Nga Ardian Pajaziti
Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste në Shqipëri kishte zgjedhur që të bëjë rolin e nikoqirit pikërisht në Muzeun e Kosovës, mbrëmjen e së shtunës, i cili, së bashku me bashkëpunëtorët e tij kishte organizuar hapjen e ekspozitës “Flamuj shqiptarë, itinerar historik, 1912-2012”, i cili, për hapjen e kësaj ekspozite që prezantonte flamuj të ndryshëm shqiptarë brenda 100 vjetëve ishte ndihmuar edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Përpos faktit që kishte mbledhur flamujt brenda 100 vjetëve ai kishte arritur që në hollin e Muzeut të Kosovës, të grumbullojë edhe politikanë të shumtë kosovarë nga të gjitha partitë, duke nisur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, zëvendëskryeministri i Kosovës, Bexhet Pacolli, ministra e zëvendësministra, deputetë edhe të Vetëvedosjes e deri te akademikët, në mesin e të cilëve ishte edhe Rexhep Qosja. Me emocione u shpjegua në fillim të hapjes së kësaj ekspozite nga ana e socialistëve se si shqiptarët në mëngjesin e së shtunës janë bërë bashkë nga të dy anët e kufirit, të cilët ngritën këta flamuj brenda Muzeut të Kosovës, duke përfshirë 30 flamuj, 50 fotografi dhe dokumente të ndryshme.
Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, Edi Ramës iu drejtua si artist me rastin e hapjes së kësaj ekspozite që nisi në Prishtinë, do të udhëtojë në Gjakovë për të përfunduar në Vlorë, pikërisht në datën e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor.
“Na ka ardhur në Kosovë, në Prishtinë, jo si kryetar i Partisë Socialiste, na ka ardhur si artist, dhe mund të them lirisht se na ke sjellë një festë, festën e flamujve të kombit tonë”, ka thënë Krasniqi për Ramën, duke iu referuar më pas flamujve të ekspozuar, si pjesë e lavdishme e historisë.
“Shumëllojshmëria e flamujve tanë që në qendër të të gjithave është shqiponja, tregon se sa e vështirë ka qenë rruga e Shqipërisë, por akoma më e vështirë historia e kombit shqiptar”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar më tej për rëndësinë e këtij flamuri dhe për kontributin e të gjithë shqiptarëve për ngritjen e këtij flamuri në vitin 1912 në Vlorë. “Falënderoj artistin e madh Edi Rama, që për disa çaste na rikujton të gjitha vështirësitë e rrugës shqiptare”, ka thënë Krasniqi, duke e vlerësuar si të madhërishme hapjen e kësaj ekspozite në Prishtinë, për faktin se Kosova gati për 100 vjet jetoi e robëruar deri në pavarësinë e saj.
Kurse vetë kreatori i kësaj ekspozite, Edi Rama, jo të rastësishme e potencoi faktin se kjo ekspozitë niset me flamurin shqiptar që është ngritur në Deçiq të Malit të Zi, vend që gjendet jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme dhe mbyllet me flamurin e Kosovës.
“Në fakt në këta 100 vjet të ekzistencës së vet, shteti shqiptar i ka dëshmuar të dy ekstremet, edhe momentet e paaftësisë së plotë të klasës politike por edhe momente të një ndriçimi të admirueshëm dhe frymëzues për të ardhmen, në sensin e aftësisë së shteformimit. Nëpërmjet kësaj ekspozite jemi munduar të shpalosim historinë tonë, vetë himni kombëtar është një ndër të rrallët në botë që i përkushtohet flamurit”, ka thënë Rama. Sipas tij, shqiptarët me koshiencë kanë zgjedhur flamurin kombëtar, si ideal të bashkimit të tyre, pavarësisht kufijve gjeografikë të territoreve që kanë qenë të detyruar të jetojnë gjatë kësaj historie 100-vjeçare. “Nga flamuri në flamur ndryshojnë elementet, por ka element që nuk ndryshon asnjëherë, ky element është shqiponja, mbi të ka lloj-lloj simbolesh, kurora mbretërore, princërore, yje të bardhë, të verdhë, të kuq, por të gjitha këto elemente kanë pasur një banim të përkohshëm në fushën e flamurit, dhe rreth shqiponjës. Ajo që u ka mbijetuar të gjitha kohëve është shqiponja”, ka thënë Rama.
Sipas tij, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë mbetet një prej festave më popullore dhe festa më e rëndësishme e shqiptarëve kudo që jetojnë. “Flamuri është simbol i shtetit tonë, por edhe amanet për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Me të gjitha krizat dhe tronditjet e pafundme shqiptarët ja kanë dalë”, ka thënë Rama. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, fjalimin e tij e ka mbyllur me atë se 100-vjetori i pavarësisë nuk mund të jetë një moment që i referohet të shkuarës por, sipas tij, duhet të jetë një moment i së shkuarës por me sy drejt të ardhmes”, ka thënë ai.
Kurse në emër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Pal Lekaj, të madhërishme e ka quajtur faktin e hapjes së kësaj ekspozite në Prishtinë dhe mbylljen e saj në Vlorë.
“Ky flamur do të valojë me shekuj dhe do të shkojmë në Evropë të bashkuar”, ka thënë mes të tjerash Lekaj. Ekspozita e hapur në Muzeun e Kosovës, do të jetë e hapur edhe gjatë ditës së sotme. /Zeri
Me vepra dhe jo me fjale. Me brendi kuptimplote dhe hijeshi, ashtu si i takon nje 100-vjetori. Ky eshte vertet aktivitet me vlere per keto festime.
Shikoni qeverine si i ka bere zbukurumit ne Tirane; nivel i ulet dhe pa kuptim, duke varur “breke” dhe “çarçafe” gjithandej, kinezerira te neveritshme!!! Dhe mos harrojme qe te gjitha keto paguhen shume shtrenjte nga leket tona, nga taksat tona!!!
A i ka dhen fonde ministria e kultures, Edi Rames per kete aktivitet kombetar?
Ku do perfundoje ky me keta flamuj se nuk e kuptova ne Athine?? apo ne patriarkanen e stambollit, ike ore??,,
—-Flamuri dhe gjuha perbejne kombin. Keta flamur te paraqitur aty simbolizojne lashtesin e kombit tone me se 600 vjecar . Ne te gjithe eshte shqiponja jone —-shiko flamurin e pd. qe i ngjan shume atij te grekut —EDI edhe ne kete ekspozite pasqyron vlerat e tij si politikan kombetar , artist dhe qytetar e intelektual i nderuar
mos ja qaj hallin gomarit
Te Lumte Edi Rama,
Si nje lider i moderuar keshtu ju po prekni zemren e ndjeshme te ketij populli.Faleminderit.Jam shume i sigurte jo vone do te kemi nje shkrim te te Madhit R Qosja se ai mendohet gjate per te vene gure te qendrueshem dhe shkrimi i tij i ardhshem ka per te qene nje Gur i Madh dhe i Palevizshem.
Stergjyshi i Edi Rames, Kristaq Rama, figuron firmetar ne shpalljen e panvaresise ne Durres, me Ismail Qemalin, akt ky qe u be per nje atentat te mundshem te Ismail Qemalit ne Vlore.
Mero Baze ka hapur diskutimin e gjyshit te saliut dhe me kete rast thash te jap kete lajm ketu qe sot ka dale ne gazeten shqiptare, nga Kristo Frasheri, historian i njohur.
Paraardhesit e saliut???????????????????????????????? !!!!!!!!!!!!!
Paraardhesit e Edi Rames, lexoni se do i gjeni ne shume artikuj.
Emrin e Enver Hoxhes ti nuk e merr dot se ate e ka monopolizuar Sali Berisha dhe vazzhdon: atje ku Enveri ka vene kemben, saliu si vdekja ve koken.Tjetra eshte se ti ben nje gabim te madh se Kristaq Rama eshte i ati i Edi Rames, megjithate i beni gjerat torollumb me keq nga Saliu, se te gjithe nga ai udhehiqeni. Per vete tende ke shkruar gje ti Enver Hoxha? e, ik pâstaj e mos na shit dengla se s’ka njeri nevoje.
O cop, Kristaq Rama i pari eshte stergjyshi i Edi Rames, qe do te thote se eshte gjyshi i Kristaq Rames, te riut, ose babai i Edi Rames.
I jati i kristaq Rames te riut, ose gjyshi i Edi Rames, i vuri emrin te birit te jatit te Edit, emrin e babait te vet qe quhej Kristaq Rama.
Domethene qe i jati i Edi Rames, Kristaq Rama, ka emrin e gjyshit te tij, qe i bie te jete stergjyshi i Edi Rames.
Kjo eshte trungu o cop mishi.
Flamuri i Skenderbeut, me origjine nga ai i Muzakajve, ishte me yll te bardhe. Nuk kuptohet pse sot nuk eshte ylli ne flamur?
Njerez supersticioz. Kane frike nga yjet…
Ai eshte ylli qifut prandaje se vejne
ZGJOHU EDI RAMA. SHKUNDU .
MOS DEGJO VETEM NJE GRUP NJEREZISH .I MENCUR ESHTE AI QE PERDOR GJITHE POPOLLIN KUNDES SE KEQES ME TE MADHE. BEJ ALEANCE ME TE GJITE KUNDER SALES.
PS ESHTE PARTIA E SHUMICES ,E ,PAS FITORES ASAJ I TAKON PJESA ME E MADHE NE QEVERISJE. PA TJETER TY EDI DO TE DUHET ALEANCA ME TE TJERE . SHMANGIU TE QENIT SI PARTI E VETME . KORRUPSIONI BRENDA PARTISE DO TE TE NDJEKE SI NDODHI ME PD. TE DUHET GJITHMONE NJE KUNDERSHTAR PER TE PARE VEPRIMTARINE TUAJ SI NE PASQYRE E PER TU VETEPASTRUAR NGA KORRUPSIONI.
TE LUFTOSH PER POPULLIN DUHET TE LUFTOSH NE TE NJEJTEN KOHE KUNDER KORRUPSIONIT TE BRENDESHEM NE VETE PARTINE TENDE. DO APO S’DO VETEM KESHTU MUND TE SHKULET KJO E KEQE E MADHE E POPULLI YNE TE KETHEJE DRETIMIN SI VENDET E PEPARUARA .
POPULLIT TONE SI MUNGON ASGJE , NUK KA ASNJE CUDI KUR TE SHIKONI SE EDHE PER PAK VJET DO TE GJENDEN SHQIPETARE QEVERITARE NE KRYE TE SHTETEVE SI AMERIKA ETJ.,E NE CDO FUSHE QE KA NJEREZIMI.
Kisha shume-shume kohe pa pare emrin e nje autoreje femer te shkruar ne trajten e duhur gramatikore shqipe.
Eshte detaji qe me emocionoi me teper ne kete shkrim.
Kam gjithashtu bindjen se eshte shqiptare e Kosoves…
Dardan Berisha! Ç,punë ke Edi me Greqinë more pikolino nga mëndja!
Vëndin për në Greqi e ka pushtuar Saliu juaj me tradhëtin e lartë të shitjes së detit. O, Dardan ti dhe Saliu edhe sikur tu ngresh një miljon herë në kub, nuk i vini as te maja e penisut Edit more provincialë që duhen shekuj tu ikij era e përçit dhe redaktimi i bishtit.
Ike ore qobane vllehe ende djersiteshe nga yndyre e me shete pordha mua ketu kur ti dje mesove se duesh ber dushe gjdo dite pasi ta kishte ndalur prifti 100 vite e me pase xhaxhi 50 vite, ndersa me ata me bishte jeni ju shum me te aferte ket tregon edhe gjatsi 1,50,cm, ajt shnet
Bravo Dukati ! Ne horizont po hapet nje sektor tjeter lufte ate te qyteterimit te TRIBALEVE qe e ngaterrojne Q me Ç – ne.
O socialiste te qelbur o plerat e komunizmit te kalbur Enverian
do te mbeteni me mut ne goje kur te humbi partia e Rames , bashkepunetorit
te berishes RAMA DO TE DALI SE SHPEJTI NE PENSION .
KURSE JU SOCIALISTET DO TE ZVARRITENI SI CIFUTI NE SHKRETETIRE.
E ARDHDMJA E SHQIPERISE NUK JENI JU MORE ZARBO
SERBO GREK , MORE JU TE SHITUR TE FELLIQUR , KENI GOJW DHE TD KRSNOHENI
ME RAMEN QE ESHTE NJE ME BERISHEN .
NJE LIDER DHE VETEM NJE KA SHQIPERIA .,QE LUFTON QE BEN TE GJITHA PERPJEKJET
ASHTU SI I TAKON NJE SHQIPETARI TE VERTETE AJO ESHTE AK DHE JO DUKE BERE SEHIR
ME GOJE TE MBYLLUR SI RAMA I QELBUR I JUAJ
Bravo Partise Socilaiste per kete inisiative! Kjo ekspozite duhet te jete gjithnje e hapur per shqiptaret dhe brezat e shkollareve qe te mos ushqehen me mite folklorike, por me te verteta qe preken me dore si flamuri kombetar! Bravo edhe per faktin qe ekspozita perbashkon shqiptaret e Ismail Vlores, Princ Vidit, Monarkise, Nacionalizmit, Socializmit dhe Demokracise! Vetem Rama mund te bente nje kapercim te tille te domosdoshem per Shqiperine e sotme te ndasive, ne nje ekspozite ku Ahmed Zogu dhe Enver Hoxha te jene ne te njejten panel, dhe ku flamuri i Rugoves te jete krah atin te UCK-se.
Bravo Rama .Si gjithmone origjinal . Por nje gje kije mire parasysh .Saliu ka nje favor shum te madh ne krahasim me Ju .Ai vjen nga shpella dhe si shpellar eshte njeriu i duhur per kte popull.SHiko cfar i ka ber njerezve te ditur e patriot ky popull . As vend per tu varrosur nuk u ka dhene .I ka pezen periodikisht dhe sistematikisht.Uroj tja ndrosh ti rrjedhen ktij kombi
Me logon e 100 vjetorit, qellimi ishte të zëvëndësohet siboli kryesor i Shqiptarëve “Shqiponja e Zezë Dykrenare”. Simbolika e miratuar “kokët e prera të shqiponjës” janë përdorur nga Kroatët në shek XVII. Perdorimi i ngjyrës së kuqe mbi këtë simol është një përqasje Greke, dhe nëse do të ishte e bardhë do të ishte Serbe. Në njërën anë ajo ka një gjuhe të prerë, vendosur në një trup të kuq. Por ajo u miratua me VKM, u tenderuan rreth nje miljard lek, por nuk e kuptoj përse vazhdon fyerja dhe përçudnimi duke vendosur në të gjitha rastet ngjyrën e kuqe mbi të zezën. E vërtet kjo është në vazhdën e goditjes së simboleve kombetare, mund tju radhis disa VKV që përdhosin simbolet.