Një nga komandot e arrestuar për vjedhjen e bankave i shkruan Doktorit nga qelia dhe i shpjegon çfarë ka ndodhur:
“I dashur Doktor!
Po të shkruaj për të të kërkuar ndjesë që nuk do të jem në mitingun e 18 shkurtit.
Me sa duket fituam shumë siguri nga dy goditjet e para dhe e nënvleftësuam armikun.
Dy shokët tanë nga Tropoja dhe dy dibranë, akoma nuk janë dorëzuar.
Ata kanë dhe udhëzimet e sakta se ç’duhet të bëjnë me paratë e fshehura që nuk kanë zbuluar akoma.
Të kërkoj ndjesë që nuk do të jem më 18 shkurt në shesh për të protestuar ndaj qeverisë së krimit.
Gjërat shkuan keq dhe një nga demokratët tanë lushnjarë, që dinte gjithë sekretin, nuk rezistoi dot.
Ne kishim besuar atë barcaletën me lushnjarin në qeli, që përplaste kokën për hekura, duke mallkuar veten që nuk mbante mend emrat e shokëve.
Për këtë besuam tek lushnjari jonë, por ky legen i mbante mend emrat tanë dhe i tregoi.
Bëji të fala Lulit dhe përcilli dhe atij ndjesën tonë, që nuk do jemi dot në miting.
Paratë që kemi premtuar, besoj i kemi çuar në vendin e duhur.
Ata kanë gjetur vetëm disa para, nga ato që kemi ndarë nga grabitja e fundit.
Të tjerat i kemi çuar në destinacion.
Kam dëgjuar që këto ditë u shpallën të pafajshëm ata të “Hakmarrjes për Drejtësi”, si i quaje ti.
Kam dëshirë që dhe bandës tonë t’i vini një emër, që të bëhemi dhe ne legjendarë.
Ne kemi menduar të quhemi “Reforma për Drejtësi”, për analogji të “Hakmarrja për Drejtësi”.
Meqë është koha e shkurtër deri në datën 18 dhe policia mund ta propagandojë si arritje arrestimin tonë, do të lutesha të deklaroje që ne nuk jemi banditë, por aktorë të Kinostudios, me të cilin ata duan të demoralizojnë njerëzit të marrin pjesë në protestë.
Fol me Zenin, se ai ka ca çuna që nuk e vrasin shumë mendjen e shkruajnë, dhe njerëzit e besojnë.
Kjo të paktën do ta ulë pak revanshin e qeverisë deri më 18 shkurt.
Pas 18 shkurtit pastaj ne do jemi heronjtë tuaj deri në zgjedhje dhe do ta kompensojmë çdo dëm që i sollëm opozitës me arrestimin tonë këto ditë.
Edhe një herë duke të kërkuar ndjesë për shqetësimin që ju sollëm, lutem na shpallni aktorë që bëjmë gjoja si të arrestuar deri në datën 18. Më pas flasim!”
haha e forte kjo, bravo ?? ia ke cu tensionin 24 Berishes me keto shkrime. Po perdridhet ne ate cesterin e tij si ngjyre lope e po sheh me sy te zgurdulluar si po i ngushtohet laku.
Tik-tak tik-tak……