Skrapar Buzhala: Kur kritikojmë Edi Ramën e bëjmë për të mirë të Shqipnisë, jo të Kosovës

16 Tetor 2016, 20:04Antena TEMA

Në një letër të hapur drejtuar shtypit shqiptar, publicisti i shquar Skrapar Buzhala thotë mes të tjerash se Shqipëria nuk është veç Edi Rama dhe kur shaj Edi Ramën nuk kam sharë Shqipërinë. Dhe më poshtë jep argumentat e tij:

“Të dashur miq dhe kolegë të Tiranës.

Po e bëni të madhe këtë punën e sulmeve ndaj Edi Ramës. Unë për sa ju njoh ju, të gjithë e keni sha vet Edi Ramën. Bile dhe Fevzo që se prish gojën, e ka pas bërë llom kur ishte në opozitë nja dy herë.

Tani çka ju ka tek që jeni bë bashkë duke mos fol me gojë me njëri tjetrin me e mbrojt këtë njeri?

Kur kritikojmë Edi Ramën na e bëjmë për të mirë të Shqipërisë. Për aq sa kemi fol me liderët e tjerë të rëndësishëm politikë në Tiranë, me zotni Sali Berishën dhe zotni Ilir Metën, Edi Rama meriton me ia bë më zi se kaq. Nga informata që i kemi të dorës së parë edhe Sali Berisha, edhe Ilir Meta, nuk janë të shqetësum për këto sulme, s’di çka u ka tek do gazetarëve të mërziten për këtë punë.

Mbi të gjitha nuk duhet me e identifikue Edi Ramën me krejt Shqipnien, pasi ai ka 1 milion veta, a janë tre milionë e gjysëm shqiptarë të Shqipnisë. Pra më pak se një e treta. Duke e kritiku Edi Ramën, jemi tuj kritiku një pakicë të Shqipnisë, por nuk do të thotë se jemi kundër dhe Sali Berishës dhe Ilir Metës e udhëheqësve të tjerë. Kur e kanë meritu i kena kritiku dhe ata, por me kohë kanë reflektu dhe tash nuk bëjnë më gabime.

Në këto kritika që po i bëjmë Edi Ramës, i kemi dhe mbështetjen e tyne. Bile në shenjë respekti ndaj tyre dhe për t’u dëshmu ju krejtve se nuk kam gjë me Shqipërinë, jam gati me e ndryshu emnin tim nga Berat në Skrapar, për t’u dëshmu se nuk më pengon hiç vendlindja e Ilir Metës.

7 komente në “Skrapar Buzhala: Kur kritikojmë Edi Ramën e bëjmë për të mirë të Shqipnisë, jo të Kosovës”

  1. I says:

    Je i blere nga Iliri ti klysh serbit.

    1. Kiu says:

      Ky, e nderroi, qe e nderroi emrin, ta kishte bere Skrapkar, se i shkonte me shume…

  2. ☆~Gopisti i NSHRAK-utt~☆ says:


    O Buzhel
    O gogol
    Bëje emrin
    Viçidol.
    .
    Nji: e knoq
    Ma shumë shkinë
    Dy: Rikthehesh
    Në origjinë!
    .
    Tre: e knaq
    Ma shumë shkjaun
    Katër: E mbron
    Sali vëllaun.

  3. Delli. USA says:

    Mero,ja ke bo mire ketij buk-zhales,kelyshit te Sali Qenit.

  4. Zemani says:

    Mos e ço ndërmend që ta quash veten :SKRAPAR! TI,BERAT; JE MURTAT! JE mosmirënjohës klasik dhe nuk ke fytyr, po surrat!

  5. Alban says:


    Nuk kini faj ju, fajin e ka Edi Rama qe po ju prish pune me serbë.
    Serbe muti.
    Te pakten Serbët e dine se çfarë duan.
    Po ju a e dini?

  6. Beni says:

    Une kam.qene ulur me dy miq nga Kosova dje ish komandate te UCK dhe pashe Buzhalen me Ilir Meten.
    E ti cme kane thene ata per kte Buzhalen?
    Nje klysh serb qe tani po ushqehet me kokat e peshkut te Lalzit pas ngopjes se Metes.
    Buzhala njihet ne Kosove si njeri legen e maskara dhe nuk ia fishkellen askush.
    Po se di pse Ilir Meta e perdor te klysh zagari kunder Rames?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje