
1.
Kosova âsht e pavarun dhe sovrane, falë intervenimit ushtarak amerikan dhe të NATO-s, kundër forcave të Sigurisë të Serbisë dhe âsht e pavarun e sovrane aq sa do Amerika.
Pra Kosova âsht çashtje ushtarake dhe jo e retorikave politikaneske, amatore e të verbëta.
Sovranizimi i Kosovës nuk mund të maturohet pa ShBA-në dhe BÉ-në.
Sepse drejtësia nuk mund të vëndoset pa fuqi.
2.
Ulni armët. Uluni n’dialog për ni zgjidhje paqësore e demokratike, në suaza të konstitucionit kosovar. Thirrni aleatët e Kosovës, koordinohuni ngusht me ta, e mos lëshoni deklarata t’pamatuna, sepse lufta pa NATO-n, në ni zonë ndikimi të NATO-s, nuk fitohet.
Ndërsa në luftën kundër terrorizmit Kosova nuk do të jetë vetëm.
3.
Polici hero Afrim Bunjaku që ra në mbrojtje t’Atdheut të nderohet me ceremoni shtetnore e pietet, ndërsa deklaratat luftënxitëse të injorohen me forcën e arsyes.
4.
Tashma nuk kemi t’bâjmë me rebelim e banda kriminale, por me organizatë terroriste, Brigadën e Veriut, si krahu ushtarak i Listës Serbe që me mjete terrori synon realizimin e Asociacionit.
Pushteti duhet të thërras në tryezë Listën Serbe si pjesë e Kuvendit (përgjegjësia gjithmonë asht politike) dhe t’ia bâj me dije në mënyrë të preme: Terrorizmi nuk kalon!
Autorët (edhe me ndihmën e aleatëve të Kosovës) do të kapën dhe forca e ligjit do të veprojë mbi ta.
P.S.
Në anën tjetër duhet demasku intenca e secilit politikan që t’i lajë duert me gjakun e policëve kosovarë!
Hajde shqipe , hajde , te kap dhimbje koke ta lexosh . Si lum neve per shqiptaret e Kosoves , qe na "zbukurojne" gjuhen .
Banorit të Tiranës i bashkangjitet edhe tetovari2. Halil Matoshi ti dhe gjithë të tjerët që ignoroni gjuhën e unifikuar shqipe jeni përçarës të kombit shqiptar.Ju jeni si "molëzat"që ngrijnë,coptojnë çdo gjë në errësirë!
Këta që e shkruajnë gjuhën shqipe në këtë mënyrë janë kundër Shqipërisë së bashkuar dhe hedhin poshtë me injorancën e tyre gjithë luftën e shqiptarëve për bashkim.
S janë Brigada të veriut Matosh, po bash Brigada të Borellit e Lajçakut e Vuçiçit..!