BSH: Ndikimi nga kriza greke, rritja ekonomike do ulet me 0.25% (TemA Tv)

12 Gusht 2015, 15:19Ekonomia TEMA

Kriza greke do të japë efekt në ekonominë shqiptare gjatë 6 mujorit të dytë 2015, duke ndikuar në uljen e ritmeve të rritjes.

Ndikimi në ekonomi do të jetë me një ulje prej 0.25 % e rritjes ekonomike, ndaj parashikimit . Kjo u bë e ditur gjatë prezantimit para gazetarëve të Raportit Tremujor të Politikës Monetare nga drejtorë të BSH-së.

Ndikimi sipas tyre do jetë kryesisht në bilancin tregtar me Greqinë dhe remitancat. Rënia e volumit tregtar jep ndikim në treguesit ekonomikë, ndërsa rënia e remitancave, për shkak se emigrantët sjellin më pak para në vend, ndikon në nivelin e konsumit duke e ulur atë.

Por sipas raporit të BSH-së ky ndikim do të jetë i përkohshëm dhe në fillim të vitit 2016 këto tregues do të përmirësohen.

Banka Qendrore garanton se sistemi bankar nuk preket nga efektet e krizës të vendit fqinj. Për më tepër që bankat me kapital grek, kanë mëse 3 vjet që kanë minimizuar kreditimin, duke mos dhënë efekt në ekonomi.

Qeveria parashikoi në buxhetin e 2015 një rritje ekonomike prej 3 % si objektiv për këtë vit.

Të dhënat e BSH-së për 3 mujorin e parë të këtij viti flasin për një rritje ekonomike me 2.8 %, e cila u mbështet nga rritja e investimeve dhe nga përmirësimi i i bilancit të shkëmbimeve tregtare. Rritja ekonomike në 2014 u arrit në 2.1 %, dhe pritshmëritë për Bankën e Shqipërisë janë që gjatë këtij viti të kemi një rritje më të lartë se ajo e një viti më parë, por duke mos harruar ndikimin e krizës greke, e cila është llogarritur ta reduktojë atë me 0.25%. Teuta Shamku

3 komente në “BSH: Ndikimi nga kriza greke, rritja ekonomike do ulet me 0.25% (TemA Tv)”

  1. toni says:

    Po i her that se nuk jep efekt kriza greke mor mashtrusa,ajo u dite se do ket efekt se jan 500 mij shqiptar atje ,ku ka te ardhura tjera hqipria perveq se nga emigrantat ,se te ardhurat e shqipris i han politikant si nuk . Ngopen

  2. elton says:

    Po pra.Ky palla tha qe nuk do kishte efekt kriza greke

  3. Tema says:

    S’ka lek me u dëfrehur nano

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje