Pasionet, për origjinën e të cilave gabojmë, shpesh janë ato që na tiranizojnë më shumë. Ndjesitë më të dobëta janë ato që ua njohim natyrën. I ndodh rëndom njerëzve që, ndërsa mendojnë t’i provojnë disa gjëra, që shkaktojnë ndjesi të dobëta mbi të tjerët, provojnë jo rrallë edhe mbi veten e tyre të njëjtën gjë…
Ndërsa serioziteti i lartë është gabimi fatal, ku bien fatkeqësisht edhe njerëzit më të mirë të kësaj bote.
Është gabim t’i gjykojmë njerëzit me seriozitet, ndoshta ky do të ishte mëkati fillestar.
“Nëse njerëzit e shpellave do të kishin ditur të qeshnin, historia do të kish qenë ndryshe.”
Në fakt sjellja e parë ‘e mirë’ datoi nga periudha prehistorike, kur brenda në një shpellë, ndërsa një nënë flinte bashkë me të voglin e saj, burri i egër teksa po hynte, pa ushqimin e shumë kërkuar e sapo deshi të ulërinte si shprehje e kënaqësisë, për arritjen e kërkimit të tij, ai e mposhti impulsin e egër, për të mos zgjuar nënën e fëmijën bashkë të përqafuar në gjumë.
Do të ishte mizore të shqetësoje me qëllim një grua a një fëmijë në këto kohe moderne dhe mbase pak turp do të ndiente një burrë, që këtë gjë e bën thjesht për pasion e me një vullnet kafshëror cilido të jetë motivi e cilado të jetë rrethana.
Është vërtetë mizore dhe fjalë më të përshtatshme se kjo nuk mund të gjejë dot për ‘veprat’ e këtyre njerëzve, të cilët ndjejnë kënaqësi nga pasione të verbra, thjesht duke u përdorur nga burra gjithashtu të vegjël, por që paraja dhe pushteti i bën padronë…
Gratë e çmojnë mizorinë më shumë se çdo gjë tjetër. Ato në fakt kanë instinkte të admirueshme primitive.
Shoqëria i ka emancipuar, duke i lejuar të shkollohen bashkë me burrat, të punojnë bashkë me ta, të jenë në vendimmarrje e të jenë aktive në politikë, por ato kanë mbetur skllave, që shkojnë e kërkojnë padronët e tyre dhe kënaqen të jenë të sunduara…
Është mizore që një burravec të shqetësojë gra, duke qenë ai vetë nën sundimin e padronit të tij, por është super mizore kur dëgjon a provon se një grua shqetëson me urdhrin e padronit të saj gruan tjetër e duke kryer një veprim të shëmtuar mbi të, ajo ndien edhe mbi veten e saj të njëjtën ndjesi dhune prej padronit të saj…
Hyrja ne rregull, kur do vazhdoje pjesa kryesore e artikullit?
Moj evolucionare dukesh qe nga biemri se c faresoji je Ti
Ai qe kupton e kupton,shkrim i bukur.
artikulli eshte pa lidhje .nuk e kuptoj ku ke dashur te dalesh,vetem titulli eshte me kuptim me tej varja.
Kenaqesi e’nderlikuar’ per mua Dr Magdalena,qe sot e paskeni zene me’qeniet e nderlikuara’!
Qe ne krye po ju bej disa pyetje(qe mund ti trajtonit ne shkrimet tuaja te ardhshme!):
-Cila eshte streha e fundit e nje militanti(me o pa parti),qe partija fituese se ka qasur ne pushtet?!
-Cila eshte streha e fundit e nje komentuesi militantist qe nderron me dhjetera e dhjetera nick-name, e qe denigron dhe kerkon te mbyse cdo mendim te lire(te komentueve te tjere),qe shkojne ndesh me te tijin?!C’lloj kenaqesie ndjen?!
-Cila eshte streha e fundit e paramilitareve ‘te mendimit te lire’te tipit Cingapoku,Tarzani…(sikur te vinin ekskluzivisht nga Madagascari)?!
Dhe le te kthehemi ne teme,te qeniet e komplikuara.
Per mua qenie te komplikuara(dhe per rrjedhoje,per tu trajtuar) jane kjo ketegori qeniesh:
-Nje politikan qe te vret naten e te qan diten,e qe pasi te kane varrosur te tjeret, te c’varros,per te te’riqare’perseri!Qe te vret e grabit,mu ne mes te dites e sheshit,me duar ne xhepa…,e s’ja ben syri terr per gjithcka qe ben!!
-Nje politikan lyfmatrak, qe si kur flet,si kur buzeqesh,arrin te shprehe te vetemen dogme;’sa me shpejt,Integrim,Punesim,'(njesoj si dogma e dikurshme;’barazi,vllazerim,solidaritet’);nderkohe qe ka bere akrobacite me te pamoralshme drejt pushtetit,per te vjedhur ne menyren me spektakolare(me ze e figure),nderkohe qe beri nje shpk politiko-private(fifti-fifti me bashkeshorten),ku e gjith politika e ketij vendi,rrezikon te shkoje per rikapitalizimin e kesaj shpk-je privato-politike!
-Nje politikan’shtylle betoni’,ngulur mu ne zemer te kuvendit te partise,qe prej dekadash,pret e percjelle me radhe,Kryeministra e Kryetare te partise se tije,pa ju cenuar kurre pushteti,perkunderazi…,sikur te kishte jo bekimin e’Driterimit’,por bekimin e ‘Krishtit-Muhamed’!!
