Shënime nga Ditari i Doktorit: Ngatërresa e tmerrshme me ambasadorin në Beograd

25 Tetor 2013, 21:35Antena TEMA

Miq të dashur!

Ka ndodhur një ngatërresë e dhimbshme, që për disa orë më tronditi dhe më la pa frymë. Ambasada jonë në Beograd kishte përgatit raportin e zakonshëm për ministrin e Jashtëm në Tiranë dhe për mue. Sekretarja e ambasadës, një vajzë e re, nuk i dinte adresat e e-mailit dhe kish pyetë në kryeministri, sa e ka e-mailin zoti Berisha. Ata i kishin dhënë e-mailin e Ditzi Bushatit. Pastaj, kur ajo e kishte pyetë si e ka emalin Ditzi Bushati, ata i kishin dhënë e-mailin tim. Kjo ishte ngatërresë e qëllimshme, e bërë nga stafi i Edvin Ramës. Dhe ja seç ndodhi.

Sapo hapa e-mailin, shikoj një raport nga Beogradi.

Fillova të lexoj.

“I dashur shef.

Më lejo të shpreh konsideratat e mia të larta për punën tuaj. Është një nder i madh për mua të kem shansin të punoj me ju si ministër i Jashtëm. Qeveria e re, e kryesuar nga Edi Rama, i ka dhënë një hov të ri diplomacisë shqiptare dhe na ka çliruar nga dogmatizmi, orientalizmi dhe politizimi që na impononte qeveria e mëparshme.

Jam veçanërisht i lumtur që kam të bëj me ju, një djalë i ri, i shkolluar, bir e një familje të madhe të historisë sonë.

Desha t’iu vë në dijeni për disa zhvillime të fundit në Beograd në raport me Shqipërinë.

Sikurse e dini, në Kosovë do mbahen zgjedhjet me 3 nëntor dhe Daçiç do shkojë të votojë aty. Nuk është mirë të merreni me debatin a duhet të shkojë a jo, se vini në siklet dhe Thaçin. Fundja le të shkojë se nga Prizreni është. Në Beograd ka një shqetësim se ju jeni afruar shumë me Turqinë, Italinë dhe Greqinë dhe po injoroni Beogradin.

Lidhur me Kosovën, këtu janë të kënaqur që keni marrë këshilltar Shkëlzenin dhe që keni mbështetur vizitën e Erdoganit, dhe kjo është pak problem që duhet ta korrigjoni.

Sa për Berishën, këtu ka një lloj shqetësimi se mos bizneset e nisura në kohën e tij do të ndërpriten. Ma kanë përmendur disa herë nëse do të kenë probleme bizneset serbe në Shqipëri pasi kanë qenë në kulmin e tyre gjatë gjithë historisë. U kam thënë se do bisedojmë rast pas rasti.

Nga burimet e këtushme, Berisha ka bashkë me serbët biznesin e interkonjeksionit me Kosovën, depozitat në Portoromano, një fabrikë skrapi në Shënavlash, tregtinë e kompjuterëve, etj. Duhet të veproni shpejt t’i eliminoni.

Shpresoj të shihemi kur të vij në Tiranë. Deri atëherë ju shkoftë mbarë dhe suksese Rilindjes, e cila po na bën të gjithëve krenarë që jemi shqiptarë”.

Përfytyrojeni të dashur miq si u bëra kur e lexova këtë. Dhe e kish shkruar një njeri që kam respekt të veçantë, ka pasur një nënë zonjë, dhe unë kam dashur ta bëj president. U trondita shumë. Nuk dija si ta shpjegoja.

Pas një ore më vjen një e-mail nga Ditzi Bushati.

Ai më kish bërë forward raportin që ambasadori kish bërë për mua, por që ia kish nisur gabimisht Ditmirit. Tek subjekti shkruhej. “Kjo është për ju”.

Ja seç thoshte ai:

“I nderuar zoti Kryeministër. Po të shkruaj nga Beogradi dhe për mua ti do të jesh gjithë jetën kryeministri im. Po të njoftoj shkurt për situatën. Takova Jeremiçin dhe më tha i thuaj Doktorit të bëjë kujdes si të ruhet biznesi i Fazlliçit në Portoromano dhe biznesi i atyre miqve të tij që shkrijnë skrap në autostradë nga makinat e vjetra. Takova Daçiçin dhe më tha të të bëj të fala, por ishte i shqetësuar që Rama donte ta bënte linjën e interkonjeksionit me Kosovën. Thuaj Berishës ta denoncojë si korrupsion, më tha. Ke po ashtu të fala nga ata djemtë që u ke dhënë tenderin e kompjuterëve të “moshës internetit” më 2010 dhe më thanë se nuk do t’ia harrojnë kurrë.

Më porositën ta mbrosh këtë çështjen e shamive në shkolla në Kosovë se u intereson shumë. Dhe diçka në fund. Ti e di që unë jam gati të bëj sakrificat më të mëdha për ju. Në çdo kohë çfarëdo të ndodhë, e keni një derë hapur në Beograd sa të jem këtu, por dhe nëse nuk jam, do lë porosi. I yti…”.

Më në fund u qetësova që miku im ambasador kishte bërë një ngatërresë, por prapë u trondita nga aftësia për të pasur jo vetëm dy raporte, por dhe dy karaktere. Ngatërresa e adresave ishte fatale dhe unë akoma nuk e kam mbledhur veten. Ky Edvin Rama kërkon të poshtërojë njerëzit me hile të tilla. Por nuk do ta lejoj. Përpara!

6 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Ngatërresa e tmerrshme me ambasadorin në Beograd”

  1. Kosovari says:

    Shume e forte.Te lumte pershendetje nga Kosova

  2. Dritan Hoxha says:

    HA HA HA,

    Sigurisht qe shumica jane te verteta, por cfare fantazie ke o Mero!

    “Nder te tjera… e kan porosit me mbrojt ceshtjen e shamive ne shkollat e Kosovs…”

    http://goo.gl/icp6I1

  3. Jari says:

    Havana haaaaa haaaa, sa kom qesh. Spo me iken lemza akoma. Je i modh Mero!

  4. Shkelqim huqi says:

    Shkrim i papame. Ketu ne itali, si ne konsullata, si ne ambasade – po te heqesh nje paralele me shkrimin, nje lloj jane bere keta ambasadoret e konsujt general. Nje gje te thone e nje tjeter bejne. Deri dje na tho shin ankohuni te kryeministri po te doni (nenkuptosh Doktorin), kurse sot na dalin me flamurin e rilindjes. Kapini plasini brenda edhe keta se boll korrupsion kane bere.

  5. SCHOLZ SHPK says:

    PASI LEXUAM KËTË SHKRIM ME SHPIFJE TË ULTA NË DREJTIM TË KOMPANISË SCHOLZ SHPK ALBANIA, NDIHEMI TË DETYRUAR TË BOTOJMË KËTË PËRGËNJESHTRIM.
    SË PARI KOMPANIA JONË ËSHTË PJESË E GRUPIT TË MADH SCHOLZ.AG.DE NË ESSEN TË GJERMANISË DHE SKA ASNJË LIDHJE ME SERBINË.ORTAK I VETËM ME 100% TË AKSIONEVE ËSHTË GRUPI SCHOLZ.AG.DE.SCHOLZ SHPK ALBANIA ZOTËRON 100% TË AKSIONEVE TË SIMOTRAVE TË SAJ NË KOSOVË DHE MAQEDONI NGA KU MERR LËNDËN E PARË TË CILËN E PËRPUNON DHE E RIEKSPORTON.ADMINISTRATORËT JANË NGA KOSOVA DHE KROACIA DHE NUK KANË KURRFARRË LIDHJE ME SERBINË.ËSHTË E VËRTETË QË KEMI TEKNOLOGJI PËR PËRPUNIMIN E SKRAPIT NGA KU EDHE PËR MAKINAT NË FUND TË JETËS,NJË TEKNOLOGJI MODERNE GJERMANE, POR QEVERIA E MËPARSHME QË JU ME TË PADREJTE E CILËSONI SI ORTAKE TONËN NUK I KA SHITUR ASNJË MAKINË TË DALË JASHTË PËRDORIMIT KOMPANISË SONË.PREZENCA E KRYEMINISTRIT TË ATËHERSHËM NË PËRURIMIN E FABRIKËS SONË NUK DUHET TË NGATËRROHET ME MARRËDHËNIE INFORMALE PASI KY ËSHTË NJË INVESTIM PREJ MËSE 15 MILIONË EUROSH DHE 100% GJERMAN.KY SULM I ULËT DHE I PËRSËRITUR NDAJ KOMPANISË SONË NA REZERVON TË DREJTËN TJU DREJTOHEMI ORGANEVE TË DREJTËSISË PËR PRISHJE TË QËLLIMSHME TË IMAZHIT TË KOMPANISË.GJITHASHTU JEMI TË DETYRUAR TË NJOFTOJMË PËR KËTË SITUATË ASPAK TË KËNDSHME EDHE AKSIONERIN TONË TË VETËM NË ESSEN TË GJERMANISË.
    NË PRITJE TË NJË REAGIMI NGA ANA E REDAKSISË SUAJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje