Ndërkohë që beteja për kreun e PD ka hyrë në javën e saj të fundit, Kunati po përpiqet të qetësojë vendet e NATO-s për rezultatin ditën e shtunë.
Gara në PD ka zgjuar rivalitetin e vjetër historik mes SHBA-së dhe Hollandës brenda NATO-s.
Kandidati që është qytetar amerikan, po persekutohet, ndërsa kandidati që është qytetar hollandez po privilegjohet, dhe kjo ka rritur tensionet brenda NATO-s.
Ambasadori i SHBA në NATO i ka dërguar një letër të ashpër Kunatit, duke e paralajmëruar për pasojat që mund të ketë në të ardhmen:
“Duke qenë se për SHBA zhvillimet në Shqipëri janë shumë të ndjeshme në aspektin e sigurisë, po ju bëj me dije se kemi marrë njoftim nga qytetari amerikan që konkurron për kreun e PD, se qytetari hollandez, që po ashtu po konkurron, po privilegjohet në garë.
Jemi në dijeni se ai ka makina me eskortë, bashkitë i mbushin sallën me tifozë, ka veturë me kondicioner, dhe ja paguajnë drekat në çdo qytet që shkon.
Persekutimi që i bëhet qytetarit amerikan në këtë garë, është një fyerje që i bëhet vetë Aleancës Transatlantike, dhe autoritetit të SHBA në këtë aleancë.
Meqë kandidatët u përkasin dy brigjeve të oqeanit, por garojnë në Shqipëri, ne jemi të shqetësuar se fitorja e kandidatit hollandez kudrejt atij amerikan, do të dobësojë rolin e NATO-s në Ballkan.
Dihet se hollandezët janë fajtorë për masakrën e Sebrenicës, duke u hapur rrugë krimeve serbe.
Nga ana tjetër, jemi në dijeni se ky kandidat është tallur me presidentin Trump, pasi i ka shkuar si biznesmen në fushatë, ka bërë një foto dhe pastaj e ka paraqitur si mbështetje amerikane, ndërkohë që po persekuton politikën amerikane.
Për gjithë këto arsye, kërkojmë në emër të NATO-s të bëni publike listat e votuesve para ditës së enjte.
Votuesit do të identifikohen me kamera të NATO-s para se të votojnë dhe do të ruhet çdo portret i tyre.
Po qe se nuk fiton kandidati jonë, fotot do t’i çohen Edi Ramës dhe ata do hiqen te gjithë nga puna.
Pas numërmit, do verifikohen kamerat e sigurisë për të parë a përputhen ata që kanë votuar, me numrin e votave që do shpallen.
NATO ka identifikuar si njeriun kyç në këtë manipulim, një njeri me pseudonimin “Kunati”.
Ky person është po ashtu agjent hollandez dhe po klasifikohet si armik i SHBA me këto manipulime që po bën dhe do t’i hiqet viza e udhëtimit për në SHBA.
Kështu që në zgjedhjet e ardhshme, shansin për të bërë foto me presidentinTrump, e kanë vetëm po e kapën në ndonjë shtet tjetër të botës.
Në rast se nuk sigurohen kushtet për garë, SHBA mund të shkojë deri në ngrirje të marrëdhënieve diplomatike me Hollandën.
Jemi në pritje të reagimit tuaj.
Shqiptarët e duan SHBA më shumë se veten e jo më më shumë se Hollandën.
Çdo rezultat që nuk respekton këtë traditë nuk do njihet”