Katër persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë në lidhje me ngjarjet e ndodhura dje në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë.
Protestuesit hodhën bomba molotov në drejtim të derës së Kryeministrisë duke ndezur ambientet e jashtme të godinës.
Nga shpërthimi i molotovit dy punonjës të Policisë u lënduan, por edhe një simpatizant i opozitës u përfshi nga flakët e lëndës ndezëse.
Pavarësisht kaosit të shkaktuar protesta dy orëshe e opozitës, e cilësuar edhe kombëtare prej saj, nuk arriti as këtë herë të mbushte bulevardin e kryeqytetit.
Berisha nuk arriti të bindë as demokratët e as qytetarët t’i bashkohen masivisht në shesh.
Do ta shikoni ne proteste tjeter kembetare. Do jemi me shume,sa gjysma.