Tani i Kreditit dhe Fania në telashe me një emision mashtrues

18 Qershor 2011, 21:41Antena TEMA
Tani i Kreditit dhe Fania në telashe me një emision mashtrues

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në TV e Fanes dhe Tanit Kreditit. Një kombinats i xhindosur kishte marr me vete një sëpatë dhe po priste para derës së TV. Bërtiste e ulëriste se donte të vriste gazetaren e një emisioni me thesare, që të ftonte të fitoje lek duke i rënë telefonit, por nuk të dilte kurrë në telefon. Roja i televizionit përpiqej ta qetësonte, por qytetari nga Kombinati nuk tërhiqej.

-Ço ky b..q. që keni bo pronar me, mua do ma hedhi ai. Po ai ka qenë mashtrues gjithë jetën. E kam digju që thotë që jam dhe çun qyteti, po kush e ka pjerdh në Kombinat atë me. Ne kena qenë çuna qyteti, ai ka qenë kot.

-Qetësohu, qetësohu, i thoshte roja, ja do të nxjerr Drejtorin të flasë me ty.

-Ca drejtori mo thu ti, atë që krun kokën kur flet, lene mo se ta shpif po du atë by…q… që bon si pronar, qeka bo çun qyteti ai, po kush e ka pjerdhë atë në Kombinat… Po ky Fania ço ky mo burrë, po pse me katnarë nga Skrapari do më mashtrojnë mu ë? Po në Tiranë dy vetë kanë qenë për këto punë, Tit Kollarja tek Kombinati, d.m.th unë dhje Ben Kollarja tek Rruga Fortuzi, dmth Beni i KQz. Ku ka pasë tjetër çuna me emër për kallare në Tiranë mi, ça çun qyteti o ai me, kujt ja thotë ai këto.

Doli më në fund Baboo dhe e ftoi në zyrë. Roja rrinte tek dera.

-Si është puna, tha, ma sqaro me qetësi se ta zgjidh unë.

-Ço një emision me jahu që keni bo, kujt doni me i fut kallaren ju, Titit Kombinatit ë, po u djeg të gjallë mor me gjithë atë b..q.. ço ai Tani i Kreditit që fryhet.

-Po çfarë të ka ndodhur zotëri që ta sqaroj?

-Si ça më ka ndodhë me, del ajo femna aty, thotë janë 100 euro në lojë, i bie telefonit unë, del 0900 të mbaj çerek ore, të merr nja 50 euro ene me atë femnën nuk flet kurrë.

-Ashtu, atëherë duhet ta verifikoj, i tha Baboo, paske të drejtë. Dhe filloi ta mendonte me vete se s’i kishte dështuar. Sa herë që shfaqet ky emision Baboo i bën zile atij numrit dhe i dërgon SMS ‘jam Baboo, më merrni pak’, por ata s’e kanë marr kurrë. Tani e kuptoi hilen.

-Prit se do ta verifikoj, i tha, dhe të them. Qetësohu, rri këtu.

Doli jashtë dhe thirri Drejtorin e prodhimit.

–Si bëhet ky emisioni, tha, se kemi ankesa. Ka ardhë një njeri i nxehur, thotë jam Titi i Kombinatit, ose Tit Kallarja, dhe do sqarime pse i mashtrojnë me këtë lojna.

-Shefo, po nuk e di të vërtetën ti, i tha Drejtori.

-Jo, i tha Baboo.

-Ne atë e bojmë në Shkup, me publik fallco, e regjistrojmë dhe e shfaqim këtu sa me bë ndonjë lek me telefonat. Ajo goca s’o aty fare, pret kot ai burri.

-Ah, tani e kuptova, tha Baboo, se isha gati duke e pushuar atë gocën. Unë i bëj zile vazhdimisht të më marrë të bëj sikur marr dhe unë pjesë në lojë të nxjerrim ndonjë lek, dhe ajo s’më bën kurrë tel mbrapsht. Dërgoj sms, hiç. Tani e marr vesh që qenka numër fallco.

-Po kjo dihet mo shef, po e ka qejf shumë ky Tani i Kreditit. Kjo është ide novatore, tha. I kam shumë qejf idetë që prodhojnë lek. Dhe ka adhurim për atë emision.

-Me thënë të drejtën dhe unë e adhuroj si emision se mos marrim ndonjë lek, tha Babo, por tani po e marr vesh që qeka mashtrim. Nejse po e sqaroj një herë këtë tipin që ka ardhë.

Futet sërish brenda dhe takon Tit Kallaren.

-Dëgjo Tito, i tha. Ka një problem. Ke të drejtë. Ai emisioni ka pasë ca abuzime, na thuaj si të dëmshpërblejmë dhe nuk do përsëritet më.

-Jo mer çun s’du me më dëmshpërbly ju mu, e kam me atë Tanin e Kreditit që paska thanë që ka qenë i pari i Kombinatit për mashtrime, e çun qyteti e ku di unë, ndërkohë që tërë Kombinati më njef mua kush jam. Ne jeni venalitë e parë në Kombinat. Baba im ka ardhë më 1952 kur janë hedhë themelet e Kombinatit. Baba i atij Tanit Kreditit ka ardhë dhjetë vjet më vonë, kur Kombinati kishte 5 pallate… baba im ka qenë tek kapanonet e para. Ça qytetari o ai me, kujt i thotë çun qyteti ai?

-Mirë Tit, do t’ia them dhe këtë.

-Ca do t’i thush ti me, ti je nji hileqar i modh. Të kam pa një ditë, ai që kishe ftu në emision fliste, ti fusje ngadalë gishtin në hundë, bone nji saçme dhe e hodhe poshtë tavolinës. Je i modh, dhe ky Tani na e ka pas bo kështu, po e rrifsha unë me shpulla se na e shpifte.

-Mirë, tani të premtoj se do ta zgjidhim, po deshe ndonjë lek Tani jep kredi sa të dush me interesa të mira, bo ndonjë lek, pastaj ta blen Fania kredinë se ai blen kredi.

-Ça thu ti me, me marr lek duke firmosë letra unë me. Jo mer lal, më jepni ndonjë lek cash dhe ik unë.

-Cash s’ka njeri këtu Tito, po dëgjo mu, merr ndonje kredi, fut në xhep paret se pastaj e blen Fania. Vetëm mos na hap fjalë që emisioni është fallco se na prish punë. Deri në 5 mijë euro Tani jep kredi pa asnjë letër, bile dhe me librezë uji si dokument po deshe. Pastaj e ble Fania.

-Ou, qeka çun i mirë ky Fania mer jahu. Mire me mirë, po atë gocën mos me e pa më me sy se vallahi ma heq trurin kur e shoh në ekran.

-Tito, dëgjo mu, merr ato lek e ik se këtu kshu u bë kjo punë. Vetëm me kredi, se për cash është bërë keq.

 

 

 

6 komente në “Tani i Kreditit dhe Fania në telashe me një emision mashtrues”

  1. Jakob says:

    Nota 10 per antenen.
    ?

  2. Cakalli7 says:

    Me hernie ciline edhe me qunin e petro zhejit kur o na bec nje? Ta mban TemA eee?

  3. Luli says:

    Aman, o Mero, ku jane Flamuri me Jozin, se na mori malli.

  4. Zani-tirane says:

    Sigurisht keto edhe mund te futen tek humoret,pamvarsisht se popullit te shkrete i futet me dysh.Fallco,genjeshtra mashtrime mutesira e cfare sgjen tek mediat tona vizive e te shkruara.Kur deformohen theniet e personaliteteve te Europes dhe botes vaj halli c’behet me kete mjeran popull.Kemi klasen politike me te urryer ne popull dhe nje turme te pafund lakejsh qe mbahen per intelektuale,gazetare e njerez te letrave qe shesin nen e babe per nje dore paresh.Zi e me zi do te veje.

  5. Endi says:

    C´o ky Titi mer jahu. Dihet qe dy cuna qyteti b.qira ka pas kombinati. Tan Santo dhe Andri Goxhaj. Eshte dhe nje Gay Goxhaj qe pretendon po s´i ka ron hala dhomt e qumshtit atij.

  6. Lola says:

    Perpara se te beni kesisoj shkrimesh se pari ju sugjerojme te ndiqni emisionin qe nga sekonda e pare e deri ne te fundit, ku prezantuesja ben pershkrimin e rregullave, pasi i kupton ato edhe mund te marresh pjese ne loje dhe e dyta gazetaria aq me teper shkrimet ne gazeta behen duke gjetur dhe interpretuar fakte, ne rastin konkret ky shkrim eshte i pavertete dhe ka fakte qe vertetojne te kundertene atyre qe thuhen ketu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje