E vërteta është se ka kohë që njerëzit presin kompletimin e qeverisjes së RE, qysh mbas fitores së 23 qershorit…
Shumë kohë e gjatë për ata që votuan ndryshimin, gjithashtu e shkurtër për ata që prisnin largimin sepse ka plot njerëz të bindur për vetëlargimin e tyre.
Pas posteve ministrore, pasoi një pauzë, e cila u duk gjithashtu e gjatë (gjërat e reja zgjasin në kohë).
Padurimi që rëndom është prezent tek njerëzit që presin ndryshime, dhe këto sigurisht fillojnë me emërimet e reja, duket se po ia le vendin kritikave…
Pavarësisht çfarë thuhet për emrat e përveçëm, mbi gjithçka rreth të emëruarve, tendenca është të arrihet e vërteta. Cila është e vërteta e këtyre emërimeve?!
Realisht, për të vënë në provë realitetin, atë duhet ta shohësh në litarin e tendosur: Kur të vërtetat të ndodhen si në litarin e tendosur të një akrobati, janë në rrethanën më të mirë për t’u gjykuar. Pavarësisht kësaj, gjykimet kanë nisur pa i pritur ato të renditen në atë formë, që i bën më të lehta e më të sakta gjykimet e kjo ndodh për shumë arsye.
Opozita nuk ka ndryshuar sjellje, por fillon që në fillim me vlerësime qëllimisht jo të pëlqyeshme, duke i paracaktuar të sapoemëruarve një fund sa më të keq për ata vete e si rrjedhojë një dështim të qeverisjes së RE, me sa duket interesat e vendit nuk janë fare temë për opozitën.
Disa nga të rinjtë që sapo janë emëruar për të drejtuar sektorë të rëndësishëm dhe të vështirë, sigurisht të befasuar nga keqvlerësimet sepse normalisht në këto raste priten vetëm urime, qoftë edhe hipokrite nga opozita për të mirën e vendit, pati kundërpërgjigje.
Është e guximshme të kundërpërgjigjesh ndaj kujtdo, kur je në momentin e startit si akrobati kur sapo fillon të performojë. Ai përqendrohet i tëri tek ekuilibri dhe pastaj tek veprimet qe duhet t’i sinkronizojë njëri-pas tjetrit dhe kur performanca vlerësohet vijnë pa dyshim duartrokitjet.
Është e qartë se të rinjtë janë optimistë, përvoja jo gjithmonë vlen për sukses, ndërgjegjja është ajo që i shtyn ata në vetëbesim dhe reagojnë shpejt ndaj ngacmimeve..
Ndryshon sjellja e brezit të mesëm, ata janë skeptikë për shkak të rrugës shumë të vështirë që kanë bërë deri sa të mbërrijnë aty ku këta të rinj kanë pasur fatin, dhe natyrisht në vend të optimizmit ata mbajnë kokën ulur, ndonjë vlerësimi negativ i përgjigjen në heshtje me ndonjë psherëtimë, hapi i tyre është më i matur dhe ata presin derisa të gjitha gjërat të vendosen në litarin e tendosur, sepse e kanë të qartë tashmë: Rruga e paradoksit është rruga e së vërtetës.
Prandaj populli që e votoi këtë mazhorancë kaq të madhe, në veçanti duhet të presë me durim dhe vlerësimet t’i marrë me rezervë, sepse duhet ta lejojmë qeverinë të kompletohet e pastaj kur ajo të fillojë të ecë me ngarkesë të plotë mbi litarin e tendosur, gjërat do të duken më mirë dhe puna e saj do të vështirësohet, prandaj asnjëherë nuk mund të bëhen vërejtje pa e parë performancën deri në fund. Pas kësaj, zgjedhësit kanë në dorë të ndryshojnë me votë, ndërkohë secili duhet të mendojë për të nesërmen. Vitet ikin shpejt!
Ikin vitet se ,dolem ne pension nga saliu 25 vjeç ,tani qe erdhi Rilindja paska ardhur per femijet tane.Po vajzat duan nga tre celulare apo te presim…… sikur kemi mundesi tjeter ikem jashte ne moshe te re tani s*ikim dot me .
Mo bjeri ne koke moj Magdalene…ste ka dhene post edi moj…tu harxhu boja e stilokalapsit…dmth gishtat ne kompjuter.Po ti ske be hajer 8 vjet o lummadhe…se kur ta ka dasht puna ke qene Magdalena Havari..me ps, pastaj me kualicionin e Birishe sikur doli nga moda vella Mihat Havari.Ti kete punen e shkrimeve e qan..beju fiks ne gazeta…se te tjerat i zgerdhin!!
TO.E MADHI I MOTRESOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
MERE VALLEN SHTRUAROOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO00000000
NESER MBREMA DO TA SHOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO00000000
O TO.E MADHI MOTRESOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO00000000
(PER TY DESI, SEPS EJE MERAKCESHE E KESAJ GJEJE)
DESI MRENA MUNDESIVE NA DERGO ADRESEN TE TE DERGOJME CV-TE SEPSE DUKESH QE JE E MRENSHME NE CESHTJET E EMERIMEVE)
Kontributi juaj per crrenjosjen e diktatures se ketij vendi eshte nje e mire publike. Nuk ka post qe e shperblen. Ju uroj gjithe te mirat
Pershendetje! Zyshe ju punen tuaj per te hapur mendje e zy njerezish e keni filluar si nje mision. Me vjen keq, qe ka dashakeqes te ulin perpjekjet tuaja deri ne marrjen e postit. Poste te tilla ju kane ofruar koalicioni i Saliut te pare e te dyte, madje edhe klane te tjera dhe ju keni preferuar te punoni aty ku mund te ndryshohej dicka. Ecni perpara ashtu sic jeni unike ne llojin tuaj, duke treguar sic keni bere deri tani, se s’ka rrondokop i forcave te erreta qe ju ndalon ne misionin tuaj.
Nje model luftetareje me armet tuaja e me idete tuaja, pa asnje perkrahje e mbeshtetje krejt e vetme. Per ATDHEUN
Forca
RESPEKT DHE VLERESIM PER OPINIONET KURATIVE NE TE MIRE TE
PRESPEKTIVES,FUQIA E KOMUNIKIMIT TUAJ TREGON FORCEN E
KARAKTERIT TUAJ NIVEL TE LARTE PARIMOR TE PACENUESHEM
MAGDALENA TE FALENDEROJ DHE TE UROJ TE VAZHDOSH ME
KONTRIBUTIN TEND TE SHUMEVLEFSHEM
Nqs dikush do dinte me teper Z.Arben Isaraj nuk mund te ishte ne nje post te larte?
@aron, je i vetmi qe nuk i drejtohesh autores si person, por shtron problemin e meritokracise. Cdo njeri qe jep kontribute ne shoqeri per c’rrenjosjen e nje regjimi diktatorial, por edhe ne pergjithesei dhe ka merita pse te mos meritoje nje post politik? Njerezit le te provohen, administrata eshte nje Oqean edhe zoti Isaraj pse te mos promovohet.
Shoh nje kafsheri ne dis akomentues, sikur duan te hane te gjalle njerezit qe shkruajne, e nuk merren aspak me shkrimin.
Me kohe shqiptaret do te mesojne te lene komente per te qene.
ju uroj lundrim te mbare