Antena zbardh negociatat Rama- Basha ne zyrat e Kuvendit: Si lindi “Republika e Re”?

19 Maj 2017, 19:37Antena TEMA

Siç u bë publike, Rama dhe Basha u takuan në zyrat e Kuvendit, ku Meta kishte vënë përgjues

Kur e kuptua, ata tentuan të ndryshojnë zyrë, por përgjimi u bë në distancë.

Antena ka arritur të sigurojë përgjimin e dialogut mes tyre.

Rama: Sa e shet atë çadrën?

Basha: Me karrigen tende.

Rama: Atë hiqe nga mendja, bëj pazar tjetër.

Basha: Dua një zëvendëskryeministër.

Rama: Merre.

Basha: Dua dhe katër ministra.

Rama: Te jap gjashtë, katër drejtorë, dy për resto

Basha: Po ne s’kemi lekë për fushatën.

Rama: Do ndonjë tender? Vër gishtin.

Basha: Dua ca drejtorë ku leku vjen vetë, Hpoteka, OSHEE-ja, AZHBR-ja

Rama: T’i gëzosh! Shumë janë për një çadër, po hajde merri. Mos do dhe Avokatin e Popullit?

Basha: Eee, mirë do të ishte.

Rama: Ta kam falur.

Basha: Po ju me miliardat e drogës do blini zgjedhjet. Policia…

Rama: Po të jap një zëvendësdrejtor policie, 12 …

Basha: Kam hallin për numërimin e votave në KQZ.

Rama: Dashke dhe KQZ-në. Ta gëzoni, ta gëzosh. Mua më duhet dhe “Republika e Re” jotja.

Basha: Mere, mere.

Rama: Besoj shkon mirë “Republika e Re” me mua kryeministër.

Basha: Ku të gjejmë ne një kryeministër më avangard se ti?

Rama: Do gjë tjetër? Më thuaj se më gjete me orë të mira

Basha: Metën, Idrizin.

Rama: Lëre Metën, është president i pavarur. Po të jap Petrit Vasilin, kryetarin. Edhe Fatmir Xhafën ta dhashë. S’kishte pse kalonte mbi trupat tuaja kur u vendos. Ta fal unë, pa sakrifica. Mos harro se të kam dhënë edhe Saimir Tahirin më parë

Basha: Jam shumë i kënaqur, tani po, do hyjmë në zgjedhje të lira e të ndershme. Kur të ta sjell çadrën?

Rama: Mbaje, mbaje, jemi mësuar me të tani, s’na bën më përshtypje.

Basha: Po me kanabisin ç’do bëhet?

Rama: Do t’i ndajmë parcelat e kultivimit, sipas përqindjes së fitimit në zgjedhje. Fitove 40%, kaq sipërfaqe ka për të mbjellë.

Basha: Po aleatët?

Rama: Lëru ndonjë parcelë dhe atyre. Nuk harxhojnë shumë ata. Ke ndonjë gjë tjetër që të ka mbetur merak?

Basha: Nga larg dukesh i keq, nga afër qenke xhentil dhe zemërbardhë. Po unë kam thënë që zgjedhje nuk do të ketë më 18 qershor.

Rama: S’ka gjë, i shtyjmë një javë. Më 25 qershor. Tani mos ha më m… jo “Rama ik”, jo “miliardat e drogës”

Basha: Boll hëngra, s’dua më. Vetëm një gjë të fundit. A mund të bërtas që kjo është fitore për mua?

Rama: Bërtit sa të duash, vetëm kujdes zërin, se të ngjiret

Basha: Për Vetingun, si do bëjmë? Se e kemi problem.

Rama: Me këtë rast heq qafe Berishën. Ç’ke ti!

Basha: Edhe ne drejt burgut e kemi rrugën.

Rama: Mirë atëherë, merr dhe drejtorin e burgjeve që të jesh i qetë. Ore, atë shkresën që bëre atëherë për shtëpinë tënde, e legalizove?

Basha: Jo, akoma

Rama: Mos e zgjatim, merr dhe legalizimet. Hajde tani, më le një barrë të rëndë në kurriz, “Republikën e Re”, po do ta përballoj.

Basha: Do kesh ndihmën time.

Zymbyl Hasani

3 komente në “Antena zbardh negociatat Rama- Basha ne zyrat e Kuvendit: Si lindi “Republika e Re”?”

  1. Tirana says:

    Mero te marrte e mira , me lot kam qesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje