Sulmi ndaj policisë në veri, Borrell: Të tjerë janë në rrezik, autorët të përballen me drejtësinë

24 Shtator 2023, 14:10Rajoni TEMA

Sulmi ndaj policisë në veri, Borrell: Të tjerë janë

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka reaguar për sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës, ku një efektiv u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Zyrtari i lartë evropian shprehet përmes një postimi në rrjete sociale se autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë.

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur.

Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë.

Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë. EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in.

BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës.”, thotë Borrell.

4 Komente

  1. F
    Fashitet e BE-se nxites te Konfliktit !

    Sulmet ,penalizimet ,Sanksionet , armiqesia ne Deklarata kunder Kosoves e cila eshte Viktima e Krimineleve Serb jovetem ne lufte ,pra mbeshtetja Morale qe Nderkombetaret i japin vazhdimishte Klyshit te Milloshevicit Banditit Buzvicit Vucic , akuzat qe ne menyren me Ta papranushme Nderkmbetaret BE-ja ja delegon Kurtit ______ po nxisin Kriminelet Serbet te hapin nji Konflikt te dyte ne Europe i cili fale Politikes se Nderkombetareve duket i pashmangshem . Shqiptaret duhet te armatosen me cdo cmim sepse Hienat rreth Shqiperise po nxiten nga Djalli kunder Shqiptareve me te gjitha menyrat

    1. T
      T

      Kshu esht kur i krifni bishtin serbise ,Europa amerika e Rama bashke.

      1. e
        emigranti

        Po z. Borell autoret te kapen e te ndeshkohen thua zotrote, po c'ti besh faktit qe kriminelet pas kryerjes se aktit barbar jane strehuar ne Serbi ( nga kane ardhur me mision ) . Dhe ju do te vazhdoni te njejten gje te thoni se fajin e ka Kurti, se me pare se Serbia te pranoje krimet e kryera ne Kosove nga ana e saj, duhet te lejoje asosacionin sic e deshiron Serbia, ne menyre qe kjo e fundit te vazhdoje te mos e njohe Kosoven dhe te vazhdoje me provokime te tilla deri sa ta destabilizoje ate qe pastaj ta gllaberoje. Pastaj di ajo si te sillet me shqiptaret. Pa ndryshuar qendrimi juaj ne drejtim te Serbise nuk do te kete qetesi gjithe rajoni dhe me tej.

        1. Y
          Yyyppp Xhixhi

          Te shkerdhefsha c’te permban pragu o evgjiti europes dhe pak e ke, shkerdhate hispanike.

          Lini një Përgjigje