FOTO: Kim Kardashian shpenzon miliona dollar për pronën e ëndrrave, shënon marrëveshjen më të madhe të vitit

21 Shtator 2022, 15:05Lifestyle TEMA

FOTO: Kim Kardashian shpenzon miliona dollar për pronën e

Kim Kardashian duket se ka vendosur që të nisë një jetë të re larg nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye West. Ajo ka blerë një shtëpi mahnitëse në Malibu, raporton “The Sun”.

Kjo e fundit shkruan se rezidenca që ndodhet pranë plazhit ka një vlerë prej 61 milionë paund dhe ndodhet në një nga lagjet më ekskluzive të Malibu. Thuhet se prona e re iu rekomandua femrës më seksi nëpërmjet motrës së saj 26-vjeçare, Kendall Jenner.

Themeluesja e “Skims” ka shpenzuar miliona për një pronë me katër dhoma gjumi dhe gjashtë banja, një pronë që dikur i përkiste Cindy Crawford dhe bashkëshortit të saj, Rande Gerber.

Craford dhe Gerber e blenë pronën për 45 milionë dollarë në 2018. Blerja e re e Kardashian vjen një vit pasi ish-i i saj, Kanye West, shpenzoi 57.3 milionë dollarë për një shtëpi në Malibu.

Është marrëveshja më e madhe e vitit dhe shënon shitjen e katërt më të lartë në të gjithë shtetin e Kalifornisë për vitin 2022.

Sipas “The Sun”, kjo vjen disa javë pasi 41-vjeçarja vuri në shitje dy nga pronat e saj në Los Angeles, një apartament në Calabasas dhe një fermë në Hidden Hills. Me një sipërfaqe prej më shumë se 7,450 metra katrorë në 3 hektarë tokë, vila ka një shteg për në një plazh privat.

 

Lini një Përgjigje