Klasa politike që prodhoi 22 marsi 1992

22 Mars 2023, 19:02Politika TEMA

Klasa politike që prodhoi 22 marsi 1992

Nga Ylli Pata

I vetmi që e kujtoi 22 marsin e vitit 1992 sot ishte Sali Berisha. Njeriu që u bë president i vendit për 5 vjet e më pas kryeministër për 8 vjet e vendosi kontrollin e plotë të Partisë Demokratike.

Por kujtimi i Berishës është si gjithmonë krejt subjektiv, pa gjetur qoftë edhe një fije reflektimi për atë çka sot 31 vjet më pas mund të gjenden me mendje të ftohtë e kur ke parë edhe problemet e defektet.

Në postimin e tij në Facebook Berisha flet për suksese, për rritje të ekonomisë, rri pak te 1992-1997-a, shkon tek 2005-2013 e vjen sot tek inati që ka me lidershipin e Partisë Demokratike, duke e quajtur fasadë opozitë, e natyrisht e përdor për fushatën e tij të egër kundër PD-së.

Në fakt zhvillimi më i rëndësishëm politik sot 32 vjet pas 22 marsit 1992 është ngjizja edhe pse është në embrion, i një klase politike që i qëndron përballë Sali Berishës, duke synuar një ndryshim. Debat tjetër si e bën e me çfarë performance.

Debati politik për atë çfarë ndodhi në vitin 1992 dhe më pas, meriton një akademi në vete, por asnjëherë nuk është bërë realisht me argumente një diskutim i thellë e sa më gjithëpërfshirës. Natyrisht bëhet fjalë për aspektin politik të debatit, e jo në analizën se çfarë bëri PD-ja në mandatin më të madh që një forcë politike ka marrë ndonjëherë.

Për PD-në më 22 mars 1992 votuan 1.7 milionë shqiptarë, e që është mandati më i plotë që i është dhënë një force politike në histori.

Por debati politik për atë çfarë solli 22 marsi 1992, është se çfarë klase politike prodhoi ai uragan politik, i cili është një rast që nuk i vjen më jo më një force politike, por asnjë vendi.

Partia Demokratike mori presidencën, qeverinë, shumicën e parlamentit, e më pas edhe pse humbi vota në zgjedhjet lokale të 26 korrikut 1992, gjithsesi arriti të marrë qytetet e mëdha në zgjedhjet vendore. Tiranën, Shkodrën, Durrësin, Korçën, Elbasanin, Gjirokastrën, Vlorën, Fierin, e shumë e shumë të tjera. Mandate që i përtëriu edhe në vitin 1996, madje në një shumicë më të madhe. 

Pavarësisht debatit mbi zgjdhjet e vitit 1996, fjala është për një numër të madh njerëzish që PD përfshiu në kupolën e lartë politike të vendit. Madje kur sheh Parlamentin e vitit 1996, shikon mjaft emra të njohur të artit e kulturës në vend që hynë në Kuvend me mandatet e PD-së. Ku janë sot të gjithë këta njerëz? Ku janë ministrat, drejtuesit e Kuvendit, kryebashkiakët, në kuptimin e përfshirjes së tyre në debatin dhe zhvillimet politike në PD? 

Një pjesë e tyre është aktive në debat duke i thënë të gjitha ato që mendojnë si Bamir Topi-ish-Prsident, ish-ministër dhe ish-kryetar grupi parlamentar, Dashamir Shehi, ish-ministër e deputet, Astrit Patozi, ish-krytar grupi e sot drejtues i një partie alternative, një pjesë si Artan Hoxha, një nga ministrat e 1992-shit janë panelistë që mbrojtë doktorin, e një pjesë  kanë humbur e nuk përfshihen. 

Madje ajo që PD-ja ka humbur ndër vite në klasën politike 32 vjeçare është pikërisht qënia e saj politike në territor-qytete, fshatra. Ku PS-ja ka pasur gjithmonë avantazh, pasi prej vitit 2000 kontrollon jo vetëm qytetet kryesore por edhe qendra të tjera në vend, duke tentuar edhe Shkodrën këtë herë. 

Një pjesë e madhe e drejtuesve të bashkive e komunave në vite, janë sot pjesë e politikës qendrore në PS, edhe pse natyrisht edhe aty nuk flitet rezonancë kolegjiale pasi ka vetëm një dorë që komandon.

Gjithsesi, edhe aty ku PD-ja ka pasur bastionet e saj, të cilat kanë ardhur ndër vite duke u rrudhur, nuk i ka mbajtur e promovuar si klasë politike. Ku janë sot kryebashkiakët e Shkodrës që nga viti 1992? i vetmi që është bërë deputet ndër ta është Lorenc Luka, i cili edhe pse ka qenë një aktivist politik i zoti, nuk mund të thuhet se ishte një figurë intelektuale dhe politike e nivelit për të hyrë në politikën nacionale.

Në mënyrë dialektike, pikërisht nga Shkodra, e cila është zona që i ka dhënë PD-së jo vetëm numrin më të madh të votash për 32 vjet, por edhe i ka siguruar mbijetesën, duhet të vinte lidershipi i Partisë Demokratike. Në mos kryetar, një drejtues i rëndësishëm i saj që të ketë ndikim në vendimarrje. Po ashtu edhe Lezha apo Kukësi, që janë qarqet që i kanë dhënë PD-së, oksigjenin në ditët më të vështira.

Natyrisht nuk ka pasur promovim, pasi ne sin ë PD, por edhe në PS e LSI apo të gjitha partitë të tjera kemi kryetarokracinë. Por asnjëherë nuk ka ardhur një përpjekje për revolucion, për të ndryshuar ujin e kënetës së ndjenjur. Për të treguar realisht peshën politike duke i marrë partisë atë që i kanë dhënë. 

Ndaj dhe PD, por edhe partitë e tjera janë në këtë gjendje. Ky kalçifikim i klasës politike, duke mbajtur me oksigjen dinosaurit ka sjellë deri këtu, ku askush nuk ja mban të merret me politikë. Përveç atyre që kanë shumë para, apo ata që marrin para nga të tretët, e këta janë të fortët dhe horrat….

13 Komente

  1. N
    Nul Moka

    Si të duket Mul Noka pi Kuksi ty o Ylli ?

    1. K
      Kalec Dega

      Nuk eshte fjala per kukullat , bizhdilat nga Kukesi, Librazhdi, Gramshi e Rrogozhuina.....po per: Berisha - Komunist si Gramoz Ruci Azem Hajdari - Spiun i shtetit Ilir Meta-Shtangist komunist skrapkari dhe me kryesori i bolshevizmit modern, djalli dilerant dhe psycho Edvin Rama. = lol

    2. B
      Bashkimi

      Nuk u prodhuan vetë. Kishte regjizor qe i ngjizi keta ferra.

      1. R
        Remo

        ..dhe regjizori ishte Rajerson

      2. N
        Nika

        Vetem shkaterrim kemi pasur nga salihaxhiçi e partia e hajduteve, pra partia demokratike. Shyqyr qe nuk jane ma ne pushtet.

        1. ?
          ???

          2 shpellar e 1 bllokmen, keta meritonin karat shqiptare, ha ha ha ...

          1. Z
            Zeqine sallaksja me cica te vogla

            Vetem Sali komunisti rron dhe eshte lider akoma pas 30 vitesh???? Nuk dorzohen komunistet???? Do ja kaloji tesren e partise Zen sypeshkaqenit. Ta beje dhe ate komunist? YYYY, race MUTI.

            1. A
              Agim T

              Edi ja futi sales, koqes qe u vra si trim, koqes qe u myt ne det dhe koqeve qe i rrujne koqet sales. Respekte Edi!

              1. S
                Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit

                Saliu, Edi, Sudja, Monika, Sali Lusha, motrat Vokshi, Taulant Balla, Edmond Spaho na sollen damakrazine! Lezhenda! YJE e te Pashuar! Na e rrufshi sa malet, sidomos ti Vjollca!

                1. S
                  Sara

                  Mendoj se 22 Marsi 1992 prodhoi një klasë politike të korruptuar. Antikomunistë u bene mbytesit e demokracisë. Krerët e partive politike nuk arritën të vendosin demokraci në organet e institucionit të partisë. Pervec Fatos Nanos i cili vendosi dhe promovoi demokraci në organet kolegjiale të saj. Liderët e tjerë vendosen kryetarokracine. Dhe pas ndryshimeve në kushtetutë në vitin 2008 vendosen diktaturën e kryetarit. Tani me organet kolegjiale janë pa peshë dhe janë thjesht për garniture. Keta kryetare kanë vrarë demokracinë në partinë e tyre dhe ne institucionet shtetërore. Tani Shqipëria është kthyer në një shtet të deformuar dhe të korruptuar që vështirë se mund të korrigjohet me këtë klasë politike.

                  1. Shpellari i Lalesit

                    Na ishte nje here nje parti qe quhej PD sot ka mbetur po ai kryetar 32 vite i ka hik koha me i shperbere , trimat i perzune te zgjuarit iken tani kane ngelur nje tufe shpellare maloke jo nga ( malesoret trima e te zgjuar)dhe budallenjte duhet sa me pare te shpetbehet e mbaroi misionin

                    1. k
                      kane ndodhur pa tregohen

                      Per ti ndricuar ca gjykimin e Pates ; E reja e Enver Hoxhes, Liliana, ne studion e TV Klan ka deklaruar : "...Ramiz Alia kur i doli nga programi Saliu, angazhoi Edi Ramen si gjoja "radikali qe do varte komunistet..." dhe kete me sugjerim te Nexhmijes qe me Kristaq Ramen kishte nje miqesi te hershme..."

                      1. s
                        s

                        Hiqni dore nga keto analiza se po qelbni te arthmen e ketij populli . Se cfare polli 22 marsi i vitit 1992 e kupton dhe nje i pashkolluar . Shqiptaret edhe pse ishin nen trysnin e sistemit diktatorjal te Hoxhes, nuk u katandisur sic jemi sot . 32 vjet ,per nje popullsi te vogel dhe me resuese natyrore te bollshme,jane shume per te kapur e rikokeruar fatet e vendit . Shqiptaret, ne vend qe te thyenin tabut e sistemit, qe lam ,u zhyten ne kthetrat e bishtave me te keqinje te komunizmit shqiptare . Dikush, per kete, mban pergjegjsine e madhe ,qe duhej ndeshkuar me kohe e jo te vazhdonim te ndertonim demokracine me politikan pa vlera kombetare e patriotike . Sigurishte populli nuk pati fuqine e duhur te bente ndryshimin cilesor. Ai ishte e eshte i tradhetuar. Si ne kohen e Hoxhes dhe tani tradhetija u shumfishua pas aktit formal te rrezimit te sistemit komuniste.De jure u zbatuan orjetimet fatzeza te Ramisz Alias . Ai ishte strumbullari qe ngriti me duarte e tij kete klase politke antishqiptare qe sot gezojme . Duke marr shkas nga ky shkrim ,qe nuk sjell azgje te re ne realitetin shqiptaqre ,dua te shtroj disa pyetje qe kerkojne zgjidhje per vazhdimesine e demokracise ne Shqiperi . A eshte kjo demokracija qe u hap rugen zhvillimeve politke e ekonomike nje vendi ish feudo-kapitalist ? Kane patur ose jo informacjon Aleatet tane, qe pranuan te vinte ne pushtet mbeturinat e komunizmit ? Kur pane deformimet e strukturave shteterore te ngritura , shkeljet hapur te se drejtes individuale,te pronesise , te shkaterrimit te asaje ekonomije e pasurije te mbetur ,kur dallimet midis kupolese dhe popullit u thelluan teje mases,kur etja per pushtet hapi hendeqe te medhaja kombetare brenda popullit ,pse nuk u ndal ?. Nuk dua te zgjatem, me shume ,se behem i bezdissahem per lexuesit ,mbasi sot egziston nje mendim se shqiptaret nuk ndertojne dot shtet .Shqiptaret sot jane nen presjonin e krizes e se besimit per fatet e tyre .Jo te gjitha levizjet jashte shqiperise kane vetem nje synim,sic thote dhe K/M ine ,shkojne per nje jete mete mire . Kjo nuk e justifikon psikologjine qeegziston sot . Brezat e rinje e thone hapur .Te largohemi sa me pare se ketu s'kemi prespektive . Dhe ato vende pune te pakta qe jane nuk premtojne rroga per te vazhduar nje jete ekonomike te sigurte per te ndertuar nje jete familjare . Dhe ajo me uluritsja eshte kur thone:Ku ta gjeje te drejten time! Thone qe Shqiperija ju fut rruges se demokracise sipas pikpamjeve te Sorosit .Ai ka ndikuar dhe ndikon qe punet tona te shkojne mire .Pa dyshim qe une s'mund ta mohoje nje gje te tille . Shqiptaret ,qe vijne nga nje sistemkomunist ,sot jane kapitasliste ,ne kuptimin e konceptit politke si sistem . Por shume agresive dhe cnjerrzor ne kuptimin ekonomik . Sot ,ne vendin tone, i shikon te gjitha ato fenomene te kapitalizmit te eger perendimor te shekullit te kaluar .Do ta pranoja perkhesishte ,por jo me kete jetgjatsi.Nje tranzicjon i stergjatur ka rreziqe te kthimit ne piken fillestare . Po pse nuk u zhvillua ky kapitalizen ndryshe nga eksperienca e shkuar?.Ketu gabimin kryesor e kane Aleatet tane qe nuk i dhane vemendjen e duhutr ketij populli qe nuk zbutet kollaj . Ky popull ka nje ADN shume te ndryshme nga vendet perendimore, i do eksperimentet drejt rruges se demokracise, sipas qylafit te kane mbajtur te paret e tyre ne koke. Shqiptaret po ti mbledhesh te gjithe sot ne Rajon nuk i kalojne te 5 miljonet .Edhe pse jemi kaq por te shperndare kemi dasi te medhaja me njeri tjetrin .Zakone ,koncepte,mendime e perceptime nga me te ndryshmet, qe si gjen tek popujt e tjere .Ne keto kushte, per ti patur bashke ,duhet nje formule e suksesshme qe te pranohej nga te gjithe .Ne fazen e pare gjysem diktatorjale e gjysem demokratike. Faktikishte keshtu ndodhi deri sa plasi skandali i 1997. Cdo rruge e ndjekur pas 1997 duhej te ishte per forcimin e shtetit ligjore dhe zgjerimit te elementve te demokracise . Sorosi keto nuk i kapi dhe u mbeshtet ,ndoshta jame gabim,tek elementi i Diaspores shqiptare ne Amerike .Nje Diaspore, qe kur zbrisnin ne Tirane ,nga avjonet, citonin shprehje qe popullin me shume e konfrontonin se sa e bashkonin per rrugen qe duhej ndjekur. Saliun e vinin ne pjedestalin e antikomiunizmit dhe te tjeret duheshin varur ne litar .Nje cmenduri shqiptare, qe tregon se edhe pse jeton ne vendin e demokracise me te suksesshme, ruan ,ne gjakun e hidhur ,urrejtjen per kombin . I shtrova ketij element, qe kane ndodhur per Sorosin, qe nese duan ta shpetojne Shqiperine ,mbas pastrimit ,te kene parasyshe, qe investimet ne fushen politkese, ti studjojne me mire e te mbeshteten tek inteligjenca me e suksesshme .Shqiptari eshte shume i veshtire per tu futet ne shtrunge . Ai se ka per gje edhe te te tradhetoje ,sic ka treguar historija .Vesi qe ka grryer e grryen shqiptaret kudo qe jane.

                        Lini një Përgjigje