Vijon zjarri në pyllin e Pishporos, prefekti i Fierit: Kemi tërhequr herë pas here trupat për shkak të rrezikut

30 Shtator 2023, 12:41Sociale TEMA

Vijon zjarri në pyllin e Pishporos, prefekti i Fierit: Kemi tërhequr

Prefekti i Fierit, Lefter Shehaj ka folur për situatën serioze me zjarrin në pyllin Pishporo të Fierit.

Shehaj thotë se zjarrfikësit kanë dhe efektivët kanë qenë në luftë me flakët, ndërsa tha se herë pas here janë detyruar edhe t’i tërheqin nga aksioni pasi janë në luftë me flakët.

Shehaj shtoi se prioritet kanë qenë banesat dhe momentalisht nuk rrezikohet asnjë.

“Zona është e mbrojtur, kjo situatë ka 5 ditë që po e ndjekim. Kemi aktivizuar mjete zjarrfikësve.

Zjarri është në kurorë, që na ka vështirësuar shumë punën në terren.  Kemi tërhequr edhe efektivë herë pas herë pasi rrezikohej jeta e tyre nga zjarri.

Banesat, stanet kanë qenë prioriteti ynë. Kemi ndërhyrë edhe gjatë natës. Aktualisht nuk kemi problematikë. Ne kemi aktivizuar të githa kapacitetet tona me zjarrfikëset”- tha prefekti.

1 Komente

  1. R
    Raimond Vlonjati

    Po c;ne Fieri aty, Pishporo eshte e Vlores

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje