Filip Çakuli i shkruan Berishës: Kush na pret rrugën ne të dyve, gjen vdekjen

8 Gusht 2011, 19:18Antena TEMA
Filip Çakuli i shkruan Berishës: Kush na pret rrugën ne të

Zoti Kryeministër!

Lexova me endje shkrimin tuaj në RD, për krimin e kryer nga unë ndaj katër krijesave që më kanë zënë rrugën një natë kur kthehesha për në vendlindjen time. Në fillim dhe mua më erdhi keq. Ishin katër dele të gjora, që në mes ta natës në një kthesë pa asnjë shenjë paralajmëruese po kalonin një rrugë që e ke përuruar tri herë deri tani, por ende nuk ka asnjë masë mbrojtëse për shoferët që udhëtojnë aty. Sidoqoftë pasi u shfaqën befasisht para meje, fillova të mendoj atë çast se cili ishte shembulli që duhet të ndiqja. Në atë çast mu shfaqe para sysh Ti zoti kryeministër. Siç na ke mësuar këto 20 vjet, por siç na ka mësuar dhe paraardhësi juaj më parë, cilido që të pret rrugën, duhet të gjejë vdekjen. Mendova për një çast se delet që mu shfaqën befas në rrugë ishin instruktuar që unë të bëja aksident, të dilja nga rruga, të bija në humnerë dhe kështu armiqtë e mi të realizonin ëndrrën e tyre. Bile dyshova se kërraba e çobanit e kishte majën me helm se dhe zilet e deleve ishin bomba surprizë. Në këtë moment, pasi mu shfaqe ti para, dhe sidomos mënyra se si shpartallove puçin e shtetit më 21 Janar, ku njerëz me thika me helm dhe çadra pistoletë të sulmuan në punën tënde, u mobilizova tërësisht, mbajta timonin drejt dhe u sula katër deleve që më dukën më agresoret. I vrava të katërta. Ashtu si Ti i madhi udhëheqës më 21 janar i vrave ata të katërt që deshën të merrnin pushtetin dhe unë i vrava të katër krijesa që më zunë rrugën dhe deshën të më marrin jetën. Në këtë pikë të jam mirënjohës për shembullin që më ke dhënë. Pas kësaj nën shembullin tënd kam ngritur një padi ndaj bariut agresor që ishte pjesë e puçit për të më marr jetën mua dhe familjes sime dhe pres me padurim të mblidhet parlamenti dhe t’ia shtoj Komisionit Halimi, tani Strazimiri, këtë krim kundër meje.

Pas kësaj mendova se çfarë mund të kopjoja më tej nga shembulli yt i madhi udhëheqës dhe mu kujtua tim bir. Vendosa që pavarësisht se krimin e kam kryer unë, pasi unë isha personi që i kam blerë makinën djalit, unë i kam paguar dokumentet, unë e kisha furnizuar me naftë kur u nisëm për udhëtim, unë i kam paguar patentën e të tjera detaje si këto, atëherë vendosa të fsheh gjurmët e aksidentit teknologjik. E vetmja rrugë ishte t’ia lija përgjegjësinë djalit siç bëtë ju në rastin e aksidentit teknologjik të Gërdecit. Shembulli yt në këtë pikë ishte shumë ndriçues. Për fat nuk kisha baxhanakun në makinë që të ishim barazuar, por kisha pjesëtarë të familjes. Skema u bë e plotë. Ashtu sikurse ti për shkak të aksidentit teknolgjik në Gërdec vrave 26 vetë dhe ja le djalit përgjegjësinë, dhe unë vendosa nën këtë shembull t’ia lë përgjegjësinë djalit. Kjo i nderuar udhëheqës na çliron nga përgjegjësia direkte dhe na lë vetëm përgjegjësinë tonë atërore.

Tani na ka ngelur dhe hapi i fundit që ta mbyllim këtë histori. Me gjithë rrezikun e madh me të cilin unë u përballa dhe puçin për eliminimin tim fizik dhe familjar nga një bari me kërrabë me majë të helmuar nga nepërkat e Malit Mile, si dhe nga zilet në formë bombash surprizë, unë sërish jam i vendosur t’i dëmshpërblej barinjtë puçist për dëmin. Për këtë kam vendosur që t’i paguaj 50 mijë lek për katër krijesat e vrara. Nën këtë shembull dhe duhet të veproni edhe ju. Kam dëgjuar se u keni dhënë ca pare atyre që vratë në Gërdec, kurse këtyre që vratë në Bulevard, jo vetëm që s’u keni dhënë pare, por vazhdoni persekutimin. Meqë unë e ti po plakemi dhe s’ka ndonjë rëndësi se ç’do të ndodhë me ne, nuk është mirë që fëmijëve tu lëmë armiqësira të hapura për të cilat njerëzit mund të hakmerren dhe të na i zhdukin dhe fizikisht. Ndaj të kërkoj miqësisht si miq të vjetër që jemi që nën shembullin tim që dua t’i paguaj 50 mijë lek për viktimat e mia, dhe ti të paguash për gjakun e katër të vrarëve në Bulevard dhe 26 të vrarëve nga aksidenti teknologjik në Gërdec. Nuk jam i sigurt nëse familjet e atyre që ke vrarë ti dhe yt bir janë dakord ta lajnë gjakun me pare apo jo. Bariu im është gati të ma falë gjakun po mori 50 mijë lekë që i duhen për të blerë katër dele dhe unë do të tërheq në fund dhe Komisionin Hetimor Strazimiri për masakrën e kryer. Nëse nuk ta falin, unë të propozoj të dyfishosh, të trefishosh dhe dhjetëfishosh shumën. Dikur ata do të binden që ta lajnë gjakun me lek. Nëse je keq për pare, ti vajza apo djali jot, jam i gatshëm të të ndihmoj me gjithë kursimet e mija. Siç e thashë dhe më lart, ne të dy jemi burra të thyer në mish dhe jemi duke ikur nga kjo botë. Me aq shumë të vrarë sa ke lënë pas dhe aq shumë prapësi sa ke bërë, zor se do ta gëzojnë të qetë jetën pasardhësit e tu po nuk ua lave gjakun me lek siç po bëj unë për katër delet. Ndaj po të këshilloj si mik që ta paguash sa më shpejt gjakun për të qenë i qetë. Kështu edhe njerëzit na kanë frikën se po na zunë rrugën i vrasim edhe na respektojnë fëmijët, të cilëve po u lëmë shumë gjynahe.

Me respekt Filip Çakuli, bashkëfajtor dhe bashkëvuajtës me ju këto 20 vjet.

34 komente në “Filip Çakuli i shkruan Berishës: Kush na pret rrugën ne të dyve, gjen vdekjen”

  1. nor says:

    Eh, je i madh o Filip, por kjo eshte ironia e fatit te kombit tone kokeposhte – udhehiqet nga kriminelet dhe kusaret, jo nga njerez racionale si ti dhe shume nga shoket tuaj!!

    1. XHEP-MEDANI says:

      MEQENESE PARTIA SOCIALISTE NUK E MORI KETE NISME, UNE KETU NE GAZETEN TEMA DESHEROJ TE FTOJ TERE SHQIPTARET TI DREJTOHEN PRESIDENTIT TOPI (HAJT MO POR ATE KEMI….) QE KATER TE VRARET E 21 JANARIT NE BULEVARD TE SHPALLEN HERONJ TE DEMOKRACISE. KETU DO DUKET BURRERIA E TOPIT, POR EDHE TRIMERIA E SALIUT, LULIT, KAC ISLAMIT E DERI ME NDER GIMIT TE PUROS.

      ZOTI MERO NXITE KETE NISME, SE ESHTE E DREJTE – BURRNORE DHE NJE VAZHDIM I LUFTES PER DEMOKRACI NE SHQIPERI.

      1. AK says:

        O ZOTNI PO KU KA BYTHE TOPI TE BEJE KETO GJERA. I SHPETON SHURRA NGA SALIU. EDHE VOTEN U FRIKSUA DHE E FUTI GABIM AQ FRIKE E KA.

    2. AK says:

      TURP TE KESH O FILIP NE BURG E KE VENDIN.PASKE VRARE DELE? DELET JANE TE PERENDISE NUK PREKEN.NJERZIT JANE TE QEVERISE TE SHTETIT TE PARTISE. SI THA AI DJALI VOGEL NE NJE FILM SHQIPTAR “UNE JAM I SHTETIT” . SI TE TILLE NJEREZ KA BOLL SE MOS EHSTE KUJDESUR PER TA NJERI DERI TANI, KANE MBIJETUAR. TI E KE VENDIN NE BURG ME DELET NUK LUHET SIDOMOS PO TE KENE QENE DELE BLU.

      1. LEON says:

        ….UNE KAM MENDIMIN QE DELET TE SHPALLEN “HEROINA TE DEMOKRACISE”, SE U VRANE NGA NJE KUNDERSHTAR I REGJIMIT

  2. ani says:

    Fm Filip por mos u lodhe shume,se sa te paguaj sala nuk ka dete,oqean qe ti laje keshtu qe mbrapa koke e ka ai dhe te pjellet e tij ,edhe nqs vonon nuk do harohen bemat e tij keshtu qe nje dite do vi fundi gjithe fisit te malokut.

    1. AlbinoBlackSheep says:

      Shpresoj te dale fjala jote por shembulli i Enver Hoxhes dhe familjes se tij tregon qe ne shqiptaret jemi vetem trima interneti. Nuk e di nese dikush eshte hakmarre ndaj familjes se Enver Hoxhes per ndonje nga krimet e diktatures.

      1. hasan says:

        Nuk mund te krahasohen gjera te pakrahasueshme.Pse duhest te hakmerresh per familjen e Enver Hoxhes?Cfare te ka bere familja e Enverit qe te hakmerresh?Mos te ka vjedhur pasurite?Hidroçentralet e fabrikat qe u bene,i la gje Enveri me tapi per familjen e tij?Beri çfare beri Enveri hajdut qe te vidhte popullin e tij nuk ka qene.Ka qene patriot qe nuk ka vene ne loje interesat kombetare per interesat e familjes se tij.Nqs Enveri ka bere krime ato nuk kane lidhje fare me familjen e tij.Sa per dijeni femijet e tij kane qene shembullore ne sjellje dhe nuk kane abuzuar me pushtetin e te jatit.Tani çfare do ti zoteri ti denojme ata se i jati ka bere krime?Jo or zoteri.Enveri nuk vodhi.Familjaret e tij nuk vodhen.Mos e krahaso me Salen.Sala vodhi votat ne 96-en .Vodhi votat ne 2009-en.Vodhi bashkine me 2011.Familja e tij ka vene dore ne pasurite publike ku mund te kujtoj qe nga nga sekseri i familjes Fazlliçi e deri Gerdecin e zotit Shkelzen.Ti zoteri flet per trima budallenj.Fol per trima me tru.Saliu ate qe le trashegim ja le Argites,Shkelzenit ,nipit,mbeses me emer e me mbiemer.Enveri ate qe la ja u la Shqiptareve,qe te gjitheve nga jugu deri ne veri.Te me kuptosh nje gje,se nuk dua te mbroj Enverin,se mbrojtes me te mire se Salen ai nuk gjen.Si po sillet Sala me shqiptaret dhe pronat e tyre figura e Enverit zmadhohet me shume.Po desha te theksoj dallimin mes tyre.Enveri e mori pushtetin pastaj bente sikur votonte dmth pak a shume njelloj me vjedhjen e votave qe ben Sala qe e ben aq trashe sa na gajas fare.Po Sala veç votave vjedh dhe pasurine kombetare per familjen e tij natyrale dhe familjen e tij politike.Te dy kane te perbashket dashurine per pushtet.Ndersa familjet te lutem veçoji.Po ne meqe jemi njeçik popull hajdut jemi te prirur ti dalim krah hajdutit. Shitet Shen Nauni populli voton Zogun.Vidhet floriri nga mbreti qe le vendin te okupuar dhe shkon me valixhet me flori ne ekzil votohet me shumice.Po pse me e shtrenjte ishte jeta e Ahmetit se jeta e mijera te reneve te luftes?Vidhet rruga e kombit,dmth behet nje vjedhje kombetare hajduti votohet me shumice.Shitet deti tek greket sikur asgje nuk ka ndodhur e prape votohet me shumice.A nuk duhet ti therresim mendjes ku e hodhe voten o rob?Cpo ben?Voton skllaverine tende?Hap syte o njeri!

        1. AlbinoBlackSheep says:

          O Hasan pavaresisht cfare Hoxha beri per Shqiperine shumica derrmuese e shqiptareve e konsiderojne diktator.Me duket e pamundur qe familja e tij te mos kete perfituar nga pushteti i gjithanshem i Enverit. Mbase jam gabim por pas 92 i biri i Enverit ishte nder financuesit me te medhej te bizneseve te para qe u hapen ne Shqiperi.Ne ato kohe flitej se kishte firmen DEKA por mbase jane thashetheme. Jam i bindur qe ti e di qe Enveri ka vrare e ka shkaterruar familjet e kujtdo qe cenonte pushtetin e tij.Prandaj edhe nje kacidhe e vetme qe femijet e tij kane trasheguar nga i ati eshte e lare ne gjak. Krimet e Sales jane me te fresketa e dihen mire nga te gjithe ata qe kane sy e veshe.Familja e tij eshte totalisht ne gjak me shume familje shqiptare nqs do i referohemi ligjit te lashte te shqiptareve (kanunit).Por duket se Berishat shohin shembullin e familjes se Hoxhes dhe e kane kuptuar qe mund te jene te paprekshem. Prandaj thashe qe meqe askush nuk u hakmorr per pushkatimet politike,internimet e torturat e Hoxhes mbase askush nuk hakmerret per Gerdecin, e 21 Janarin.

        2. Dibrani i Lures says:

          Jam shum dakort me shkrimin tuaj zoti Hasan.Ma bukur nuk thuhet,Kush ka sy e lexon,kush ka tru e kupton.Enverin mundesh me e krahasu me Stalinin, Saliun me Hitlerin,Por prap Hitleri ishte ma i mire per Gjermani ,ndersa Saliu po e shkatrron dhe mjeron kete toke.Me respekt.Dibrani

      2. taulant-frankfurt says:

        eshte cmenduri kur lezon gjera tilla -po QEVERIA nga shoqeria jone ka dale kjo tregon edhe ka treguar qe ne jemi individuale -aty jetohet sipas kanunit te secilit -shoqeri civile jo fodulle po ka shume gjoja dine dicka -edhe sa per enverin ai mor djale vetem per simbolet e kartemonedheva tona lekut qe ishte aleksadri pirro i epirit -nuk e la as te hapur kete problem duhet te dale tradhetar lene ma per te tjera gjera etnike te humbesh nje kombe 9milion edhe gjoja ca gjera per krahine 3milioneshe eshte nje hic me zero -po te ishin keto gjerat e shtetit rentabel si ne poloni apo jugosllavi hajde mo po asgje shiko hekurudhat sistemin elektrik ujesjellesin posten pallatet gjendjet civile skishe pashaporte me nje fjale sbinte era shtet edhe te tjeret qe vijne nje mute kane bere beje nje fabrike e shite kombe e bejne ligje per grekun e sllavin turpe e faqe zeze te mos duash etnine kombetare -nje bythe mitrovice qe se ka te veteten ne funde, shiko se cfare ben -ne jemi vetem per fjale e per tu mburrur per te kaluaren ,z,cakulli qe i shkruan ben mire bej nje rezume sic e shehe ai me syrin kritik.

  3. dajua says:

    po pse hazemi jan at se ai doli na selia dhe u vra po keta qe po kerkonin voten ore po saliu ben hero ate qe vret vjedhe jo popollin

  4. durrsaku gjerman says:

    A ma gjen dot njeri kete shkrimin e ketij idiotit per Filip Cakulin te RD se s’po e gjej dot?

    1. dritan74 says:

      SA E LEXOKE DHE TI RD-NE MOR BURRE APO I BEN KONSPEKT.KA QENE DITEN E SHTUNE NE FAQE TE PARE:)

  5. dhermiu rekordmen says:

    un kam punuar e do punoj me nje njeri qe vret njerez,por me nje njeri qe vret dele …nuk jetohet me ne kete vend.

  6. Lir Koka says:

    O Filipo po delet e vrara a i more se mishi duhet te kete qene bukuri per te ngrene.Saliu me sa di une nuk arriti ta hante mishin se nuk e lane per arsye se mos helmohej.

  7. sofra says:

    boom ekonomik ne jug te vendit, ka aq shume dele saqe mund ti shtypesh edhe naten.pa e pasur mendjen fare..hajd duro turistat tani qe do shkojne 8 milione deri ne 15 shator….PS— JE GJIGAND ! fatkeqai qe shkrun kaq rralle…kush e ka humbur “Une kryepucisti”, ka humbur shume te qeshura qe te lene nje trishtim mbrapa..

  8. Agim says:

    Cfaaar te dhiiiiiime qe i ke bo kryeministrit o zoti Filip.
    KESHTU I DO MUSHKA DRUTE.

  9. korcari vip says:

    O luan kaq keq ju ka vene poshte berisha si ajo me ariun dhe gjuetarin. u mesuat tani me pushken e berishes dhe ju vjen si qejf. Filipi dhe mero jane burra kurse ca si ty jane pushta,

  10. KULUFI says:

    LEONE KOLONERO – MOS JA FUT KOT SE KETU E KA DREDHUR FATOSI I XHOIT, ILIRI I MONIKES – REXHEPI I LIDRES – KACI I LESHIT DHE GIMI I PUROS. KETA PO E KANE DREDHUR, POR JO FILIPI, QE ESHTE SI SHPIRT ME HUMORIN E TIJ.

  11. Dino says:

    Merreni me mend se Cfare lugate per se gjalli eshte Sali Berisha,kurr ka arritur te armiqesohet edhe me mikun tim Filip,demokratin e diteve te para,humoristin,gastorin,paqesorin,personalitetin e satires shqiptare,patriotin shqiptar te minoritetit grek,mikun e popullit,njeriun qe na heq brengen nepermjet te qeshures…….Obobobobobobo …cfare lugat i gjalle eshte ky Sali Berisha!!!!

  12. argjiro says:

    O Filip mos e mundo veten mor bir .Ti vertet vrave dele po ato nuk ishin dele Qe ta marresh vesh ti ato qene puqista te veshura si dele .Jane sofistikuar shume metodat qe perdor armiku i kllases per te eliminuar UDHEHEQESIN tone te ndritur.Prandaj po te doli perpara dele dhi ari breshke etj bjeri pa frike se i ben nje te mire te madhe ketij populli duke zbuluar cdo tentative per puc .

  13. Naimi says:

    Shme i nderuar Filip,duke patur per ju respekt ne shkallen siperore,me lejo te te bej nje verejtje te vogel :Mos u tego kaq i ashper me Saliun,behu pek me njerezor.Nuk te vjen keq , gjithe ai burre te merret neper goje ?! Gjynah ! A e di ti qe ai ka filluar te flase dhe ne gjume ? Ata qe i rine prane e dine me mire ,sa here qe i afrohen fillojne e i ferkojne kurrizin , se siç duket ,atje e paska sekretn ,nuk e di pse ndodh kjo.Une do te lutem te me besh nje nder, qe Saliut,meqe ju jeni organizatori i puçit kunder tij, bejini nje premtim se nuk do te gjeje gje Argiten dhe Zenin pasi te largohet,beheni kete qe dhe ai te shpetoje nga streset ,por dhe ne te shpetojme nga organizimet e puçeve, se u lindem ne puçe dhe po vdesim ne puçe. Me shume respekt Naimi

  14. Vlora says:

    o luan,,,jeta eshte nje rruge e gjate me kthesa,,,,dhe njeriu eshte i detyruer ti mari,,se ndryshe o do te perplaset ne shkemb,,, o de te bjere ne gremine…..

  15. Cakalli7 says:

    He lipe shtogu, moe e kruj me ne or taj de derdhet xhaku lum, jena shum or tej

  16. Grigor says:

    Pse quhesh kurve kur zbulon paudhesite e padishah Sliut? Kur je burre i mire sipas standarit tend? Kur i ben fresk Sliut, ja ledhaton lehtas dhe ja puth koqet? Kur i shtirhesh dhe i behesh ure/ kUr ndersehesh si qen i terbuar kur te leshon nga zinxhiri padroni.? Kur shan, shpif denigron, baltos kedo qe i prish qetesin udheheqesit? Atehere je burre? Shqiperia po digjet nga ky piroman me emrin Sali Berisha dhe ti shikon ti krehesh bishtin. Atehere i bie qe sipas thenies se popullit;-Ndersa fshati shkrete digjet, kryekurva nis e krihet je ti.

  17. Qytetar says:

    Mire e the o Filip…. po andej nga anet tona thone ” nuk do t’ja di haleja nga pordhet” … nuk i shikojne se cfare shkruajne ca te pagdhendur ketu lart??? eshte merita e tyre qe ai vrases vazhdon te drejtoj i qete….duke notuar per rekorde… e duke fluturuar me helikopterin miliona dollaresh qe ia kemi bere dhurate ne vete

  18. ervin says:

    Te lumte Z.Filip, uroj tju lexojme me shpesh ne keto kohe te felliqura.

  19. rezart kerciku says:

    Shpresoj qe Kryeministri t’i lexoje keto shkrime dhe te vdese nga marazi!!! Mendoj se jo me kot del para kamerave ne mbledhjet e Qeverise dhe flet cmendurira per rekordet e notit me veten. E ben sepse do t’u jape mesazhin shumices se shqiptareve qe e urrejne, se ai do te rroje perjete!!! Sa qesharak qe eshte. Fatkeqesia ka ardhur deri aty sa ne te shpresojme se vetem vdekja e tij do na shpetoje prej tij! Po ta mendosh me shume, edhe Kroacia eci perpara vetem pasi Tugjmani vdiq nga kanceri!

  20. landi i trenit says:

    filip cakulli po te shkruaj nga italia ti e di kush jom se kemi qen bashk ne ato vite kur demokracia sa kish ardhur more desha te pyes ato delet ne lushnje i vrave haha se ky koqja jon qe kemi per kryeminister mendon se do rri gjithmon ne ate karrike po avash avash po behet shelegu dash dhe ky per lesh do shkoj po populli yn budalla ka qen dhe budalla do ngelet se per 40 vjet zieshin kush te behej antar partie tani zien kush ti puthi doren kriminelit vitet ikin per te gjith po saliu se kupton sali berisha u shqeu nji klim kriminele rriti breza dhe edukoi vendin vetem me kriminel dhe mendon se do ta mbaj pushtetim vetem me kriminel te uroj shendet zoti filip je nji nga njerzit me te respektuar per mua

  21. tomorri says:

    thank you filip,but please can you find edi rama,where it is?if he is sleping,scrachet

  22. Otoni says:

    O Elzir mavria!
    Filip Çakuli nuk eshte laluc, por minoritar grek nga i ati dhe nga e ema, por, siç e thote vete, Filipi eshte filoshqiptar. Ndoshta shume me teper shqiptar si zotnia juj.
    O Elzir, si duket je rritur nen “hijen” e sundimtareve ku te eshte futur frika ne palce, keshtu qe nuk e paske te lehte ta zhdukesh kete frike edhe nga sundimtaret e rinj. Po mos çaj b…., o mavri, se nuk i pjerdh njeri më njerez te tille, si Berisha me shoke. Çlirohu nga frika dhe vazhdo ta hash buken i qete. Me kupton?

  23. jodashakeqi says:

    I nderuar z .Filip,pasi lexuam letren Tuaj e ndjejme te nevojshme dhe do ta vleresonim shume nje keshille tuajen;ne qe Enveri, Ramizi ,Kristaq Rama, qe me urdherat apo me firmat e tyre kane vrare apo varur njerezit tane ku duhet ta kerkojme shlyerjen e gjkut se disa nga keta nuk jetojne .Me repekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje