Doktori shpjegon momentet e vështira kur vetëvranë Mehmetin!

26 Dhjetor 2016, 21:17Antena TEMA

Në rrjet prej ditës së djeshme qarkullonte një fotomontazh ku Kokëdhima shihej në krevatin e vetëvrasjes së Mehmet Shehut. Më në fund foton e pikasi dhe Doktori dhe e ripostoi me shënimin “Si e kujtoj unë vetëvrasjen e Mehmetit”.

Të dashur lexues!

Kjo është foto e Koço Kokëdhimës që ka zëvendësuar ritualin e vetëvrasjes së Mehmet Shehut.

Siç e dini, unë kur vdiq Mehmet Shehu kam qenë Sekretar i Byrosë së Partisë së Fakultetit të Mjekësisë. Aty bënin jetën e partisë, gjithë mjekët e bllokut dhe Ministri i Shëndetësisë.

Kur u vra Mehmeti, unë isha duke përgatitur raportin e radhës për mbledhje. E dija që atë e vetëvranë. Në mbrëmje Tv heshti për vdekjen e tij dhe nuk dha muzikë funebër.

Të nesërmen në mëngjes thirra Byronë e Partisë.

Të dashur shokë, u thashë. Në organizatën tonë të partisë kemi mes të tjerash shoqen Margarita, e cila është mjeke e shokut Mehmet Shehu. Ne e dimë të gjithë që shoku Mehmet kishte marrë rrugë të gabuar dhe aty do përfundonte, por ne duhet të mbrojmë shoqen Margartita. Nëse  e lëmë këtu në Tiranë, atë do ta kapë fshesa e hekurt që pastron mbeturinat mikroborgjeze dhe do ta marrim më qafë.

Unë propozoj që shoqen Margarita ta çojmë me punë në Rrogozhinë.

Pati heshtje në sallë. Ylli Popa nuk ishte dakord. As Isufi. Ylviu u ngrit në këmbë dhe më tha atë fjalën e zakonshme që “ti je psikopat”. Por të dashur miq, unë isha i vendosur. Unë duhej ta shpëtoja atë grua. Dhe i bëra letër vetë Sekretarit të Parë të Durrësit, Muho Asllani ta priste dhe ta përcillte në Rrogozhinë.

Unë mora përsipër që të mbuloja çdo detyrë që bënte shoqja Margaritë. Dhe aq e kënaqur ishte shoqja Margaritë sa edhe kur erdhi demokracia nuk u kthye më në Tiranë. Jam mirë në Kavajë dhe Rrogozhinë thoshte.

Por përkushtimi im ndaj së vërtetës nuk përfundoi aty. Unë u shpërngula në pallatin e Ministrisë së Brendshme dhe aty me lidhjet e mija arrita të isha mjek i Fiqiret Shehut në burg. Ishte përkushtimi im që ajo u regjistrua si e vdekur nga zemra, dhe ia kam firmosur pa m’u dridhur dora raportin mjeko-ligjor në mesnatë.

Të njëjtin përkushtim pata dhe ndaj Ministrit Llambi Ziçishti, i cili u pushkatua pak pas vrasjes së Mehmetit. Ja lehtësova dhimbjen me deklaratat e mija duke e pushkatuar sa më shpejt dhe pa ia zgjatur në gjyq.

Kjo m’u kujtua sot nga kjo fotografi. Tani Koçon e vetëvranë. Por çdo të bëhet me njerëzit që i kanë shërbyer Koços? A do të jetë në gjendje t’i mbrojë dikush, siç mbrojta unë njerëzit e Mehmetit?

Unë mendj se jo. Edi Rama është më dikator se Enver Hoxha dhe nuk do t’i lërë njerëzit e Koços të qarkullojnë jashtë Tiranës për t’i shpëtuar dënimit. Edi Rama do t’i lërë ata në krye të detyrës që ta ketë kollaj t’i heqë kur të dojë.

Kjo tregon se kemi rënë në një diktaturë më të egër se ajo që kemi jetuar kur kjo ishte foto e vërtetë.

I juaji Sali.

2 komente në “Doktori shpjegon momentet e vështira kur vetëvranë Mehmetin!”

  1. Nje shkrim me shume vlera demokratike,te lumte sali

  2. Kristi Maze says:

    Në atë mbledhje u propozua edhe lëvizja e Ulviut por dikush nga salla kundërshtoi dhe tha “të mos e lëvizim Ulviun se nuk ka kush të kontrollojë Saliun!
    Pavarësisht të vërtetave, shkrimi është i dobët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje