Reagim ndaj shkrimit “Një skandal jo vetëm financiar në Universitetin e Gjirokastrës”

8 Tetor 2013, 18:22Blog TEMA

Nga Prof. dr. Gëzim Sala

Rektori i Universitetit të Gjirokastrës

 

Në gazetën “Tema” të datës 06.10.2013 është botuar artikulli “Një skandal jo vetëm financiar në Universitetin e Gjirokastrës” me autor Panajot Barka.

Qysh në fillim dëshiroj të informoj opinionin publik se artikulli i tij konsiderohet nga ana ime si një stuhi në gotën e ujit. Zoti Barka që nga muaji janar 2011 është pushuar nga puna prej meje, konform Kodit të Punës, për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe është kallëzuar penalisht në prokurori për veprimet e tij.

Ky zotëri ka afro tre vite që shkruan letra, e-mail, raporte me gënjeshtra e mashtrime kundër universitetit dhe personit të rektorit në të gjitha organet dhe institucionet e shtetit shqiptar me qëllim që këto organe të ndikonin mbi personin tim për ta rikthyer atë në punë.

Lidhur me auditin e kryer prej tre muajsh nga KLSH-ja dhe detyrat e lëna prej tij në raportin e vet përfundimtar të datës 31.12.2012, unë si titullar i universitetit ngarkohesha që të (citoj) “ndiqja në të gjitha shkallët gjyqësore” pagesat që kishin marrë pedagogët për punën e kryer ditët e shtuna e të diela kur vinin në punë për mbarëvajtjen e mësimit në sistemin me kohë të pjesshme (part-time) të studimeve. Pas kësaj në mars 2013 filluan seancat gjyqësore për të zbatuar detyrat e lëna nga KLSH.

Universiteti ynë mund të ketë plagët e veta si të gjitha universitetet e vendit e të gjithë shoqërisë shqiptare dhe ato ne as nuk i fshehim, as nuk i mohojmë, por ju zoti Barka nuk mund të jeni kurrsesi kirurgu që shëron e plagët e Shqipërisë dhe as ato të universitetit tonë, sepse jeni vetë një plagë e pashërueshme.

E ndjej për detyrë që të sqaroj lexuesit se detyrimi financiar i identifikuar nga KLSH-ja si i tillë, në artikullin e z.Barka nënkuptohet sikur është përvetësuar nga titullari i institucionit. E vërteta është se ato lekë u janë paguar afro 70 pedagogëve për punën e kryer prej tyre në ditët e shtuna e të diela gjatë 3 viteve (2009, 2010, 2011), konform Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, udhëzimeve të MASH-it si dhe praktikës së ndjekur në vite në universitetet publike të Shqipërisë. Natyrisht ligjshmërinë e kthimit të këtyre lekëve nga ana e pedagogëve, ku bëj pjesë edhe unë vetë, ia kemi lënë në dorë sistemit të drejtësisë.

E bëj këtë sqarim të gjatë në respekt të opinionit publik mbarëshqiptar dhe të së vërtetës. Çdo individ, çdo ent shtetëror, agjenci apo gazetar, që është i interesuar për këtë të vërtetë të thjeshtë, është i mirëpritur në Universitetin e Gjirokastrës, të verifikojë qëndrimet e mia zyrtare dhe të institucionit që unë drejtoj dhe të kuptojë batërdinë e vërtetë antimorale dhe antiligjore të këtij individi mjeran.

20 komente në “Reagim ndaj shkrimit “Një skandal jo vetëm financiar në Universitetin e Gjirokastrës””

  1. alba says:

    Prof. Sala beni mire qe i pergjigjeni shkrimit gjithe mllef te pseudo-gazetarit ….spiun te sigurimit te shtetit grek Barkes. Po une mendoj qe duhet te shkoni me tej. Drejtojuni deres se gjykates per shpifje se pari ju si titullar institucioni dhe pastaj secili prej pedagogeve. Barka ka luftuar gjithmone me mullinjte e eres….dhe keshtu eshte edhe kete here….nje lufte e humbur me mullinj ere. Por i do dhene nje mesim qe mos vazhdoje te hedhe balte dhe te mynxyrosi asnje institucion dhe asnje figure publike. Per fat te mire gjirokastritet ju njohin ju…njohin dhe Barken….dhe mendjet e shendosha e te pjekura sigurisht qe arrijne te bejne dallimin. Per mua hapni nje proces gjyqsor per shpifje, demtim te figures suaj dhe te emrit te universitetit.

  2. eni says:

    me kot harxhoni kohen tuaj profesor. nejse per ata qe nuk e njohin mjeranin Barka mire beni se ai ka filozofine shpif, shpif se dicka do te ngelet…Pas kesaj mos i kushtoni me shume vemendje se ndoshta ajo mendje e semure dicka tjeter me perverse do te pjelle. Pjelle e keqe…ky Barka

  3. Piro says:

    Rektor, po te krahasojme dy shkrimet, veme re se ju pergjigjeni vetem per nje ze, ate qe lidhet me pedagoget por ne shkrimin e pare citohen shume probleme te tjera qe lidhen me ju personalisht dhe jo me pedagoget, per ato nuk thoni asnje fjale, e rastesishme?????? Apo ato qendrojne??? Jam dakort me Alba, denoncojeni autorin e shkrimit se ka shpifur duke thene ne shkrim gjera jashte raportit te KLSH, kjo do ishte e drejta , e ligjshmja dhe e ndershmja dhe jo te behen komente fyese nga te dy palet… Por perderisa ju nuk prononcoheni per ato zerat e tjera abuzive, mos qendrojne ato dhe nuk jane thene kot por eshte cituar Raporti i KLSH????? Dhe ne kete menyre, ju nuk mundeni te denonconi autorin e shkrimit se ka thene genjeshtra?????? Pra, ketu dicka calon…..

  4. namiku says:

    te lumte profesor! Sic ke zemren ta shpufte zoti! Nuk ka me te paster se Rektori Sala, qe di te beje vetem te mira ne kete bote. Edhe vete barkes i ka bere shume te mira por nuk di derri c’eshte nderi…Thefte qafen i mallkuari se vetem telashe hap ky maskara1

  5. PIJI LENGUN THOSH FILJA says:

    Jam me Barken NE KETE CESHTJE edhe pse eshte spiun grek.
    Barka ishte nder te paktet pedagoge qe s”pranonte rryshfet dhe s”ta hante as noten!Keta llapaqenet si pune Gezimit qe e kane kthyer universitetin ne prone private jane ata qe duhet te qerohen nje sahat e me pare!Korrupsioni ne UGJ dhe mitmarrja jane ne stratosfere biles keto i pranin dhe vete Gezimi “Universiteti ynë mund të ketë plagët e veta si të gjitha universitetet e vendit e të gjithë shoqërisë shqiptare dhe ato ne as nuk i fshehim,”! Ky pseudo-rektor i ka mundesite ta luftoje mitmarrjen por nuk e ben sepse eshte vete i zhytur koke e kembe.

  6. Piro says:

    Rektor, po te krahasojme dy shkrimet, veme re se ju
    pergjigjeni vetem per nje ze, ate qe lidhet me pedagoget
    por ne shkrimin e pare citohen shume probleme te tjera
    qe lidhen me ju personalisht dhe jo me pedagoget, per
    ato nuk thoni asnje fjale, e rastesishme?????? Apo ato
    qendrojne??? Jam dakort me Alba, denoncojeni autorin
    e shkrimit se ka shpifur duke thene ne shkrim gjera
    jashte raportit te KLSH, kjo do ishte e drejta , e
    ligjshmja dhe e ndershmja dhe jo te behen komente
    fyese nga te dy palet… Por perderisa ju nuk
    prononcoheni per ato zerat e tjera abuzive, mos
    qendrojne ato dhe nuk jane thene kot por eshte cituar
    Raporti i KLSH????? Dhe ne kete menyre, ju nuk
    mundeni te denonconi autorin e shkrimit se ka thene
    genjeshtra?????? Pra, ketu dicka calon….. Atehere, bejeni transparente te pakten ne universitet Raportin e KLSH dhe keshtu ju do te dilni i paster….. Apo….

  7. Banija01 says:

    Me duket nje justifikim i percipte nga ana e Rektorit Gezim sala, si i thote populli sa per te lare gojen.

    Rektori duhet ti pergjigjet nje nga nje te gjitha akuzave te P. Barkes ne se jane te verteta .
    Mund te jete e vertete se P. Barken e ka pushuar Rektori per fallcifikime ,po kjo nuk do te thote se Barka nuk ka te drejte te shkruaj per shkeljet qe mund te jene bere ne Universitetin “E. Çabej”.

    Rektori duhet te sqaroje ne se jane shkelje financiare ato qe ka gjetur KLSH-ja dhe i permend Barka.

    Pse nuk i jep pergjigje akuzave,nje nga ato qe mbaj mend ishte se ne ditet qe Rektori ishte me sherbim jashte qytetit figuronte te kishte bere dhe mesim ne Universitet dhe eshte paguar dyfish.

    Po nje çudi me bene me gazeten TEMA perse nuk e ka te arshivuar shkrimin e Panajot Barkes ,kur ka arshivuar edhe artikujt me te rendomte qe kane patur komente njeshifror.

  8. Piro says:

    Rektor, po te krahasojme dy shkrimet, veme re se ju
    pergjigjeni vetem per nje ze, ate qe lidhet me pedagoget
    por ne shkrimin e pare citohen shume probleme te tjera
    qe lidhen me ju personalisht dhe jo me pedagoget, per
    ato nuk thoni asnje fjale, e rastesishme?????? Apo ato
    qendrojne??? Jam dakort me Alba, denoncojeni autorin
    e shkrimit se ka shpifur duke thene ne shkrim gjera
    jashte raportit te KLSH, kjo do ishte e drejta , e
    ligjshmja dhe e ndershmja dhe jo te behen komente
    fyese nga te dy palet… Por perderisa ju nuk
    prononcoheni per ato zerat e tjera abuzive, mos
    qendrojne ato dhe nuk jane thene kot por eshte cituar
    Raporti i KLSH????? Dhe ne kete menyre, ju nuk
    mundeni te denonconi autorin e shkrimit se ka thene
    genjeshtra?????? Pra, ketu dicka calon….. Ose ju duhet te beni transparent Raportin te pakten ne universitet dhe keshtu zbardhet perfundimisht e verteta dhe ju dilni i paster… Apo…..

  9. star says:

    Ne kete debat, Barka me duket me i qarte ne ato qe thote. Ky rektori me teper flet per gjera siperfaqesore. Rektor, me duket se laku po ngushtohet dhe nuk kini rugedalje tjeter vec te jepni llogari per ato qe thuhen.

  10. zani says:

    ik o Mero, mos u merr me Barken-ndaloje kete maskarade ku shruan vetem Barka ne mbrojtje te vetes,fshehur pas disa identiteteve. Ja e tha barka te verteten e tij- Po me te verteten e vertete cfare ndodh?????

  11. Banija01 says:

    Piro…

    Ke te drejte se une e kerkoja te AKTUALITETI dhe KRYESORE dhe nuk e mbaja mend se ishte te OPINIONE.

  12. zani says:

    ik o Piro…. se u lodhe…

  13. Lorenco says:

    bravo profesor, panua paska qene edhe pedagog te ju ku panua nuk di te shkrauj as edhe nje artikull.

    E meriton panua ta dergosh per shpifje ne gjykate.

    1. Lorenco says:

      edhe une sdikam te shkruakam, ?

  14. Panajot Barka says:

    K A L L Ë Z I M P E N A L

    Kallëzues: Panajot Barka, i biri i Nikos, datëlindja 26/03/1958, me kartë identiteti
    nr F80326024O, banues, Lagjja “18 Shtatori” Gjirokaster.

    Objekti: Kërkoj fillimin e çeshtjes penale për veprën penale të shpifjës, parashikuar
    nga nenet, 119 dhe 120 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Gezim Sala, me detyrë rektor i Universitetit “E. Çabej” të Gjirokastrës.

    Baza ligjore: Nenet 119 dhe120 i Kodit Penal dhe 58, 61,62, 63 e 283 i K.Pr.P.

    I nderuar drejtues i Prokurisë se rrethit Gjyqësor Gjirokastër
    zoti Arben Pasho.

    Në mbështetje të neneve të sipërcitua kam për të thenë se:

    1.
    Shtetasi Gëzim Sala, kallëzohet prej meje për arsye se me date 09/10/2013 në portalin on line të gazetes “Shekulli” në linkun
    http://www.shekulli.com.al/web/k.php?kat=92, dhe në gazetën “Shekulli” datë 09/10/2013, ka botuar një shkrim me titull “Baterdia e një falsifikatori” i cili që në fillim deri në fund, përhap në publik informacione të pavërteta ndërkohë që njeh shumë mirë të vërtetën, pra shpif ndaj personit tim. Po ashtu në shkrimin e tij ai përdor shprehje e karakterizime ndaj personit tim që përbëjnë fyrje të renda. Shpifjet dhe fyerjet në mjete publike bëhen nga i akuzuari prej meje në mënyrë të qëllimshme duke cenuar në mënyrë të rendë e diskriminuese nderin, dinjitetin tim, integritetin tim moral dhe personalitetin tim akademik e publik. Në këtë kuptim i akuzuari prej meje, Gezim Sala, ka konsumuar në mënyrë të plotë dispozitat e neneve 119 dhe 120 të Kodit Penal.

    Konkretisht:
    2.
    Që në titull ai përdor ndaj personit tim karakterizimin shpifës dhe fyes të “falsifikatorit” që e perserit shumë here në përmbajtjen e shkrimit.

    Në të gjithë shkrimin e tij në fjalë përdorë çdo karakterizim të mundshëm fyes dhe shpifës si “shpifësi ordiner dhe falsifikuesi të rëndomtë”, “ka afro tre vite që shkruan letra, e-mail, raporte me gënjeshtra e mashtrime kundër Universitetit dhe personit të Rektorit” “ky karakter malinj njerëzor” “Ky njeri, pasi ka afro tre vite që po bën batërdinë me shpifje e trillime në të gjitha institucionet e shtetit shqiptar e ambasadat e huaja për Universitetin e Gjirokastrës dhe Rektorin legjitim të tij”, “ka ardhur koha që të mos lejohet të bëjë batërdinë në shtypin shqiptar me trillime dhe shpifje monstruoze”, “e ka katandisur veten në një gërmadhë morale, në njeri pa profesion, në një njeri që merret me gjithçka dhe me të gjithë, në një diçka afërsisht si çerek politikani, çerek gazetari, çerek këshilltari, çerek kritiku, gjysmë opinionisti, gjysmë historiani e arkeologu e së fundi çerek juristi etj., ndërkohë që ndershmërisht mund të ndiqte profesionin e tij e të bëhej një dhaskal i vlefshëm për nxënësit dhe prindërit e shkollës”, etj
    Të gjitha këto karakterizime fyese, jo vetëm që nuk kanë asnjë lidhje me personin tim (ndaj dhe përbejnë fyerje dhe shpifje), por janë pjellë e fandazisë së një njeriu që mban titullin professor dhe që është rektor i një universiteti, i cili ka humbur sensin e argumentit , se nuk ka dhe është kapur pas një fjalori të tillë fyes.

    3.
    Në përmbajtje të shkrimit ai thotë se “…. shkrimi i z. Barka i ngjan vajtimit grotesk të njeriut që prej vitesh nuk po i realizohet “ëndrra”, apo “projekti” i mbylljes së Universitetit të Gjirokastrës”. Përhapja e një informacioni të tillë përbën një shpifje dhe akuzë tëpër të rendë, pasi nga ana ime si me përgatitjen profesioanle, qëndrimet e mia publike, krijimtaria ime dhe raportet me studentët dhe dijet e tyre vërtetojnë krejt të kundërtën. Unë si hartues i platformës së Gëzim Salës për t’u zgjedhur rektor, kam luftuar për zbatim korrekt të kësaj platforme, minimalisht që universiteti të ketë një faqe aktive interneti, që studentët të kenë kushte minimale për të jetuar e mësuar, (të paktën ngrohje), që buxheti i universitetit t’i dedikohet punës shkencore dhe jo blerjës së lapsave dhe tavolinave, që Universiteti të vihet në krye të veprimtarisë ekonomike e kulturore të qytetit e qarkut dhe jo të jetë në bisht të saj, që në universitet të ketë konkurim meritokratik midis pedagogëve, të ketë meritokraci në rekrutimin e stafit të ri, etj. Kam punuar për realizimin dhe zgjerimin e marrëveshjeve me Universitete evropiane për ngritjen e nivelit akademik e kërkimor-shkencor të Universitetit kam aplikuar i pari programe profesionale jo akademike në universitetet e Shqipërisë dhe e kam përfaqësuar këtë universitet denjesisht kudo që kam qenë. Unë kurrë nuk kam përkrahur shpërthimin zyrës së kuadrit dhe vjedhjës të dosjeve të pedagove, kur nuk kërkova të jem me shërbim dhe të paguhem njëkëhosisht me orë administrative jashtë orarit të punës në Universitet , apo të figurojë sikur po bejë mesim. Kurrë nuk pranova që kaldaja të mos ndizet dhe karburanti të figurojë i djegur. Se kush kërkon mbylljen e universitetit e tregon politika drejutese e tij, e cila bën që vit pas viti prurjet e reja të studentëve të bien nga 30 përqind.

    4.
    I akuzuar prej meje, shtetasi Gëzim Sala shpif kur në shkrimin e tij thotë: “…edhe sot e kësaj dite, me vendim nr. 129, datë 22.07.2013, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër ai (unë) rezulton ende si person nën hetim për falsifikim të dokumenteve zyrtare (falsifikim të firmës së rektorit dhe vulës së universitetit) dhe shpërdorim detyre”. I akuzuari prej meje Gezim Sala dizinformimon me qëllim publikun dhe shtrembëron të vërtetën. Ngatërron qëllimshëm pretendimin e tij që më akuzon si “falsifikator”, me organin kopetent që vendos për këtë, pra, për përcaktimin e personave nëse do të jenë në hetim apo të pandehur, organ ky që është prokuroria. Prokuroria, përsa i përket kallëzimit penal të bërë nga rektori ndaj meje me nr 42/2011 ka përcaktuar pozicionin tim në këtë çeshtje thjesht si deshmitar, apo person që tregon rrethanat e ngjarjës, pozicion të cilin e ka edhe vet rektori në këtë çeshtje, i cili madje rezulton se ka shpërdoruar edhe detyrën. Shtetasi Gëzim Sala, me qellim dizinformimin e publikut, fsheh të vertetën e ekspertimeve grafike të Drejtorisë Policore shkencore Tiranë dhe vendimin e organit të akuzës për këtë çeshtje se nuk vërtetohet dhe nuk ka fallsifikim të dokumentave të pretenduara sit ë tilla nga i akuzuari prej meje, por ai vihet qëllimisht në rolin e prokurorit për të përhapur informacionin e rremë dhe akuzues për mua.

    5.
    Ai mashtron kur thotë se “Z. Barka, që nga muaji janar 2011 është pushuar nga puna prej meje, konform Kodit të Punës, për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe është kallëzuar penalisht në prokurori për veprimet e tij” Ai fsheh faktin se vendimin për pushimin tim nga puna nuk e mbështeti te ligji për arsimin e lartë, se nuk kishte argumenta, por e bëri nuk iu referuar arbitrarisht disa nenëve të Kodit të Punës të cilat gjithashtu i shkeli. Shtetasi Sala për të përhapur informacion të rremë, fsheh qellimshëm faktin se auditi i ministrisë së Arsimit në lidhje me këtë çeshtje (shkresa me nr 768 prot e Ministrit të Arsimit) , ka konkluduar se pushimi im nga puna është bërë në shkelje të ligit për Arsimin e Lartë dhe në shkelje të Kodit të Punës. (Sipas Kodit të Punës duhet fillimisht të vendos gjykata për arsyet e ndërprerjës së mënjëhershme të marrëdhënieve të punës dhe pastaj të vendos punëdhënësi. Por, rektori, pasi rrembeu kopetencat e punëdhenësit që, sipas ligjit për arsimin e lartë, i përkasin organëve kolegjale të Univeristetit, mori vendimin e pushimit tim nga puna dhe pastaj iu drejtua prokurorisë me kallzim penal). Po ashtu ai fsheh qëllimisht faktin se drejtësia e Gjirokastrës shkel të drejtat e mia kushtetuese, pasi, edhe pse në një process penal jam thjesht dëshmitar, gjykata me penalizon duke mos lëjuar zhvillimin e procesit civil në të cilin unë godas vendimin e pushimit tim nga puna si akt administerativ totalisht të pavlefshëm se i tillë është. Jam i bindur që arsyet e vërteta pse ndodh kështu i kallëzuari prej meje i di shumë mire, por i fsheh për të përhapur tani informacion të rremë.

    6.
    Duke përdorur shprehje fyese të tilla si: “I kujtoj këtij zotërie pa zotrillëk”, i akuzuari prej meje fyen dhe shpif kur thotë se “që të bëjë diçka të ndershme, më parë, duhet të heqë dorë nga dy marifete apo zakone të tij të turpshme që ia njeh gjithë kasabaja; së pari, të heqë dorë nga mania e “vënies dorë tek sirtari i tjetrit” dhe i futjes së hundës në punët e të tjerëve”. Deklarime të tilla si “të heq dorë nga dy marifete apo zakone të tij të turpshme”, “që ia njeh gjithë kasabaja”, “mania e “vënies dorë tek sirtari i tjetrit” dhe i futjes së hundës në punët e të tjerëve”, janë absolutisht shpifje dhe fyerje të renda në adresën time të kryera botërisht, për këtë i drejtohem prokurorisë që i kallzuari prej meje të ftillohet qartësisht.

    7.
    I akuzuari prej meje, shtetasi Gezim Sala, nga pozicioni i rektorit, çdo fjali në shkrimin e tij e fillon me karakterizime fyese për të kaluar në shpifjen e radhës.
    Kështu në vijim të shkrimit ai thotë për mua: “Si një burracak dhe i pabesë që është në letrat dhe e-mail-et e tij me shpifje të ndyra, ai herë vinte emrin e vet, herë i dërgonte si letra anonime, herë vendoste në to emra të rremë dhe mbiemra të njëjtë me ata të pedagogëve që punojnë në universitet dhe herë vendoste emrat dhe mbiemrat e pedagogëve duke skanuar firmat e tyre.” Pas karakterizimeve fyese ndaj personit tim si “ burracak dhe i pabesë që është” shtetasi Gezim Sala dhe njëkohësisht rektor universiteti përhap nëpërmjet shkrimit të tij, informacion të rremë sikur unë jam hartues letrash anonime, “me emra të rremë dhe mbiemra të njejtë me ato të pedagogëve duke skanuar firmat e tyre”. Dhe ky deklarim i tij është informacion i rremë dhe përbën shpifjen e rendë të radhës. Ai qëllimisht ngatërron letrat e mia që mbajnë emrin dhe firmën time me letrat e tjera që vetëm ai i di, por nuk ka asnjë të drejtë të drejtë t’i identifikojë me personin tim. Nëse ai i konsideron shpifje ato që unë them në letrat që kanë emrin dhe firmën time, mund t’i drejtohet organëve kopetente. Ose mund t’i bëjë objekt ballafaqimi në publik. Por kur zgjedh rrugën e karrakterizimeve fyese dhe gjykimeve sipas interesave personale, pa iu referuar fakteve kjo përbën shpifje dhe fyerje bashkë.

    I nderuar zoti drejtues i Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Gjirokastër,

    Në rrethanat e përshkruara në këtë kallzim penal, i kallzuari prej meje Gëzim Sala, ka konsumuar totalisht veprën penale të fyerjës dhe të shpifjes, parashikuar nga nenet 119 dhe 120 të Kodit Panal.
    Për arsyet e sipërpërmendura kërkoj fillimin e procedimin penal ndaj të kallzuarit prej meje, shtetasit Gëzim Sala me akuzën e shpifjes dhe të fyerjës.

    Po ashtu, i kallëzuari prej meje Gëzim Sala, me informacionet e rrema publike dhe fyrje masive në këtë shkrim publik, me ka shkaktuar nje dem moral të pa periparueshëm, një shqetësim dhe dem të konsiderueshëm shëndetësor e intelektual dhe një cenim të patolerueshem te figures time publike, akademike e njerëzore.
    Per kete aersye kerkoj si shperblim demi moral minimumin e 20 (njëzetë) milion lekeve.

    Besoj se nga ana Juaj do të tregohet vëmendja e duhur në mbrojtje të ligjit dhe të interesave të mia.

    Rezervoj të drejtën që në momentin e duhur të paraqes prova të tjera që vërtetojnë qëndrimin tim në raport me autoritetin e universitetit përsa i perket mbarrëvajtës se punëve në universitet, si: çeshtja e administrimit të buxhetit të universitetit, çeshtja e stimulimit dhe efektivitetit të punës kërkimore shkencore, çeshtja e funksionimit të kaldajave dhe i kushteve normale për zhvillimin e procesit mësimor, çeshtja e kontrollit të orëve jashtë kohës normale të punës, i rekrutimit të stafit akademik etj

    Gjirokastër, me ,10.10.2013

    KALLËZUESI
    PANAJOT BARKA

    Bashkëngjitur keni
    Kopje të shkrimit botuar në formën elektronike të gazettes “SHEKULLI” dhe gazetën “Shekulli” të dates 09/10/2013.
    Vendimin e prokurorisë për pushimin e procedimit penal, nr. 42/2011.
    Kopje të aktit administrativ të Ministrit të Arsimit & Shkencës, nr 768, date 08/02/2011.

  15. Piro says:

    Bravo, Lorenco, mire e the, duhet paditur per shpifje….por rektori nuk e ben…. Kjo nuk te thote asgje?

  16. Studenti says:

    1. Besoj se nga ana e Panajotit cdo gje eshte e mbeshtetur ne fakte dhe prova.
    2. Nese Rektori ndihej i fyer duhet ta kishte bere ai kallezimin penal dhe jo te konsumohej neper gazeta.
    3. Nga pervoja personale Rektori i Universitetit Gezim Sala si shume pedagoge te tjere eshte i pari qe duhet te futet brenda per mitmarrje.
    4. Serioziteti i rektorit fillon me nje gote whisky qe ne oren 8 dhe mbaron me shishe andej nga pasdreke.
    5. Veprimi i fundit serioz qe beri eshte mospatja e nje salle auditori per studentet sepse asnje salle nuk merr 100+ veta qe kane grupet tona te ekonomikut. Auditorin qe kishim tani hapet vetem per kenaqesine e tij personale…..
    6. Shpresoj brezat e ardhshem te kene rektor me te pergjegjshem ndaj studenteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje