Kolegji Zgjedhor vendos regjistrimin në zgjedhje të lëvizjes “Bashkë” të Arlind Qorit

21 Mars 2023, 18:04Politika TEMA

Kolegji Zgjedhor vendos regjistrimin në zgjedhje të lëvizjes

Kolegji Zgjedhor vendosi të martën të pranojë ankesën e lëvizjes “Bashkë” për regjistrimin si subjekt politik në zgjedhjet vendore të 14 Majit, duke rrëzuar kështu vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve si dhe të Komisionit të Ankimimit dhe Ankesave për mosregjistrimin e saj.

Vendimi u mor nga trupa gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët Alma Kolgjoka, Edlira Petri, Manjola Xhaxho, Marsela Dervishi dhe Sokol Ibi.

Drejtuesi i lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, i cili synon të kandidojë për kryetar të bashkisë Tiranë e cilësoi qëndrimin e Kolegjit një vendim që i jepte fund paligjshmërisë dhe padrejtësisë.

“Ky fund fatmirësisht erdhi, pavarësisht makinacioneve që nisën me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjyqtarin famëkeq Zhukri e komisionerin famëkeq Celibashi dhe tre anëtarët famkëqij të KAS-it,” u shpreh ai, duke premtuar një fushatë të pazakontë për bashkinë e Tiranës.

Aktivistët e lëvizjes prej ditësh kishin ngritur stenda nëpër Tiranë për të mbledhur firmat e qytetarëve që Qori të kandidonte si kandidat i pavarur për Bashkinë më të madhe në vend.

Njëra prej aktivisteve, Anxhela Nasto i tha BIRN se në pak ditë kishin arritur të mblidhnin më shumë se 5000 nënshkrime nga 6800 të tilla që i duheshin për të bërë të mundur futjen në garë, nëse as Kolegji nuk do t’u njihte të drejtën për të garuar si subjekt politik.

Lëvizja “Bashkë” u penalizua nga një vendim i vonuar i gjykatës së Tiranës për ta regjistruar si parti politike, i cili u mor në tejkalim të afateve të procesit zgjedhor.

Vendimin e komisionerit Ilirian Celibashi e la në fuqi edhe KAS, duke detyruar aktivistët e kësaj lëvizje që t’i drejtoheshin Kolegjit si shkalla e fundit e ankimimit në procesin zgjedhor.

Aktivistët e këtij formacioni të ri politik protestuan në shkurt para gjykatës së Tiranës dhe gjyqtarit Agron Zhukri, i cili e caktoi seancën për njohjen e këtij subjekti një ditë pas afatit të caktuar nga KQZ për regjistrimin e subjekteve politike.

Por, edhe pas ndryshimit të datës së vendimit nga gjykata, Komisioneri Ilirjan Celibashi nuk pranoi dokumentacionin dhe refuzoi regjistrimin në zgjedhje me pretendimin se vendimi i gjykatës nuk ishte i formës së prerë dhe si rrjedhojë, nuk është i pasqyruar në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

20 Komente

  1. A
    Ali Pasha

    Hahaha Kolegji Zgjedhor po na thoni ju?! Perse nuk thoni se e vendosi ai i gjati apo keni frikë hahah... E ka fitoren ne xhep diktatori i ri, komunisti pa teste partie por qe ushqehej nga testja e te atit bashkë me Ilirin, kurse Sala nga testja e vet per 25 vite rrjesht duke ju krehshue Enver Hoxhes sa herë i kalonte pranë. Lum Shqipnia dhe shqiptarët, ato qe ju kanë mbetur akoma neper kembë, pa ikur behet fjala..

    1. Z
      Zot na fal cfare ke krijuar !

      Rrofte Arlindi ! Me ne mbaruan hallet e Tiranes.

      1. P
        Phoenix

        Ky eshte kamikaz i Erion Veliajt, qe te djege votat kunder ti, sepse e dine qe ekstremistet e majte e te pakenaqur, nuk votojne djathtas. Jo se vota ben ndonje ndryshim, sepse nje jane ata si majtas e djathtas, por ju duhet teatri i zgjedhjeve e shifrave qe te justifikojne maskaraden e zgjedhjeve per Bashkite. Ja kane gjet dhe fiks emrin, Qorri. Qorrat do shkojne te qorri. Gjeja me mire eshte ti bojkotoni zgjedhjet, e te mos shkoni te votoni asnje. Ata e kane kopsitur tashme se kush do ta rimare Bashkine, dhe vota nuk ka asnje lloj rendesie. I bojkotoni qe tu jepni mesazhin e duhur, se nuk beheni pjese e lojes se tyre te ndyre.

        1. S
          Shqiptari

          Ka bere mire ta provojne njehere veten matrioshkat e Albinit .Mbasi i zgjidhi problemet e Kosoves a do marre pjese ne zgjedhjet shqiptare ? Jo per gje po ky mbaron pune per se mbari.

          1. G
            Gogo Nushi

            Albinit ti rruaç karin dhe ti hash munë ore palaço patronazhist serborus.

          2. Roberto

            Edhe kete plehun kishim mangut ne???? Votoni,votoni,votoni zagarin Qorri.

            1. P
              Posi

              Epo tani priteni Qorrin kur te behet Kryetar !!!

              1. s
                sapa

                Nuk do ishte keq qe shqiptaret e ndershem ta provonin me vote edhe kete fat cilido qofte ai!

                1. O
                  Oooo hohhahaha Banda e Qorrit !

                  o te dhifte sala ne syze inshallah ,kur u bo ene qorri ej haaaaaaaaaaaaahahahahaahhahah

                  1. s
                    sexho

                    Ahaaa vetem qorrat do votojne per Qorrin...

                    1. D
                      Demokrati me mend ne koke

                      Berisha Rama Meta presion te madh gjykates kqz kas per mos te regjistru ata qe nuk jane te tyre. Katowica vazhdon. Tani amerikanet kane 2 alternativa kujt te ja japin pushtetin. Alibeaj dhe Arlind Qori.Rama bie brenda ketij viti. Rrotacioni komunist mbaroi perfundimisht. Urime Arlind dhe Enkelejd. Zoti ju ndimofte e ju udhezofte.

                      1. k
                        kacidhja

                        une voten do e hedh per ARLINd QORRIN eshte e reja e politikes shqiptare i paster ne maksimum

                        1. H
                          Hiç, ja ashtu kot.

                          Ti e ke pare kur lahet keshtu, apo si?

                        2. ¿?

                          Mo Qorri, po perse nuk ia ve Partia e Punes (E Rindertuar) e Shqiperise, edhe vete nderroje emrin beje Anwar Sadat Hoxha. Budall!

                          1. k
                            komentues i perhershëm i Meros

                            Une e pershendes, por ne qoftese keta e kane vetem per monopol te tyre per tu gjendur edhe ata ne politike, kjo eshte ndjella keqe sepse shpeshe Arlind Qorri, pavaresisht ashpersise tij qe shpesh bie ne sy jo per mire, ka mundesine qe te bej diçka ndryshe me mbeshtetje te atyre qe ka prane. Eshte jetike sot per nje ndryshim ne politiken shqiptare, eshte domosdoshmeri . Ne qoftese ne kete levizje nuk ka edhe mosha pak me te medha qe te ruajne ekuilibrin, do te jete flluske sapuni. Bashkesia shqiptare po nuk alternoi ne politike gjithe shtresat dhe mbi bazen e tradites te ngrere vizionin per politike, s'ka te ardhme; do te vazhdoje si ka vazhduar.

                            1. N
                              Noci

                              Per te votuar nje person duhet te kemi parasysh sa mbeshtetje ka partia e tij dhe sa fonde siguron per te realizuar programin.Perfaqesuesi i PD eshte i varfer per kete pune kurse ky Qorri eshte super i varfer se ky akoma nuk ka parti.Kjo ndodh sepse e tille politike eshte ndjekur ne vendin tone ku qeveria ndihmon atabashki qe jane te sajat .Mjafton te shikoni Shkodren e te marrim me mend çbehrt ne Tirane Ponik fitoi qeveria

                              1. G
                                Goliku

                                Kam menduar se, vetëm PD është qorruar por, paska edhe më keq, paska një Qorr tamam. Hajde Qorri i ri, merr edhe ti ca para nga xhepi i popullit, edhe ti ishe mangët.

                                1. O
                                  Olti Hipoptam Curri

                                  Nqs Erion Veliaj qe e kemi votuar gjithmone familjarisht kete here nqs nuk heq taksen hileqare dhe hajdute gjoja te perkoheshme te arsimit nuk do votojme fare por nese votojme do votojme Arlindin dhe behet fjale per 7 vota.

                                  1. l
                                    liri

                                    Dikush thote se "qorrat" do votojne per Arlind Qorrin. Po edhe une jam nje "qorr" qe kam votu per te majten deri tani,e cila ka devijuar nga rruga e se majtes dhe duke qene se ka nje opozite te coptuar ,pa ide dhe alternativa,ka te ngjare te rri gjate ne pushtet,e cila mund te shkaterroje elementet baze te pluralizmit,sic eshte rotacioni.Prandaj si "qorr" qe jam,do t'ja jap nje alternative te re te majte ne cdo rast,mjaft qe te prishen ekuilibrat e nje pushteti absolut dhe Arlind Qorrin per aq sa e kam degjuar,eshte nje fryme e re,qe duhet perkrahur,packa se ne politike qe te nxjerresh "pak koken lart",duhet te kalosh shume rryma te nendheshme dhe te besh shume marreveshje e pakte,nganjehere edhe me djallin ,qe te konfirmohesh ,te behesh faktor e te ecesh perpara,aq me teper te fitosh dhe aq me teper qe ne Shqiperi eshte e veshtire te garosh nese bazohesh vetem ne vlerat qe perfaqeson.

                                    1. P
                                      Populli.

                                      Kur drejtesia te bjere mbi vete punonjesit nga te cilet presim drejtesi atehere do themi se po vendoset drejtesia.

                                      Lini një Përgjigje