Si ndryshon Chelsea deri në fund të merkatos së janarit me pesë afrime të reja

9 Janar 2019, 17:05Sport TEMA

Chelsea është një nga ekipet më aktive të Premier Ligës në merkaton e transferimeve të janarit deri më tani.

Maurizio Sarri ka përfunduar tashmë blerjen me 58 milionë paund të yllit të Borussia Dortmundit, Christian Pulisic, duke shpresuar që të arrijë edhe marrëveshje të tjera.

Pulisic do tu bashkohet “Bluve të Londrës” në merkaton e verës, ndërkohë “The Sun” ka barë një vështrim të lojtarëve që tekniku Italian Sarri kërkon në këtë merkato.

Gonzalo Higuain është pothuajse një lojtar i Chelseas pasi ka arritur marrveshjen me klubin dhe do të jetë lideri i sulmit tek londinezët.

Objektivi i rradhës për Chelsean është Kepa Arrizabalaga, që luan me Athletic Bilbao.

Portieri spanjoll është një ndër më të mirët në “La Liga” dhe tek Chelsea do të jetë numri 1.

Elseid Hysaj, Antonio Rudiger, Mats Hummels, Marcos Alonso, janë katër mbrojtësit që Sarri kërkon të blindojë prapavijën.

David Luiz është një mbrojtës që nuk ofron siguri duke bërë shumë gafa, Gary Cahill është në fund të karrierës dhe Andreas Christensen nuk po përshtatet dot.

Hummels mund të largohet më në fund nga Gjermania, dhe Sarri është i gatshëm për të arritur një marrëveshje prej 30 milionë paundsh.

Ndërkohë, Elseid Hysaj që luan me skuadrën e Napolit mund të jetë njeriu i vetëm që të blindojë krahun djathtë.

Jorginho, N’Golo Kante dhe Nicolo Barella janë treshja që Sarri kërkon të vendosë në mesfushë.

Kante ka provuar se mund të bëjë gjithçka për Blues – madje edhe duke lulëzuar në një rol më të avancuar.

Sarri mund të bastis Serinë A edhe një herë për të blerë të riun Barella i cili po zhvillon një sezon mjaft të mirë me skuadrën e  Cagliarit.

Ndërsa për fazën sulmuese, Sarri kërkon të vendosë një treshe të frikshmë që të përbëhet nga Eden Hazard, Gonzalo Higuain dhe Mauro Icardi.

Nuk ka asnjë dyshim në faktin se Hazard shkelqen në çdo pozicion në fazën ofensive, por në këtë sezon ka qenë e vështirë për Chelsean pasi Alvaro Morata dhe Olivier Giroud nuk kanë qenë në lartësinë e duhur.

Me ardhjen e Higuain, Chelsea kërkon të sjellë në Londër edhe një tjetër yll të Serie A, Mauro Icardin, për të kompletuar treshen e frikshme.

Me Hazard, Higuain dhe Icardi, Chelsea më në fund mund të konkurrojë me sulmet  e rrezikshme të Liverpulit dhe Manchester City – ndryshe nga tani, me Moratan dhe Giroud. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje