Shqipëria arriti një kualifikim historik për në Europianin e Gjermanisë në 2024, duke e mbyllur Grupin e në vendin e parë. Gjithsesi barazimi me Ishujt Faroe nuk e gëzoi aspak Redi Jupin, i cili e shikon si humbje. Sipas tij, kjo Kombëtare nuk është më e fortë se ajo e 2016-ës, duke parë dhe kundërshtarët që ka pasur përballë ekipi i De Biazit.
“Unë sot (dje) e pash kështu ndeshjen, që kjo është një humbje do na vlejë pak. Humbje, jo barazim. Një preformancë e dobët, jo e mirë. po të jemi inteligjentë dhe po ta marrim në sensin e duhur mund të na vlejë shumë. Unë kam idenë që kjo Kombëtare ka disa pika fikse dhe disa lojtarë që janë shumë të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm. Në opinionin tim janë 5 lojtarë, kurse të gjithë të tjerët janë në balotazh. Heq njërin, vendos tjetrin nuk është s’e bën ndonjë ndryshim. Këtë 5-she nuk do e them tani, por do e nxjerrim. Janë 5 lojtarë të cilët janë të nivelit të lartë, të cilët kur janë në ditë të mirë, kur funksionojnë siç duhet, neve na bëjnë një Kombëtare solide, e cila mund të përballet me këdo.
Sot (dje) kësaj 5-sheje nuk iu kërkua që të ishte në nivel. Ky është një ekip që më tërheq. Ka shumë pika pasimi. Lojtarë me koefidencë, të cilët dinë kur duhet ta mbajnë, ta pasojnë, t’i japin kohë skuadrës. kaq lojtarë bashkë në të njëjtën kohë, nuk i kemi pasur gjithmonë. Edhe në 2016 ajo skuadër kishte shumë pika pasimi dhe shumë lojtarë të rëndësishëm të cilët pa ata nuk do shkonim atje ku shkuam. Por këta kanë pasur me vete rezultate më bindëse, kanë pasur me vete mbase dhe kundërshtarë jo të parezistueshëm. E patë dhe ndeshjen e sotme, edhe një skuadër modeste si Ishujt Faroe dhe në momentin që ata luajtën ashtu siç duhet na vunë në vështirësi, mund edhe të na shënonin, kishte probleme për t’i marrë topin në momente të caktuara.
Tani shpresoj të ketë qenë mungesa e motivimit për t’i bërë këto gjëra me patjetër. Të na shërbejë e gjithë kjo situatë. Unë mendoj që neve nuk jemi ata të mrekullueshmit që menduam në momente të caktuara. Edhe ato ndeshje që ne kemi luajtur mirë dhe kemi marrë tre pikët kemi pasur probleme brenda, por nuk mendoj që jemi dhe këta sot që të jemi të barabartë me Ishujt Faroe. Duhet të gjejmë pak balancat”, u shpreh Jupi në pjesën e parë të “Procesit Sportiv”.
Më pas ai shtoi: “Unë nuk jam dakord që kjo Kombëtare është më e fortë se ajo e 2016-ës. Është më e mirë, por kjo Kombëtare duhet akoma ta arrijë Kombëtaren e 2016-ës. Kombëtarja e 2016-ës ishte në një grup eliminator gati-gati të pamundur. Ne aty kemi pasur Portugalinë, e cila e mbylli me pikë të plota kësaj radhe. Serbia e 2016-ës në përfundim të kualifikueseve ishte një skuadër shumë e fortë, me lojtarë shumë të talentuar, por dhe ata kishin problemet e tyre, ato përplasje politike. Nuk ishte aq komod për UEFA-n dhe politikën europiane. Ishte dhe Danimarka mos të harrojmë, e cila nuk ishte në një moment mjaft të mirë, por qe një skuadër shumë e fortë. Kemi luajtur në një grup gati-gati të pamundur. Edhe me ndihma anësore, ne arritëm të kalonim.
Në eliminatoret e këtij sezoni kemi bërë shumë më mirë se në ato të 2016-ës, por duhen pasur parasysh dhe kundërshtarët që kemi pasur përballë. Ajo që arriti kjo Kombëtare dhe që arriti kjo është Europiani. Tre ndeshje në Europian të asaj skuadre, ishin perfekte të treja. Fituam me Rumaninë dhe bëmë dy ndeshje shumë të mira si me Zvicrën, si me Francën. Gjithmonë kemi pasur këto diskutime. Unë e di si kemi shkuar në Europian në 2016, por në ato tre ndeshje u legjitimua e gjithë ajo që u bë në eliminatore. Kanë qenë tre ndeshje të luajtur në mënyrë perfekte. Zvicra ishte një skuadër shumë e fortë, që në ato eliminatore mori 30 pikë. Unë jam i kënaqur dhe më pëlqen skuadra që është ndërtuar tani.
Silvinjo ka përfshirë në skuadër disa lojtarë shumë të rëndësishëm që nuk i kemi pasur përpara këtij edicioni. Bajrami dhe Asllani janë dy lojtarë të nivelit europian, të cilët ne nuk ditëm që t’i përfshinin më përpara. Asllani është një lojtar të cilin ne nuk e provuam më parë në këtë pozicion, përpara mbrojtjes, një lojtar në atë treshen e mesfushës. Është një lojtar i rëndësishëm që mund të konkurrojë me lojtarë të nivelit europian. Po ashtu Bajrami, ne zbuluam që është një lojtar shumë i shpejt dhe që godet shumë mirë. zbulimi i Mitaj që është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë që ne kemi pasur. Portën që e kemi shumë të sigurt. Është Asani që ka qenë një zbulim shumë i madh i kësaj. Unë pres dhe Brojën. Kemi bërë shumë mirë në këtë eliminatore, por në Europian lojërat janë të tjera. Nuk janë më këta kundërshtarë, rritet niveli i të gjitha ndeshjeve. Dhe kur ndeshjet forcohen, duhet të kemi dhe lojtarë të nivelit europian.
Pra ne duhet të kemi Brojën pjesë të grupit. Duhet ta përfshijmë Balliun. Nuk kemi ne 23 lojtarë. Në 15-16 lojtarë i kemi të nivelit të mirë të cilët mund të konkurrojnë të futen në skuadër. Zgjedhjet janë të kollajta. Politikisht janë të vështira, për të mos prishur frymën e grupit” përfundoi Jupi.
Rrespekt Jupi
Te paret per te dhene mend, te paafte per te bere ate qe ben Silvino. Cinike e xheloze.
Sylvinjo eshte idiot, ndersa ky Redi Jupi foli shume mire .Sylvinjo nuk njef futbollistet ai fut Dakun ne sulm kur Daku eshte komplet i pa afte, lojtar fshati se nuk di as te stopoje nje top. Daku eshte nje turp
Bole ke ne vend te truve? Shan dhe ate trajner qe te nxorri fitimtar ashtu sic shan ate qe te nxorri humbes. Te gjithe ulen ne karrige dhe japin mend me kompetence. Tamam llum
Ti moj ketu poshte qe na mburr Dakun qe ishte nje turp . Ai nuk dinte me te thjeshten , nuk stoponte dot nje top qe i vinte Ne fakt keta te Kosoves duhen ndjekur jashte Kombetares se keta veprojne si klan , lozin vetem me njeri tjetrin dhe nuk ju pasojne te tjereve . Edhe ne kete ndeshje kosovaret pasonin vetem tek njeri tjetri. Tha mire nje komentues ketu qe “Kosovaret kane hackeruar Kombetaren tone”. Edhe ketu ne komente keta te Kosoves mbrojne vetem njerezit e tyre, pavaresisht se ata lozin keq fare. Daku ishte nje turp i gjalle . Ata ne mesfushe nuk shiheshin me sy , ishin komplet te bllokuar . Ai Gjimshiti ishte komplet rremuje nuk organizonte dot fare dhe nuk markonte dot asnjerin. Edhe Assani u bllokua fare , por qe Assani eshte nje perjashtim se po te ndihmohet los mire Muci esht i shkelqyer por lozi vetem 5 minuta , dhe nuk i pasonin keta Klan Kosova , por dhe aq sa lozi kuptohej qe kishte klas ne loje . Po ashtu Balliu shum i mire , gjithashtu Mucollari shum mire . Uzuni ishte i levizeshem por mesfusha e Klan Kosoves nuk i pasonte Uzunit pasonte vetem rek Daku lopcari ——— Duhet qe tifozat e Shqiperise te kerkojne te futen ne mesfushe vetem lojtatet e Shqiperise , sepse kosovaret lozin vetem per njeri tjetrin . Ata jane shume armiqesore ndaj sulmuesve nga Shqiperia dhe nuk ju pasojne fare fare
Daku te dha sigurine e 3 pikeve me Polonine o idiot! Daku dje ishte i vetmi bashke me Bajramin dhe Asanin qe ben dicka qe i vinte era futboll. E vetmja goditje e rrezikshme ne porte erdhi nga Daku. I vetmi kombinim i bukur erdhi nga Daku dhe Asani me kte te fundit qe beri nje goditje shume te bukur por qe fatkeqsisht u devijua nga mbrojtesi kundershtar. Sulmuesi me vk qe ka kombetarja dhe qe e vertetoi dhe mbreme eshte Uzuni. 60 minuta lopcar ne fushe! Pas tij vjen lopcari tjeter Asllani qe nuk di te beje nje vertikalizim sic duhet. Ky mesfushor qe di te pasoje topa vetem tek mbrojtesit dhe tek portieri, topa qe i pason dhe gjyshi im nese e fut ne loje. Mbreme pam dhe Bare tapën, as shpejtesi,as teknik,as vizion loje. Vec humbje topi dhe asnje mundesi per te fitu ndonje dyluftim, ne ajer jo e jo sepse eshte i gjate 1.1 por as ne toke jo. U fut dhe Muci qe ti e dashuron jasht mase, tentoi nja dy here te dribloje dhe humbi topin dhe veten. Nese deri ne prill nuk i therret vetes kam frike se do perfundoje jashta listes. Cikallesh k@ri sa u fut beri faull e mori te verdh. Ky eshte ok vetem per stol dhe te futet ne 15 minutat e fundit! Kaq! Laci dhe Gjasula fizikisht jan te forte por nuk jan per titullar. Mbreme nga gjithe ata qe nuk kan luajtur shume i vetmi qe eshte disi ok eshte Balliu. Broja Daku Seferi dhe Muja jan per ne Gjermani. Uzuni absolutisht qe JO! Muci dhe Cikalleshi momentilsht jan me shume JO se po.Mucolli nuk e dim se nuk i kan dhen mundesi te luaje! Mesfushor per ne Gjermani jan te sigurt BAJRAMI ASANI RAMADANI. Asllani ne Stol, meriton vec 15 minuta ne fund si tek Interi sa me vonu lojen, s'eshte per gje tjeter. Abrashi ben me shume pune se ai,te pakten prish lojen e kundershtarve. Gjasula dhe Laci per ne stol nese nuk gjejm me mire. Mbrojtja HYSAJ GJIMSHITI KUMBULLA MITAJ/MIHAJ Me kto lojtar titullar mund te behet dicka ne Europian, perndryshe do na konsiderojne vetem si skuader ideale per te permirsu sa me shume "golavarzhin"! More vesh o Raimond k@ri!
Nese vjen Broja ne forme , Uzuni jashte .Me vjen keq qe e them kete per te se eshte djale dhe futbollist i mire i cili perskuadren jep shpirtin por nuku e di si e ka hallin qe me kombetaren nuk po i del loja .
Redi Jupi eshte shume i sakte dhe kopetent bile i bute,dje kombetarja ishte e turpeshme dhe skandaloze nuk e meritoi festen qe u organizua per te.
Pamvaresisht rezultatit te djeshem kjo kombetare merton respektin me te madh ngs te gjithe.Ne vecanti stafi drejtues me ne krye Silvinjon.Cdo kombetare ka masur meritat e veta ne kohen e vete e respekt per te gjjthe ata qe kane veshur ste fanelle.Nuk jam dakort me asnje qe mundohet te krahasoje kombetaret ne periudha te ndryshme.Nje veprim i tille sjell percmim si per ata qe na kane perfaqsuar me perpara e ketyre qe jane sot.Dikujt duhet ti sherbeje kjo dasi .Hidhini posht me percmim keto teza.Perfaqsuesit e kombetates kane qene e do te jene gjithmone te respektuar e te nderuar ne cdo kohe.Cunat e kombetareve mos ja vini veshin mender ketyre analisteve qe mundohe te na japin mend e nuk kane as nje gram per vete.Ti o analist i famshem cfare ke arritur me shume nga ata qe e kane veshur kete fanelle e nga ata qe po e veshin tani.Ja po ta them une ne krahasim me ata e me keta nuk ke arritur asgje.Para cuna per ne Gjermani e beni me te miren tuaj te mundeshme dhe keni per ta bere.Ca do thote ky analiste kur ju te arrini te kaloni edhe grupin ne Gjermani.Vec lajka do ju beje e do te thot e kam thene une.
Shtese per cunat e kombetares.Ne kohen tone thuhej "realizimi i planit eshte detyre tejkalimi eshte nder."Edhe nje here bravo cunave te kombetares.Ju e bete me se miri detyren tuaj.Ca te arrini me shume eshte super fare.
U nis nga nje ndeshje,e fundit ne grupin ku u vleresuam ne vend te pare,ne nje ndeshje te renduar psikologjikisht,e te lodhur fizikisht,me nje kundershtar qe nuk humbiste asgje. Ekipe te medha,dhe nuk jane ne te njejtin nivel ne cdo perballje..Gjermania u mund nga Turqia,Anglia barazoji me MVR Kombetarja eshte grup kompakt dhe merritoji vendin e pare,jo si ne perballjet e kualifikimit te De Biazit. Tranjeri ka harmonization lojen kolektive,I njeh karakteristikat e lojtareve,cka flasin rezultatet. Ne shqiptaret per nje moment,bejme ate qe e shprehim filozofikisht..E bejme si puna e Lopes.. Kombetarja jone,e do Brojen dhe Broja e do kombetaren..llafe mbeten te tjera.. Trajneri me stafin na beri krenar..le ta mbeshtetim,dhe me kritika,por jo per te folur me xhelozira.
Silvinho duhet të shpallë PAVARËSINË nga Armando Duka! Ajo stema që u postua ishte turp i gjallë! Pse duhej fotoja e atij batakçiu? Madje dhe në krye! Në këtë ndeshje Sivinho bëri qokat e Armandos, shleu disa nga “detyrimet” e këtij. Po e dëgjoi edhe më tej, do përfundojë si Edi Reja, pa lavdi. Redi e ka drejt, pësuam një humbje. Do Zoti Silvio e kupton.