-Nje ‘politikan’ qe ne betejat e tij politike(me kundershtarin) s’qe kurre i tille(gaboi sistematikisht),ne prag te fitores u be me pragmatist se politikanet,kurse tani(pas fitores)rrezikon te behet nje politikan i keq(dhente zoti jo nder me te keqinjte)!
-Nje kapter a magazinjer,qe shfrutezuan momentet me te liga te shqiptareve dhe rrethanat e nderlidhjet familjare me pushtetin, ndertuan ‘Piramidat’ e tyre;njeri ate ,ku u grabiti shqipetareve me 100-ra milione dollare,pa ju ngulur qofte edhe nje gjemb …,perkunderazi,sot eshte me farefisin ne te gjitha pushtetet!;tjetri ngjiti shkalet e piramides(cale-cale)…gjer ne krye te Presidences(dhe si per ironi te fatit,te gjithe merren me modelin e mustaqeve te tije!);ndersa magazinjeri…pasi privatizoi truallin e ndermarrjes,filloi biznesin,u be Drejtor Doganash,sot keshillon Bashkine ,neser Parlamentin a Qeverine!
-Nje’Deputet’qe ka derdhur gjak(fufuar)per Partine;qe ka vrare qe ne adoleshence(ne dhe te huaj),e ka dhene prova qe eshte kriminel edhe ne vendin e vet;qe ka treguar zell e ‘virgjeri’ndaj ‘nderit’ te partise e politikes(eshte kaqizuar e ristanuar);qe eshte kunat(kunate),dashnor(dashnore),kushuri,farefis…i Shokut …Xhemal(a bashkeshortes se tije)!
-Nje ‘intelektual’,’gazetar’,’publicist’…qe flet perhere me gojen e te tjereve( interesit),qe ngre kulla,universitete,perandori mediatike,shtypshkronja…,qe njeh deri ne detaje djallin(te keqen),por se thote kurre te verteten,sepse e di mire se po te flase qofte edhe nje here te vetme me gojen e vet,do te kercelloi(kafshoje) gjuhen e tije(dhe vetveten)!
Dr Magdalena,mua me duket tejet anormale dhe mese mizore qe ne kete kategori(‘qeniesh’ te nderlikuara),tu fusni nje intelektual qe ka kurajon qutetare(per tu respektuar),te flase me gojen e tije,te thote ate dhe vetem ate qe ai mendon(pa pasur piken e frikes…as ate te kercellitjes sa dopak te gjuhes se tije)!
Nje intelektual,qe s’ka pasur kurre konflikt interesi me politiken dhe shtetitin e ketij vendi,qe e ka vene jeten e tije perpara me dinjitet(duke shijuar ndjesine qe te jep djersa dhe puna),’padron’ka vetem veten e tije(as Zotin,ne doni ta dini mire e qarte ),ka Lirine,lirine per te thene ate qe mendon ,ashtu sic e mendon!
Dr Magdalena,me shume se shumuca e intelektualeve,gazetareve,publicisteve…ne kete vend,mua me duken si qenie(krijesa)te nderlikuara(e kompleksuara),qe ne pamje te pare,me ngjajne me nje grumbull te strermadh kameleonesh,qe vegjetojne e perpiqen(mundimshem e dhimbsurisht)te bejne diferencen me njeritjetrin,me te tjeret!!
Per mua,krijesa me e thjeshte,me e embel,e me e adhurushme eshte Meduza,sepse ajo ka kurajon,aftesine,guximin dhe trimerine te vozise ne te gjitha llojet e ujrave,ne te gjitha thellesite,ne te gjitha koherat…,sepse eshte pikerisht e lire!
Sepse Liria sjelle vec te mira…,sidomos per qeniet e arsyeshme…njerzore!
Mendim folozofik, per aktualitetin ne Shqiperi. Njerez qe kane kenaqesine me te madhe ne jete te shqetesojne njerez, nderkohe edhe ata vete shqetesohen nga padronet e tyre, por gjithsesi vullneti per te shqetesuar tjetrin ne shqiperi eshte mese kafsheror. me pelqen trajtimi qe i ben zonja edhe mizorise femerore, eshte e dhimbshe qe sot e gjithe diten nga padronet politik a kushdo femrat perdoren me kenaqesi per te demtuaren, fmren te ngjashmen e saj…cfare pret shoqeria nga ajo familje?
Shume bukur e keni thene Magdalena keta njerez nuk mund te merren seriozisht, sepse ata nuk kuptojne c’deme bejne, thjesht e kane kenaqesi shqetesimin e tjetri. Shpresojme qe keto struktura famekeqe te mos perdoren me nga politika sepse politika vete do te shkaterrohet.
faleminderit Magda je nje grua e forte e kurajoze.
E VERTET E HIDHUR POR REALE
NE MOMENTIN KUR GJITHSHKA EVOLON PO
NDDHE E KUNDERTA ME PARIMET MBI MARDHENJET NJEREZORE
SHPERFYTYRIM TE MORALIT NE TE GJITHA DIMENSIONET.
ZGJIMI I HUMANIZMIT SI NDJENJA FISNIKE QE DUHET TE NA SHOQEROJE NE
CDO MOMENT TE JETES SI NJE PARIM THELBESOR .
KY ARTIKULL GJENERON FILOZOFINE PER PERMIRESIMIN E PARIMEVE THEMELORE
HUMANE JETOJME NE PAQE APO NE LUFTE
DUAM ZHVILLIM APO SHKATERIM TE VLERAVE
FALEMINDERIT MAGDA PER KOMUNIKIMIN INTELEKTUAL QE PERCJELL
ME MISIONIN TEND FISNIK