Ndërkaq, daljet e fundit të fakteve mbi lidhjet ruse të partisë së Metës, e kanë bllokuar gjithashtu avancimin e tij, në një parti tashmë të rrënuar.
Nëse ka një mundësi për avancim, ka natyrisht grupimi i Alibeaj sepse është edhe aleat i ngushtë i SHBA dhe BE. Koret antiamerikane mund të jenë të egra sa të duan, por fakt është se në një aleancë politike ushtarake siç është NATO, natyrisht që edhe zhvillimet marrin spunto nga aktorët dhe faktorët e fuqive të mëdha të Perëndimit.
Kur kjo ndodh me Italianë, një vend i madh dhe një nga 7 më të industrializuarat e botës, jo më për Ballkanin e posaçërisht Shqipërinë.
Modelet, zhvillimet, precedentët ndoshta nuk janë mot a mot të përputhshme me zhvillimet tek ne, por janë një orientim për të kuptuar, reflektuar se si ecin gjërat në politikë. Në një dialektikë normale dhe të logjikshme. Por tek ne, kur është fjala për një dialektikë normale e logjikshme, as që bëhet fjalë sidomos aty ku diskutohet politika, ku shahet me libër shpie e argumenti ka ikur me vrap…
Kafshet e shpellave do marrin Model Civilizimin Italian qe eshte 1000-vhet para Neadertaleve o te dhjefte habibi ne qafe bre tru pate !
Të krahasosh politikën Italiane me degjeneratat injorantë shqiptarë që shajnë me fjalët më të pista në parlament, është krim etik,estetik dhe politik. Shkoni more debila krahasohuni me ndonjë shtet të azisë ose afrikës se eshte me i pershtatshëm.Mendjemadhësia shqiptare eshte patologji e perhershme.
Qënka e mirë si fëmër kjo capo governo d’Italia more shokëni.
Si kjo, si Saliu dhe te tjeret, jane opozite e kontrolluar, per hir te dialektikes, qe njerezit te shpresojne e te mendojne qe kur lodhen nga nje parti ne pushtet, te zgjedhin nje tjeter. E gjithe loja eshte e shitur kudo, te dashur komentues. Keta kontrollohen nga e njejta dore, por thjesht luajne teatrin majtas e djathtas, sepse politika eshte Globale dhe drejt nje axhende te caktuar sipas kushteve te vendit perkates, te cilat kurre nuk ndryshojne dhe avancojne implementimin e pergjithshem. Shume njerez nuk e kuptojne kete, sepse mendojne ne hapesira te kufizuara, si psh partia ime, besimi im, qyteti im, shteti im, program i majte apo i djathte. Kjo ne kontrast me Globalistet qe kontrollojne gjithe Politikanet, te cilet mendojne e veprojne pa keto limite te indoktrinimit dhe programimit drejt planit final te Diktatures dhe Rendit te ri Global.
Korrekt...
O gazetar na binde me argumentat e tua per Melonin...po' shiko shqiperine a derezi ... meloni eshte nje e votuar vetem 8 perqind e italianve,..heren e fundit moren pjese ne zgjedhje vetem 37 perqind e atyre me te drejte vote .te gjitha zgjedhjet e saj politike,ekonomike,sociale jane larg premtimeve gjate fushates se e kane nen mbikeqyrje Europa e ShBA, eshte zene mat edhe per rrethanat boterore..mos harro meloni eshte nacioaliste e alleate me le pen,me qeverine hungareze,e polake qe Kane probleme me te drejtat themelore te njeriut,te drejtat e emigranteve ,te punetoreve,e plote te tjera..shqiperia duhet te jete largo cdo modeli te melonit per te siguruar progresin
Rri moj Pate se nuk te beson kush ty andej nga Opozita sa kohe qe ha glasa ketej nga oborri i kryeministrise...
Nese thua se Fini e reformimi MSI ne 360 grade,atehere nuk Ke pse i thua Parti Fashiste.Por Nese ministrat e Melonit dalin me fjalimet e Musolinit ,te mbajtura 90 apo 100 vite me pare dje Mullini i degjon,atehere jemi po' aty,Pra ne Parti Fashiste .Mulliri ,Edhe pas 500 vitesh ,po' mulli do mbetet,do bluaje miser ,grure,sado moderne te behet.Edhe Fini po' ashtu.Ke degjuar per ligjin antipuntor Bosi -Fini ?sa here Vine ne pushtet i heqin nga nje te drejte te firuar punonjesve.Dalngadale po' vjen behar per fashizmin.Dhe ky po serviret si model per Opoziten shqiptare
Çfarë krahaso Melonin me Alibashën!
Degjo o Ylli pata komentues si Xhemali e km etj. qe bejne analize objektive per parite e italianeve. Deri dje na thoje se meloni eshte me rrenje fashiste tani na thuan merrni shemull tek ajo.Kujt i sherben ky arikull prej servili.