Fatbardh Kadilli: PD duhet ribërë, të largohen ata që e përçanë!

21 Mars 2023, 20:15Politika TEMA

Fatbardh Kadilli: PD duhet ribërë, të largohen ata që e

Ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli ka deklaruar se PD duhet ribërë, duke larguar shkaktarët e përçarjes.

Në një intervistë për Report TV, Kadili hodhi poshtë zërat se ka marrë ofertë për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, por thekson se edhe nëse do e kishte, nuk do e pranonte kurrsesi.

“Nuk kam ftesë dhe as nuk kam për të pranuar nëse vjen një ftesë sepse kur kam shpallur synimim për të garuar për Tiranën kam pasur synim që të isha kandidat o 2 palëve të PD, jo të një gjysme të një PD, nuk doja të isha pjese e çarjes së partisë”, tha Kadilli.

Duke refuzuar që të japë një numër, Kadilli tregoi se e sheh PD në garë për shumë pak bashki në 14 maj. Në këto kushte ai thotë se pas zgjedhjeve, përgjegjësit për humbjen duhet të largohen. E kur i referohet përgjegjësit, e ka fjalën që nga kryetari i partisë, te deputetët dhe të kryesisë.

“PD e konsideroj në garë në shumë pak bashki dhe ata që u mburrën se do ia dalin dot, të largohen. Votëbesim i kryetarit, i deputetëve dhe kryesisë, sepse me vetëdije të plotë i shërbejnë dhe e dinë që do i lënë shqiptarët pa opozitë”, tha ai.

Kadilli u shpreh kritik për të dyja palët në PD. Për grupimin e Enkelejd Alibeajt thotë se janë shumë burokratik, që nuk kanë asnjë arsye politike pse ekzistojnë, përveç vulës, e ndërsa për PD-në e Sali Berishës tha se po i shet kandidatët e tij, si të dalë nga primaret.

“Diskutim burokratik. Ky menaxhim burokratik, nuk është politik, njeriu garon kur ka qëllime politike, 1 vit nga drejtimi i Alibeajt nuk kam parë politik, asnjë iniciativë që dikush të thotë “po, ka bërë këtë gjë”, përveç sjelljes burokratike pse ekziston thjesht se ka vulën, cila është politika. Nuk kanë arsye politike. (...) Kandidatët që i zgjedh kryetari i partisë pavarësisht se bën sikur i ka nxjerrë me anë të primareve. Duhet parti më e madhe se kryetari, një parti më e madhe se vetvetja”, shtoi ai.

Në fund, ai tha se do e konsideronte fitore nëse PD-ja do të fitonte 1 bashki më shumë, por një gjë të tillë, për Kadillin duket e pamundur. 

3 Komente

  1. T
    Tani

    Ky hajvani ngeli duike bertitur:Te ikin ata qe kane vota se nuk na zgjedhin ne qe skemi po siken ata.Lol,

    1. F
      Fuad Cela Verzheshtes

      Shoqa Bardha Kadillaricka yzmeqare i Spiunit Genca Rulit dhe Spiunit Artan Hoxha shko bej shurren..

      1. I
        I PABUKSI

        Te gjithe ne PDkane 2 vjet qe perrallisin duhet duhet dhe vetem duhet te ikin po duhet te ikin te gjithe po ku te shkojne ???

        Lini një Përgjigje